GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Banorët e Radhimës në protestë për ndërtimin e bypassit: Damian Gjiknuri na gënjeu

13:49 - 27/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Banorët e Radhimës në protestë për ndërtimin e bypassit: Damian Gjiknuri na gënjeu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Projekti për ndërtimin e bypassit të Radhimës, ka sjell protestën e banorëve të Radhimë-Orikum, të cilët ditën e sotme janë mbledhur dhe kanë marshuar për të ndaluar implementimin e këtij projekti.
Sipas banorëve, bypassi do të ndërtohej në rrugën ekzistuese, duke shmangur kështu shembjen e shtëpive dhe bizneseve të zonës. Por sot, prezantimi i projektit është ndryshe, rruga pritet të kaloj aty ku sot ka shtëpi, hotele e biznese. Banorët në protestën e zhvilluar ditën e sotme, akuzojnë se ndryshimi i gjurmës së projektit po bëhet për të tjetërsuar pronën dhe për të dëmtuar bizneset e zonës, me qëllim përfitimin e pronës së tyre.

“Se cfarë duan banorët e dinë banorët, asnjë përfaqësues i lartë i qeverisë nuk ka ardhur për të pyetur për këtë projekt. Përkundrazi, kanë thënë që nuk do të zhvillohet ky projekt. N ë të gjithë informacionet që ne disponojmë, ka vetëm një gjë që kërkon shpronësimin e tokave me ligjin famëkeq 20/20 me një vlerë qesharake 2 mijë lekë të vjetra metri katror dhe marrja e pronës duke i’u dhënë individëve afër qeverisë për të ndërtuar hoteleri dhe komplekse luksi”- shprehen banorët.
Kryeplaku i fshatit, Hyrjet Havaraj akuzon qeverinë se po kërkojnë të marrin prona dhe ndërtimi i këtij bypassi është i panevojshëm.

“Unë si kryetar i fshatit, nga shqetësimet e disa banorëve që kanë ardhur për këtë bypass, që do të ndërtohet. Është një gjë shqetësuese që ky bypass, në radhë të parë ato projektuese që e kanë nisur këtë projekt nuk e kanë marrë mendimin e popullit dhe nga përgjigjja që ka kthyer Fondi i zhvillimit, ky bypass i jep zhvillim rrugës ekzistuese. Ky projekt shkatërron prona, shkatërron shpi, lokale, biznese dhe nuk i jep përmirësim. Ky bypass prej 700 metrash është jashtë çdo lloj standarti, se të thuash që do liroj trafikun, 7000 metra nuk e liron. Ky bypass është për të vjedh pronat dhe për të shkatërruar çdo gjë këtu. Para zgjedhjeve u deklarua se nuk do bëhet ky bypass dhe u la dakord të bëhej diku tjetër. Kryetari i bashkisë ka qenë vetë prezent edhe Damian Gjiknuri. Në qoftë se ato do bëjnë një rrugë për të liruar qarkullimin, le të lirojnë rrugën ekzistuese. Kjo është 400 metra rrugë e drejtë, nuk ka as malore, asgjë, kjo nuk është bypass por për të vjedh lekët tona” – u shpreh kryeplaku i fshatit.

Të pranishëm në protestën kanë qenë edhe administratori hotelesh, ku drejtuesit vendor e qendror gjatë fushatës elektorale u thanë banorëve tjetër gjë e sot po bëhet krejt e kundërta.

Etiketa: banoretBypasskryesore2protesteRadhime

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
Ministria e Arsimit po na përdhunon fëmijët!

Ministria e Arsimit po na përdhunon fëmijët!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com