GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Balluku takon homologun kroat: Rritje e bashkëpunimit mes dy vendeve në transport dhe infrastrukturë

15:51 - 13/07/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Balluku takon homologun kroat: Rritje e bashkëpunimit mes dy vendeve në transport dhe infrastrukturë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku priti në një takim Ministrin e Çështjeve Detare, Transportit dhe Infrastrukturës së Kroacisë, Oleg Butković, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Tiranë. Pas përfundimit të takimit, të dy ministrat, përmes një deklarate të përbashkët për mediat, bënë me dije temat e diskutimit mes tyre duke pasur në fokus rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ministrja Balluku tha se diskutoi me homologun kroat lidhur me një sërë çështjesh të cilat prekin të dy vendet. Një vëmendje të veçantë, sqaroi Balluku, ju kushtua projektit të Korridorit Blu, për të cilin Shqipëria ka nisur punën për ta bërë realitet këtë vepër të rëndësishme infrastrukturore.

“Gjatë këtij takimi ne kemi biseduar për të gjithë hapat, që do hedhim në të ardhmen, duke nisur nga projekti më i rëndësishëm që Shqipëria ka, ndërkohë që Kroacia ka prej vitesh e ka nisur atë projekt dhe është drejt përfundimit, Korridorin Blu, i cili përshkon të gjithë anën e Ballkanit Perëndimor, atë anë që laget nga deti Adriatik dhe Joni duke filluar nga Kroacia dhe duke përfunduar në Greqi. Shqipëria ka një pjesë të rëndësishme të këtij Korridori, ndaj ashtu siç të gjithë janë në dijeni ne kemi nisur punën gjatë vitit të shkuar”, tha Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, shtoi më tej se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kroacisë është i hershëm dhe mes dy vende tona janë një sërë marrëveshjesh të nënshkruara ndër vite.

Nga ana e tij, ministri Oleg Butković e cilësoi takimin si të suksesshëm duke vlerësuar gatishmërinë e palës shqiptare për të bashkëpunuar. “Kemi prekur disa tema të rëndësishme për bashkëpunim dhe për thellim të raporteve tona. Kroacia është e interesuar në të gjitha këto pikat, temat të cilat ne i diskutuam sot siç është Korridori Blu, i cili është shumë i rëndësishëm edhe për ne”, u shpreh Ministri Oleg Butković.

Të dy ministrat diskutuan mes tyre edhe sa i takon rritjes së bashkëpunimit për transportin detar, ajror si dhe atë hekurudhor.

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Helmimi i mbi 1 mijë e 500 qytetarëve në Deçan, në mesin e tyre edhe 51 fëmijë

Helmimi i mbi 1 mijë e 500 qytetarëve në Deçan, në mesin e tyre edhe 51 fëmijë

TË FUNDIT

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me çështjen e sterilizimit,...

Lexo më shumë
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com