GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Bankat japin më pak kredi për shtëpi, ‘lumë’ refuzimesh pasi BSH vendosi kufi

20:21 - 20/10/25
në Ekonomi & Sociale, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Bankat japin më pak kredi për shtëpi, ‘lumë’ refuzimesh pasi BSH vendosi kufi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Blerja e një banese po bëhet edhe më e vështirë. Jo vetëm prej çmimeve që po rriten me ritme dyshifrore por edhe prej kushteve të reja që po aplikojnë bankat në dhënien e kredive.

Menjëherë pasi hyri në fuqi vendimi i Bankës së Shqipërisë që kufizoi kredidhënien për blerje banese në disa tavane, bankat tregtare kanë raportuar për shtim të refuzimeve të kërkesave për kredi.

“Kufizimet e vendosura në korrik të këtij viti nga Banka e Shqipërisë mbi raportin e kredisë ndaj vlerës së disbursuar dhe mbi raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave në kreditë e reja për pasuritë e paluajtshme, u raportuan nga bankat si faktorë që vepruan në kahun shtrëngues të standardeve të kreditimit”, thuhet në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë.

Prej 1 korrikut kur një qytetar kërkon kredi në lekë për të blerë banesën e parë, banka mund të japë deri në 85% të vlerës së pronës, ndërsa për shtëpinë e dytë e në vijim deri në 80%.

Kufizimi tjetër i caktuar nga Banka Qendrore është për këstet mujore të kthimit të kredive. Për huatë në lekë kësti mujor nuk duhet të jetë më shumë se 40% e të ardhurave të kredimarrësit, ndërsa për kredinë e dytë etj, ulet në 35%.

Tavanet janë më të ulta për kreditë në valutë, përkatësisht në 75% dhe 70% të vlerës së pronës në varësi të blerjes nëse është banesë e parë apo e dytë. Kurse këstet janë sa 35% e totalit të të ardhurave të individin për huanë e shtëpisë së parë, dhe 30% kur është kredi për të blerë një pronë të dytë apo më shumë.

Edhe për pjesën e mbetur të vitit standardet e kreditimit për individët priten të shtrëngohen kryesisht për blerje banese, ku krahas kufizimeve të Bankës së Shqipërisë, negativisht po ndikojnë edhe mungesa e kolateralit, aftësisë paguese të kredimarrësve dhe zhvillimeve aktuale e të pritura në tregun e banesave.

Vendimi i Bankës së Shqipërisë për të kufizuar kredinë për blerje banese, erdhi për të mbrojtur bankat nga ekspozimi i lartë që kishin në tregun e pasurive të paluajtshme, si dhe për të zbehur rritjen e çmimit të pronave, pasi Banka gjykon se është nxitur nga rritja e kreditimit. /Report TV

Etiketa: bankatkredi

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
Para
“Ali Ahmeti në pension politik”/ Mexhiti: Në opozitë flet për UÇK, në pushtet flet për Open Balkan

“Ali Ahmeti në pension politik”/ Mexhiti: Në opozitë flet për UÇK, në pushtet flet për Open Balkan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com