GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Territorialja”/ Banorët e Patosit letër Kuvendit: Kërkojmë ruajtjen e bashkisë si njësi më vete

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Territorialja”/ Banorët e Patosit letër Kuvendit: Kërkojmë ruajtjen e bashkisë si njësi më vete
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e Patosit janë shprehur kundër planit të Partisë Socialist për reformën territoriale, që parashikon bashkimin e kësaj bashkie, me atë të Fierit.

Një përfaqësi e komunitetit mes tyre aktorë, politikanë e shkrimtarë, i janë drejtuar me një letër Kuvendit, duke i kërkuar informacion dhe analizë të plotë, para se ky plan të miratohet.

Në letër thuhet se komuniteti kërkon që bashkia të rruhet si njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore.

“Në kuadër të procesit të Reformës Administrativo-Territoriale, paraqesim këtë parashtresë lidhur me statusin territorial dhe administrativ të Bashkisë Patos.

Komuniteti i Patosit kërkon që, përpara çdo vendimmarrjeje për ndryshimin e statusit të kësaj bashkie ose për bashkimin e saj me Bashkinë Fier, të kryhet dhe të bëhet publike një analizë e plotë, objektive dhe e verifikueshme mbi: funksionalitetin e Bashkisë Patos; kapacitetin e saj administrativ; kapacitetin financiar; strukturën ekonomike të territorit; karakteristikat demografike; veçoritë gjeografike; aksesin e qytetarëve në shërbime; historinë administrative; identitetin shoqëror dhe kulturor; ndikimin e industrisë së naftës dhe gazit; kostot dhe përfitimet e një bashkimi të mundshëm me Fierin; alternativat ndaj bashkimit. Pozicioni i komunitetit është se Bashkia Patos duhet të ruhet si njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore”, thuhet në letër.

Sipas tyre, kjo analizë duhet të bëhet publike dhe të marrë në shqyrtim funksionalitetin e Bashkisë Patos, kapacitetet administrative e financiare, strukturën ekonomike, si dhe karakteristikat demografike e gjeografike të territorit.

Në letër kërkohet gjithashtu vlerësimi i aksesit të qytetarëve në shërbime, historisë administrative, identitetit shoqëror e kulturor, si dhe ndikimit të industrisë së naftës dhe gazit në territor.

Një tjetër pikë e kërkesës lidhet me analizimin e kostove dhe përfitimeve që do të sillte një bashkim i mundshëm me Fierin, si edhe shqyrtimin e alternativave ndaj bashkimit. Në fund të letrës, nënshkruesit shprehin qëndrimin se Bashkia Patos duhet të ruhet si njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore.

Etiketa: BashkikuvendPatos

Lajme të lidhura

“Do na fshijë historia”/ Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Shkopinj gome ndaj 17-vjeçarëve në shesh
Breaking Views

“Do na fshijë historia”/ Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Shkopinj gome ndaj 17-vjeçarëve në shesh

22:57 - 26/11/26
Ngjarja në IEVP Burrel/ Drejtoria e Burgjeve jep detaje: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin
Aktualitet

Ngjarja në IEVP Burrel/ Drejtoria e Burgjeve jep detaje: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin

22:13 - 26/11/26
Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”
Breaking Views

Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”

21:31 - 26/11/26
Para
Miqësoret e Kombëtares U-19 kundër Lituanisë, trajneri Fatjon Tafaj fton 22 lojtarë

Miqësoret e Kombëtares U-19 kundër Lituanisë, trajneri Fatjon Tafaj fton 22 lojtarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventusi dhe Milani bëjnë ligjin, Rennes dhe Sparta pësojnë surpriza
Sport

Juventusi dhe Milani bëjnë ligjin, Rennes dhe Sparta pësojnë surpriza

23:29 - 26/11/26

Një mbrëmje me shumë gola dhe rezultate interesante në Europa League. Juventusi dhe Milani shënojnë nga katër gola, Leverkusen fiton...

Lexo më shumë
“Do na fshijë historia”/ Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Shkopinj gome ndaj 17-vjeçarëve në shesh

“Do na fshijë historia”/ Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Shkopinj gome ndaj 17-vjeçarëve në shesh

22:57 - 26/11/26
Ngjarja në IEVP Burrel/ Drejtoria e Burgjeve jep detaje: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin

Ngjarja në IEVP Burrel/ Drejtoria e Burgjeve jep detaje: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin

22:13 - 26/11/26
Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”

Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”

21:31 - 26/11/26
Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

21:07 - 26/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com