GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Banda e Renato “Çamit” nën hetim, Subashi e furnizon me 900 MLN lekë

11:23 - 31/01/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Banda e Renato “Çamit” nën hetim, Subashi e furnizon me 900 MLN lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Bashkisë Fier, Armando Subashi, është zyrtarë i rreshtit të parë, ndaj të cilëve SPAK po kryen hetime, megjithatë vazhdon i qetë të manipulojë dhe përvetësojë paratë e tenderave. Bashkëpunëtorët e tij shpesh janë nga bota e krimit, si në rastin e Renato Sali (Renato Rexho Sali) alias Renato “Çami”. Edhe një vit më parë Gijotina.com ka denoncuar se si Subashi i fali Renatos pa garë tenderin me vlerë 870 milionë lekë për blerje nafte. Bdërsa këtë vit, është rritur fondi i blerjes së karburantit me rreth 30 milionë lekë.

Këtë të hënë, kryetari i Fierit ka mbyllur tenderin me objekt “Blerje gazoil deri në 10 ppm” dhe fond limit 900 milionë lekë. Së pari, është i tejdukshëm fakti që kontrata e këtij tenderi është firmosur në kundërshtim me ligjin, sepse firma A G A -1 SHPK, pronë e Renato Saliut. Kjo ishte e vetmja kompani që ka paraqitur ofertë.

Kështu, pa asnjë konkurrent përballë, Subashi firmosi dhuratën, që është kontratë njëvjeçare.

Bie në sy se oferta e A G A -1 SHPK është në një nivel me fondin limit, çka flet për një tjetër shkelje. Kjo duhet të ishte një nga arsyet që tenderi duhej anuluar. Dyshimet janë që tenderi është hartuar sipas kërkesave të kompanisë fituese dhe jo sipas nevojave reale që Bashkia Fier ka për furnizim me naftë.

Ndërkaq, Open Data Albana e liston këtë tender me ‘Flamur të Kuq’, duke treguar riskun e lartë të korrupsionit.

Bashkëpunëtorë nga bota e krimit

Subashi ka lidhur kontratë me një person që është nën hetim nga SPAK, i përfshirë në akte kriminale. A G A -1 SHPK ka si pronar  Artan Jaupajn dhe Renato Sali. Sipas të dhënave të ekstraktit historik në QKB, kompania AGA-1 është themeluar në vitin 2005 nga Artan Jaupaj, 9 vite më vonë, në 15 maj të vitit 2014, shfaqet Renato Sali, i cili i blen gjysmën e kompanisë Jaupajt për 26 milionë lekë të vjetra. Që nga ai vit, firma filloi të bëhej pjesë e aferave me bashkitë, por më së shumti me institucionet në Fier.

Renato Sali, i njohur edhe si Renato Çami apo Renato Saliu, është një person që akuzohet për disa vepra kriminale.

Njihet si ‘nyja e krimit’ në Fier.

Renato Sali është akuzuar së bashku me Gramoz Yzeirin, në vitin 1998, kanë vrarë shtetasin Xheladin Qelia. Për këtë ngjarje është dënuar Gramoz Yzeiri, i cili është ekstraduar nga SHBA në vitin 2009, ndërsa Sali nuk dihet se si i ka shpëtuar drejtësisë. Më vonë, në vitin 2017, për Renato “Çamin” dolën informacione se kishte marrë peng një 19-vjeçar, ngjarje e cila u fsheh nga policia.

Po në atë vit, por disa muaj më vonë, policia doli me një deklaratë. Duke konfirmuar pengmarrjen dhe deklaruar referimin e çështjes në prokurori. Çështja u mbyll më pas nga Prokuroria në Fier, pas u dhënë asnjë detaj më shumë.

 

Dosja e errët e Renato Sali

Por jo vetëm kaq, në shtator të vitit të kaluar, pasi është bërë publik në media lajmi se Renato Sali është në hetim nga SPAK, në një dosje voluminoze të ndarë me Nr.75/2. Një fakt të tillë e ka konfirmuar drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i cili gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, theksoi se Renato Sali, po hetohet në një procedim penal të ndarë me dosjen e personave që janë dërguar në gjykim.

Veç emrit të Renato Salit, në hetim janë Viron Tavanxhiu, dhe një shtetas me emrin Tarjon, nga qyteti i Fierit që rezulton të jetë nipi i Renato Saliut.

Të gjithë këta personazhe, janë përmendur nga dëshmia e bashkëpunëtorit të SPAK, Skerdi Tasi, sipas të cilit kanë paguar para dhe apartamente në këmbim të vrasjes me armë të Agim Boriçit dhe Ilir Boriçit, ngjarje e ndodhur në Prill 2018. Njëherësh, emri i Renato Salit, është përmendur dhe nga dëshmia e Agim Boriçit, i cili ka dyshuar se sulmin me armë në lokalin e tij në Fier, dyshonte se e kishte organizuar dhe financuar Renato Sali.

Nga ana tjetër, edhe Nuredin Dumani, bashkëpunëtori i SPAK gjatë një ballafaqimi në muajin Mars 2023, mes bashkëpuntorit të SPAK dhe Henrik Hoxhajt, përmend Renato Çamin, si person që kërkonte, jo vetëm eliminimin e Dokles, por dhe të mikut të tij, Arben Isufaj alias “Ben Qimja”.

”…kam diçka për të shtuar që se kam thënë më përpara. Doja të flisja për një çështje që nuk është diskutuar fare më parë. Teksa flisja një ditë me Henrik Hoxhaj, më ka dërguar në aplikacionin “Matrix” fotografi me screnshoot të bisedave që Henrik Hoxhaj, fliste me një person që quhet Renato Çami, i cili interesohej në lidhje me vrasjen e “Ben Qimes” dhe Endrit Dokles. Personi jepte 1 milion e 200 mijë euro për vrasjen e këtyre dy personave…”, ka treguar i penduari Nuredin Dumani.

Tashmë SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit së bashku me policinë Kriminale, janë duke kryer veprime hetimore për të mësuar më shumë rreth rolit të Renato Salit në këto ngjarje kriminale.

Roli i Subashit? Po furnizon me lekë bandën e Renato “Çamit” në Fier, duke sfiduar SPAK-un.

Kujtojmë se në shkurt 2022, Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi u fut në dyert e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për tu marrë në pyetje në lidhje me inceneratorët. Ai është pyetur për tre orë me radhë në lidhje me veprimet e tij në inceneratorin e Fierit. Pa praninë e një avokati, Subashi u është përgjigjur pyetjeve të bëra nga prokurorët e posaçëm. Pas daljes nga SPAK, i pyetur nga mediat se çfarë kishte dëshmuar para prokurorëve të posaçëm, kryebashkiaku i Fierit tha se gjithçka ishte pjesë e një sekreti hetimor, por që do të dëshmojë sa herë të thirret nga SPAK.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Renato CamiRenato SaliSpak

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
I hapte rrjete sociale duke e denigruar, pranga 45-vjeçarit në Tiranë

U konfliktua me 3 vëllezër dhe shkatërroi lokalin, prangoset i riu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25

Greqia prej disa ditësh është përfshirë nga motit i keq. Vendi është goditur nga stuhia, rrebeshe të shiut dhe për...

Lexo më shumë
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com