Nga Elton Qyno/ Irma Hasani, një banakiere në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare rezulton të ketë regjistruar 6 pasuri të paluajtshme, 6 automjete të markave të ndryshe dhe disa llogari bankare.
Këto pasuri janë të regjistruar në emër të Sofie Hasanit me 240 mijë lek pension, Irma Hasanit, Enkeleda Hasanit dhe Oltion Hasanit, ky i fundit një personazh që ka si aktivitet kriminal tregtinë e drogës në Angli, vend në të cilin dhe është arrestuar.
Ndërkohë motra e tij prej vitit 2011, ishte e punësuar pranë kësaj drejtorie, por nga ana tjetër në llogaritë bankare të saj janë kryer dhjetëra transaksione bankare me shuma monetare të ardhura në formë dhuratash nga vëllai, kunati dhe persona të tjerë të rrethit familjar.
Këto lëvizje kanë rënë në sy të seksionit kundër krimit ekonomik dhe financiar në policinë e Tiranës, e cila kërkoi nga prokuroria të kryente hetime të mëtejshme.
Prokurori Ndini Tavani, gjatë ndjekjes së këtij rasti ka zbuluar se kontratat e dhurimit të parave të cilat janë deklaruar në banka, nuk janë përpiluar para një noteri.
Hetimi ka zbuluar se banakierja e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, Irma Hasani, brenda një periudhe 1 mujore ka përfituar në llogarinë e saj vlerën 180.000 euro cash ose nëpërmjet transfertave bankare, nga ish-kunati, tezja apo njerëz të tjerë të afërt.
Ndërkohë nga fondet e kredituara ne llogari, vlera 160 mijë Euro është transferuar nga Irma Hasani në llogarinë e noterit me qëllim blerjen e një pasurie të llojit apartament.
Ndërsa ka në pronësi edhe pesë prona të tjera të paluajtshme dhe 6 automjete të markave të ndryshme.
në 2 Prill 2024 ish-kunati Besmir Popoçi, i ka bërë dhuratë Irma Hasanit shumën prej 40 mijë euro.
Hetimi ka zbuluar se Popoçi është i vetëpunësuar tek biznesi i tij, që ka si aktivitet transportimin e mallrave. Ndërsa tezja e saj pensionistja Gjyle Pine, në datën 9 prill 2024 i ka bërë dhuratë Irma Hasanit shumën prej 79.940 euro.
Ndërsa një vlerë prej mbi 40 mijë euro është deklaruar cash në bankë nga vetë Irma Hasani.
Dhurimi i shumave monetare ka vijuar me Deti Fushën, i cili punon si kuzhinier tek një restorant me rrogë prej 600 mijë lekë të vjetra, por çuditërisht në datën 10 Maj 2024 i ka dhuruar Irma Hasanit shumën prej 20 mijë euro.
Prokuroria ka ngritur dyshime të forta se këto shuma financiare janë produkt i një veprimtarie kriminale në shitjen e tregtisë së drogës në Angli nga Oltion Hasani.
Lista e pronave të sekuestruara:
Nr.210/27, ZK1676 , Vol 23, Faqe 185;
Nr. 166/7, ZK1676 , Vol 23, Faqe 187;
Nr. 210/29, ZK 1676, Vol 23, Faqe 147;
Nr. 110/76,ZK3215, Vol 15, Faqe 106;
Nr.23/41+2-6, ZK3266, Vol 41, Faqe 69; dhe
Nr. 114/20, ZK 16776, Vol 4, Faqe 161
Volkswagen golf 5;
Renault Clio;
Audi Q3;
Volvo CX60;
Mercedes Benz ML350 BLUETEC; dhe
Audi SQ7.
Discussion about this post