GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Banka Botërore paralajmëron qeverinë shqiptare se financimi i borxhit është në rrezik

07:51 - 12/04/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Banka Botërore paralajmëron qeverinë shqiptare se financimi i borxhit është në rrezik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banka Botërore, në raportin e fundit për Europën Qendrore dhe Azinë ”Lufta në Rajon” është shprehur e ashpër lidhur me nivelin e lartë të borxhin të Shqipërisë dhe ka paralajmëruar se rifinancimi i tij mund të jetë në rrezik dhe se qeveria mund të detyrohet që të reduktoj shpenzimet e saj kapitale.

“Borxhi publik u rrit më tej në vitin 2021, duke arritur në 78.4 për qind të PBB-së. Qeveria pezulloi rregullin fiskal për uljen e borxhit ndaj PBB-së dhe emetoi një eurobond prej 650 milionë eurosh, duke përfituar nga vlerësimi i qëndrueshëm B+ i vendit. Në nivelin aktual, borxhi i lartë i qeverisë është në rrezik të konsiderueshëm rifinancimi. Duke pasur parasysh inflacionin aktual dhe shtrëngimin e pritur të politikës monetare në ekonomitë me të ardhura të larta, ulja e borxhit publik të Shqipërisë dhe forcimi i besueshmërisë së politikës së saj fiskale janë jetike”, thuhet në raport.

Në skenarin bazë, borxhi publik pritet të bjerë lehtësisht në 78.1 për qind të PBB-së në vitin 2022 dhe në mënyrë më të konsiderueshme në periudhën afatmesme. Megjithatë, bilanci fiskal mund të përkeqësohet më tej, nëse mjedisi ndërkombëtar do të jetë i pafavorshëm, duke e detyruar qeverinë të shkurtojë shpenzimet kapitale për të parandaluar një rritje të raportit të borxhit ndaj PBB-së, paralajmëron banka.

Duke pasur parasysh varësinë në rritje të Shqipërisë nga financimi i jashtëm, risqet që lidhen me kursin e këmbimit, normën e interesit dhe rifinancimin mbeten të larta.

Sipas raportit, të ardhurat më të larta nga taksat dhe borxhi i ri i lejuan qeverisë të rriste shpenzimet për infrastrukturën. Qeveria gjithashtu rriti subvencionet për Ndërmarrjet Shtetërore të Energjisë për të siguruar furnizimin me energji gjatë tremujorit të fundit të vitit 2021. Detyrimet kontingjente nga NSH-të paraqesin rreziqe të mëdha për buxhetin.

Sipas tabelave të Bankës Botërore, borxhi publik pritet të zbresë në 75.1% të PBB-së në vitin 2024.

Më herët, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka këshilluar shpesh qeverinë shqiptare që të tregohet e kujdesshme me shpenzimet dhe konsolidimin fiskal. Në raportin e fundit, në dhjetor të vitit të kaluar, FMN ka paralajmëruar për rritjen e rreziqeve fiskale të vendit dhe mungesën e të dhënave të sakta për projektet e partneritetit publik privat. Vendimet e gjykatave, skema e re e garancive për sektorin privat dhe mbështetja për kompanitë energjetike vlerësohen gjithashtu si rreziqe të shtuara.

Në raportin e fundit, Banka Botërore ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit. Banka pret tashmë që ekonomia vendase të rritet me 3.2 për qind, ose 0.6 pikë përqindje më pak se raporti i mëparshëm. Edhe për vitin 2023, ekonomia pritet të rritet me 3.4%, ose 0.3 pikë përqindje më pak se vlerësimi i mëparshëm.

Për vitin 2022, perspektivat janë të pasigurta dhe rreziqet janë shtuar, thotë banka në pjesën për Shqipërinë. Lufta në Ukrainë dhe sanksionet e vazhdueshme mund t’i shtyjnë çmimet e energjisë, ushqimeve dhe mallrave në nivele edhe më të larta, duke zvogëluar fuqinë blerëse dhe konsumin e familjeve.

Etiketa: Banka Boteroreborxhiborxhi publikfinancimi i jashtëmrisqet

Lajme të lidhura

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment
Breaking Views

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’
Aktualitet

Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’

08:36 - 19/02/26
Para
Këto ushtrime të fytyrës mund t’ju bëjnë të dukeni 3 vjet më të rinj

Këto ushtrime të fytyrës mund t'ju bëjnë të dukeni 3 vjet më të rinj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26

GJKKO rrëzon kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Kuçovës”, Fran Marashi lidhur me regjimin e...

Lexo më shumë
Detaje nga hetimi i vrasjes së 32-vjeçarit, ish-gardiani që tentoi t’i fuste akool në qeli Emiljano Shullazit

Detaje nga hetimi i vrasjes së 32-vjeçarit, ish-gardiani që tentoi t’i fuste akool në qeli Emiljano Shullazit

16:21 - 20/02/26
Plumba në kryeqytet/ I plagosuri transportohet me urgjencë në spital privat

Plumba në kryeqytet/ I plagosuri transportohet me urgjencë në spital privat

16:04 - 20/02/26
Tiranë/ I riu vritet me thikë gjatë sherrit në një lokal në rrugën ‘Kongresi i Lushnjes’ (EMRI)

Tiranë/ I riu vritet me thikë gjatë sherrit në një lokal në rrugën ‘Kongresi i Lushnjes’ (EMRI)

15:55 - 20/02/26
Sekretari Rubio: Do ia heqim vizën personave që përbejnë kërcënim për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

Sekretari Rubio: Do ia heqim vizën personave që përbejnë kërcënim për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

15:08 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com