GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Banorët e Lapardhasë presin urën, Ervin Demo bën pazar me Anastas Rrodhen për kontratën 100 milionë lekë

13:57 - 09/08/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Banorët e Lapardhasë presin urën, Ervin Demo bën pazar me Anastas Rrodhen për kontratën 100 milionë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që kur është emëruar kryetar i Bashkisë Berat, Ervin Demo, premtimet elektorale i ka kthyer në tendera korruptivë, ndërsa qytetarët presin të shohin veprat. Në ndonjë rast, vonesat e procedurave dhe korrupsioni vënë në rrezik jetën e banorëve. Kështu është rasti me fshatin Lapardha 2 në Berat. Prej vitesh banorët denonconin se janë në rrezik pasi fshati i tyre lidhet me qytetin dhe zonat e tjera përmes një ure prej druri që është e shkatërruar.

Ankesa e fundit është bërë në vitin që lamë pas nga një qytetar i cili tregoi se për pak sa nuk ra në lumë teksa po kalonte mbi urën me dërrasa të kalbura.

Duke mos pasur asnjë mundësi tjetër për tu lidhur me fshatrat e tjerë, ata detyrohen të kalojnë në këtë urë pasarelë të ndërtuar 60 vite më parë dhe që koha e ka degraduar.

Në gjatësinë e urës mungojnë dërrasat që shërbejnë si bazament, e ato që kanë mbetur janë të kalbura. Edhe kavot lidhëse janë ndryshkur.

Në prill të vitit 2023, bashkia njoftoi se është hartuar një projekt për këtë urë, por u desh të kalonte një vit për të dëgjuar sërish për këtë objekt.

 

Tenderi abuziv

Tani përmes këtij tenderi po hidhen hapat e parë drejt projektit. Bëhet fjalë për tenderin me objekt  ‘NDËRTIM I SHPATULLAVE TË URËS SË LAPARDHASË 2’, pra po ndërtohet bazamenti mbajtës i urës si fillim, dhe vetëm kjo pjesë do të kushtojë 100 milionë lekë.

Afati për kontratë është 1 muaj dhe ka nisur që më datë 7 gusht 2024, kur është publikuar kontrata. Por ne kemi dyshime nëse banorët e Lapardhasë do kenë një urë të vërtetë pas një muaji.

Nga të dhënat e dokumenteve të tenderit tregohet se janë dorëzuar 4 oferta për këtë tender. Ishin mjaftueshëm që kryetari Demo të zhvillonte një garë dhe të përzgjidhte ofertën më ekonomike. Por, në fakt është zgjedhur kompania që Demo i ka premtuar qysh më parë fondin 100 milionë lekë.

Qysh në fazën e parë janë skualifikuar nga gara 3 oferta, mes tyre dhe propozimi i firmës INA SHPK që ishte më i lirë, me vlerë 83 milionë lekë. Sipas komisionit të Demos, kjo firmë nuk ka paraqitur brenda afatit dokumentet fizike, ndërsa për ofertat e tjera nuk ka asnjë arsyetim.

Me këtë skemë abuzive që përdoret gjerësisht në tenderë, në fazën finale mbeti vetëm oferta e firmës RRODHE- CONSTRUCTION SHPK,  e cila pa u përballur fare me konkurrent u shpall fituese.

Open Data Albania i ka vendosur “Flamurin e kuq” tenderi, si shenjë e riskut të korrupsionit.

Kompania e mësipërme ka pronar Anasatas Rrodhen ka marrë 11 kontrata publike, të gjitha nga bashkia Berat dhe të tëra me “Flamur të kuq”, e favorizuar nga zyrtarët e tenderave.

Të njëjtës kompani, në 26 dhjetor 2023, i është dhënë tenderi për ndërtimin e shpatullave të urës tjetër në fshatin Lapardha, me vlerë 7 804 198,00 lekë.

 

Tenderi është zhvilluar me procedurën “Me negocim, pa njoftim”, Kjo lloj procedure përdoret kur ka ndonjë emergjencë, por ura akoma nuk është në funksion.  Ndërkohë KLDH në maj 2024 gjatë kontrollit të bërë në bashkinë Berat, lidhur me investimet për ujësjellësin e fshatit Lapardha zbuloi se bashkimi i firmave fituese “Rej sh.p.k & 2 T shpk” kishte marrë nga kryetari Demo fonde për punë pa cilësi. Larg qoftë të ndodhë kjo edhe me urat e këtij fshati!

 

Theksojmë se kjo urë vazhdimisht ka marrë fonde, por qytetarët nuk i kanë parë se ku shkojnë këto lekë. Dokumenti më poshtë tregon se Demo vazhdimisht ka ndarë buxhet për këtë urë.

Dhe tani, që Demo bëri tenderin e fundit, qytetarëve u mbetet vetëm të shpresojnë, që kompania ta riparojë urën.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: ervin demoQë kur është emëruar kryetar i Bashkisë Berat

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Noizy në qeli, Stresi i kërkon ndihmë Edi Ramës: Dil fol pak për shokun tonë…

Noizy në qeli, Stresi i kërkon ndihmë Edi Ramës: Dil fol pak për shokun tonë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com