GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Banka e Shqipërisë: Jo më shumë se dy kredi njëkohësisht për çdo huamarrës

08:20 - 24/09/24
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Banka e Shqipërisë: Jo më shumë se dy kredi njëkohësisht për çdo huamarrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”, që pritet të sjellin një shtrëngim të fortë në hapësirat kredituese të institucioneve financiare jobanka.

Mbështetur në parashikimet e projektrregullores që po konsultohet me palët e përfshira, një institucion financiar jobankë nuk do të lejohet të japë në të njëjtën kohë më shumë se dy kredi konsumatore për të njëjtin huamarrës.

Projektrregullorja vendos gjithashtu një vlerë tavan të kësteve të kredisë në raport me të ardhurat mujore neto të huamarrësve.

Raporti i shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave (DSTI) do të llogaritet si vlera e totalit të kësteve mujore të kredive ekzistuese, duke përfshirë edhe kredinë për të cilën po aplikohet, të pjesëtuar me të ardhurat neto të të gjithë bashkëkredimarrësve.

Vlera e raportit të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave nuk duhet të tejkalojë vlerën prej 40%. Kjo vlerë mund të jetë më e lartë vetëm në rastet kur kredimarrësi ka evidenca të mjaftueshme që niveli më i lartë i raportit nuk cënon pagesën e detyrimeve të kredisë.

Këto raste do të trajtohen si raste përjashtimore, të cilat nuk duhet të tejkalojnë 10% të shumës së kredive të reja të dhëna nga subjekti për një vit kalendarik.

Institucioni financiar, në llogaritjen e të ardhurave për qëllime të vlerësimit të aftësisë paguese të konsumatorit, merr në konsideratë të ardhurat e tij bazuar në të dhënat e të paktën 6 muajve të fundit përpara momentit të kryerjes së analizës financiare.

Në rastin e të ardhurave të pritshme, rritja në të ardhura do të konsiderohet vetëm kur ekzistojnë evidenca të shkruara.

Projektrregullorja parashikon gjithashtu edhe kërkesa më të detajuara dhe rigoroze të administrimit të rrezikut mbi huadhënien konsumatore.

Institucioni financiar, përpara se të lidhë një kontratë kredie dhe gjatë procesit të monitorimit të kredisë në kohëzgjatjen e saj, duhet të vlerësojë aftësinë paguese dhe profilin e rrezikut të kredimarrësit, bazuar në të dhëna të mjaftueshme, të sakta dhe të përditësuara.

Kërkesat e reja, që parashikojnë vlerësimin e detajuar të afëtsisë pagues,e pritet ta vështirësojnë shumë dhënien e kredive vetëm me një dokument identiteti brenda afateve kohore shumë të shpejta (në harkun e pak minutave), praktikë që ndiqet gjerësisht nga disa institucione të mikrofinancës konsumatore.

Kufizime të tjera eksplicite të parashikuara në projektrregullore janë që institucionet financiare jobanka nuk mund të lidhin lidh kontrata të kredisë konsumatore me persona nën moshën 18 vjeç; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore me persona të cilësuar me aftësi të kufizuara, ose me persona të cilët marrin vendime nën asistencën e një personi tjetër, kufizime të cilat ndikojnë në mosshlyerjen e detyrimit të kredisë; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore gjatë fashës orare 22:00 deri në 07:00; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore me persona të cilët rezultojnë në regjistrat e krijuar nga subjektet për personat që nuk lejohen të lidhin një kontratë kredie.

Masat shtrënguese për dhënien e kredive konsumatore do të prekin vetëm institucionet financiare jobanka, ndërsa deri tani nuk ka informacion që Banka e Shqipërisë do të ndërmarrë shtrëngime të ngjashme për kreditë konsumatore që jepen nga bankat tregtare.

Nëse miratohet, rregullorja e re pritet të godasë kryesisht biznesin e kredive të shpejta.

Mikrofinanca e kredive të shpejta ka marrë një zhvillim të shpejtë pas vitit 2016, duke sjellë në Shqipëri modele biznesi të zbatuara më parë në vendet Balltike dhe në vende të tjera të Europës Lindore. Këto kredi përgjithësisht jepen në shuma të vogla dhe me afate të shkurtra maturimi.

Avantazhi i tyre konsiston në vendimmarrjen e shpejtë dhe me procedura burokratike minimale, por, që nga ana tjetër, ato bartin rreziqe më të mëdha dhe norma efektive interesi shumë të larta se kreditë që ofron sektori bankar.

Këto produkte janë kryesisht të orientuara tek segmenti i konsumatorëve me informalitet dhe me rrezik më të lartë, që ka vështirësi për të gjetur akses në financim nga sektori bankar./Monitor

Etiketa: bankakredi

Lajme të lidhura

Gazifikimi i Korçës shënon një tjetër mashtrim të Ramës, qyteti vazhdon ngrohjen me dru
Aktualitet

Gazifikimi i Korçës shënon një tjetër mashtrim të Ramës, qyteti vazhdon ngrohjen me dru

16:38 - 20/12/25
Madhështia nuk matet vetëm në fushë, por në zemër! Uzuni surprizon fëmijët me aftësi të veçanta dhe ata jetimë
Aktualitet

Madhështia nuk matet vetëm në fushë, por në zemër! Uzuni surprizon fëmijët me aftësi të veçanta dhe ata jetimë

14:06 - 20/12/25
Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO
Aktualitet

Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO

12:15 - 20/12/25
Para
Aksident fatal në Kuçovë, humbin jetën burrë e grua dhe plagoset vajza e tyre (Emrat)

Aksident fatal në Kuçovë, humbin jetën burrë e grua dhe plagoset vajza e tyre (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Lexo më shumë
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com