GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Banda e Laert Haxhiut në GJKKO, dëshmon për herë të parë bashkëpunëtori i drejtësisë

12:39 - 04/06/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Banda e Laert Haxhiut në GJKKO, dëshmon për herë të parë bashkëpunëtori i drejtësisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për herë të parë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dëshmuar bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me SPAK, duke rrëfyer 17 episode kriminale të lidhura me grupin e Laert Haxhiut.

Në këtë çështje, SPAK ka marrë të pandehur tetë persona, të akuzuar për një sërë veprash penale të kryera në qytete të ndryshme të vendit.

Artan Tafani u arrestua në shtator të vitit 2023, pas një grabitjeje me armë në një pikë këmbimi valutor në zonën e Astirit, në Tiranë.

Gjatë seancës dëgjimore në GJKKO, ai iu përgjigj pyetjeve të prokurorit të çështjes, Behar Dibra. Tafani tregoi për jetën e tij dhe rrugën drejt përfshirjes në botën e krimit:

“Kam qenë emigrant në Greqi, ku jam marrë me drogë dhe pata probleme. U ktheva në Shqipëri dhe në vitin 2015 përfundova në burg për vjedhje. Kisha probleme ekonomike. Dënimin e vuajta në burgun e Rrogozhinës dhe më pas në burgun e Kosovës, në Lushnjë.”

Ai rrëfeu se ishte përdorues droge dhe se në vitin 1997 i ishte vrarë babai në fshatin Karbunarë. Pas kësaj ngjarjeje, kishte emigruar me nënën në Greqi.

Image

Artan Tafani

“Isha i vogël kur ika. Kishim një biznes familjar me materiale ndërtimi. Në Greqi punova fillimisht në mënyrë të ndershme, me bojra dhe lyerje. Në vitin 2006 u ktheva në Lushnjë dhe punova me xhaxhain në ndërtim. E lashë drogën për një kohë, por më pas u përfshiva sërish në probleme. Në 2015 vodha një pikë ‘Western Union’-i, prej nga më dërgonin para të afërmit nga Greqia. U arrestova dhe u dënova me 6 vite burg.”

Tafani tregoi se gjatë qëndrimit në paraburgim ishte njohur me persona të përfshirë në grupe kriminale nga Lushnja. Ai përmendi takimet me Lulzim Spahiun, pas një ngjarjeje ku u plagos Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, dhe ku arma u gjet tek stani i babait të Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu.

“Pas daljes nga burgu, u takova me Lulzimin te një karburant i Saimir Taullahut. Më çoi llaf Klajdi Taullahu se donte të më takonte Lulzimi, për të bërë ndonjë ‘punë me mall’. Më pas, u takuam te ‘Palma Nova’ me Laert Haxhiun, ishte hera e parë që e shihja. Anterio Kaloshin e njihja nga burgu në Rrogozhinë. Unë kam përdorur edhe emrin tjetër: Marius,” tha ai.

Në paraburgim jam njohur me shumë çuna nga Lushnja. Lulzim Arapi mes tyre, kishte bërë një plagosje me Laert Haxhiun. Nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin. Lulzimi ka qenë i pranishëm me Laertin kur ka ndodhur plagosja. Pas Lulzimit ka ardhur edhe i ati i Laertit aty, Qamil Haxhiu, pasi te stani i tij u gjet arma e përdorur.

Pasi kam dal me leje, jam takuar rastësishz një herë me Lart Haxhiun. E takova pasi u lirova. Luli i ka çu fjalë, këtu nis njohja me Lart Haxhiun. Lulzimi më çon fjalë të takohem, arsyeja për të punuar me mall. Kisha probleme ekonomike, kisha 3 fëmijë. Pranova, u takova, e dija se do takoja Lulzimin, me Laert Haxhiun, Lulzim Arapin Ligor Amaçko.

Kam pasur në paraburgim Dorian Shurdhin, Anterio Kaloshin. Këta çunat i kishin folur për mua. Se dija fare me kë do takohesha, e dija për ndonjë mall. Kështu nisi. Marjus ma kanë vënë emrin prindërit, Artan e vura emrin pas 2006. Më duhej kur shkova në Greqi pasi u riktheva, se më kishin bërë apelias. Lulzim Arapin e njohim ndryshe me emrin Lulzim Spahija.

Etiketa: bashkepunetordrejtesihaxhiu

Lajme të lidhura

Tiranë, vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër
Aktualitet

Operacioni antidrogë në Tiranë, 15 persona të arrestuar dhe 16 të tjerë në kërkim

09:14 - 22/04/26
Tjetër “sukses” i qeverisë Rama, Tirana me kostot më të larta të jetesës në Rajon
Aktualitet

Qeveria fiton në kurriz të qytetarëve, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

08:33 - 22/04/26
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Aktualitet

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

07:59 - 22/04/26
Para
Kreu i misionit vëzhgues për Shqipërinë në PE: Strukturat kriminale atje, nuk duan ndryshimin e pushtetit

Kreu i misionit vëzhgues për Shqipërinë në PE: Strukturat kriminale atje, nuk duan ndryshimin e pushtetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë, vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër
Aktualitet

Operacioni antidrogë në Tiranë, 15 persona të arrestuar dhe 16 të tjerë në kërkim

09:14 - 22/04/26

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë. Mësohet...

Lexo më shumë
Trump publikon të dhënat, ja sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë ndihmë sociale në SHBA

“Strategji për të blerë kohë”, Irani dyshon pas zgjatjes së armëpushimit nga Trump: Manovër për një sulm të ri

09:10 - 22/04/26
Tjetër “sukses” i qeverisë Rama, Tirana me kostot më të larta të jetesës në Rajon

Qeveria fiton në kurriz të qytetarëve, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

08:33 - 22/04/26
Prezantohet trajneri Gvozdenovic: Objektivi i Elbasanit është “Final Four”

Gvozdenovic beson te finalja para sfidës me Egnatian: Ndeshja do të jetë e hapur, por do bëjmë maksimumin

08:12 - 22/04/26
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

07:59 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com