GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Barazimi i Tiranës, Muça: Ka shanse reale por do të ketë me pak…

17:41 - 14/07/23
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Barazimi i Tiranës, Muça: Ka shanse reale por do të ketë me pak…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kapiteni i Tiranës, Gentian Muça, tashmë pjesë e klubit bardheblu si trajner i ekipit U21, ka analizuar ndeshjen e parë të bardhebluve ndaj Dinamo Batumit. Duke folur për median shqiptare “Panorama”, ai u shpreh se bardheblutë kanë shanse reale për kualifikimin pasi barazimi në minutat e fundit ka vënë në trysni ekipin gjeorgjian.

“Pashë një Tiranë që me të vërtetë më pëlqeu shumë duke pasur parasysh afrimet e shumta, që ishin pjesë formacionit titullar. Duke pasur parasysh edhe kundërshtarin që kishin përballe që ishte në mes të kampionatin, ndërsa bardheblutë kishin pak kohë në fazë përgatitore dhe shumë afrime. Ishte kohë e shkurtër në dispozicion për të përgatitur ndeshje pasi minimumi duhen katër javë.

Mendoj se ishte ndeshje e barabartë, kundërshtari u mundua që të priste pas, sidomos pasi siguroi avantazhin, që të kapte në kundërsulm Tiranën. Barazimi mendoj se jo vetëm ishte i drejtë, por edhe pozitiv se lojtarë të caktuar dhanë shkëndija. Shehi gjeti çelësin e ndryshimit të lojës, si me Përgjonin, por edhe me Lushkjen, i cili jo vetëm se shënoi golin, por ishte i rrezikshëm përballë me portën. Një impuls e dha edhe haxhiu.

Mendoj se para ndeshjes të gjithë ishin të ndërgjegjshëm për gjendjen e mirë fizike të kundërshtarit, se është një kampionat që ndodhet në javën e shtatë, ka kaluar fazën përgatitore ai ekip. Unë marr shkas nga ndeshja që kemi zhvilluar e luajtur ndaj Dinamo Tbilisi, që ishte një skuadër shumë më e kompletuar se ajo që kemi mundur para tre vitesh, me lojtarë cilësore që kanë prodhuar e shitur deri te skuadra e Napolit

Nuk mendoj se gaboi Tirana. Kundërshtari kishte shumë kualitete, dukej më i harmonizuar. Skuadra e Tiranës bënte gabime që vinin edhe për shkak të mosnjohjes së lojtarëve, me formacion të ndërtuar me lojtarë të afruar rishtazi, kemi edhe Abazajn të natyralizuar si sulmues qendre, edhe Aleksi që ishte shtyllë e mesfushës që u zëvendësua. Por shkëndijën e dha Lushkja me futjen në pjesën e dytë.

Ndryshimet kanë bërë që skuadra e Tiranës të ketë armikun e saj kryesor kohën, ajo kohë që i duhej jo vetëm lojtarëve por edhe stafit. Tirana kishte fatin në këtë ndeshje që nga prurjet e reja, Doka e Hoxhallari e kanë më të lehtë përshtatjen se ata që vinin për herë të parë. Ndërthurja dhe reagimi në pjesën e dytë ishin shenja dhe sinjale mjaft pozitive, që i ka dhënë eufori për përballjen e dytë.

Për shkak edhe të zhvillimit të teknologjisë, edhe kundërshtari ka informacion të detajuar për kundërshtarët. Po ta shihje, Hasani ishte i markuar gjithmonë në një kundër një pasi i dinin pikat e forta. Edhe në pjesën e parë ishin gjuajtja e Hoxhallarit nga larg, e pastaj Latifi në pozicion të prirët sepse kundërshtari padyshim e ka studiuar dhe padyshim kualiteti në skuadër ia mundëson këtë gjë.

Mendoj se një nga pikat më të forta të trajnerit Shehi janë zëvendësimet, paçka se duket sikur vijmë me vonesë. Por mos harro që të kalosh në aventurë ku luan për gjithçka, një rezultat negativ në pjesën e parë, aq më shumë që pritshmëritë ishin të mëdha. Njerëzit shohin emrat, por do kohë që të kapin formën e tyre, ndoshta nuk janë në maksimumin për sfida të tilla. Por “Air Albania” të detyron që të bësh përtej mundësive.

Zëvendësuesit bënë diferencën? Është diçka shumë e çuditshme në futboll, ata që u futën në pjesën e dytë e bënë mirë. Ndoshta po të luanin nga fillimi, nuk do e kishin këtë performancë. Përderisa e bënë në pjesën e dytë, ka qenë zgjedhja e duhur për ta bërë.

A ka shanse? Sigurisht, se ai gol ishte edhe një farë sigurie dhe kalim i presionit te kundërshtari, se vihet në rolin e protagonistit dhe bën që të lërë hapësira mbrapa. Tirana e vuajti këtë. Me njohjen direkte, Tirana do të ketë më pak hapësira por më të volitshme për të goditur në mënyrën më të mirë dhe për t’u mbrojtur pastaj.

Mendoj se e ka kapacitetin e duhur për të kaluar, kishte përballë një kundërshtar shumë të fortë. Mendoj se rritja dhe koha gjatë kësaj jave, për të korrigjuar gabimet e studiuar pikat e dobëta, ta përmbysi tërësisht ndeshjen e parë. Nuk do jetë e lehtë, por tashmë shpresat i ka vërtetë reale.

Eksperienca si trajner te U21? Skuadra e Tiranës nuk është vetëm me U21, ka edhe më poshtë me moshat. Por duhet të theksoj që ekipi U19 u shpall kampion e fitoi kupën, disa lojtarë ishin pjesë e skuadrës në ndeshjen e Ligës së Konferencës. Janë edhe lojtarë që kanë luajtur edhe te U21. Ne jemi në shërbim të akademisë, lojtarëve cilësorë, të cilët nuk kanë mundësi e arsye për të luajtur me ekipin e parë, por vijnë te U21. Duke luajtur me më të mëdhenj por duke fituar edhe një lloj burrërie në këtë aspekt”, tha Muça në intervistën e tij./PanoramaSport

Etiketa: conference leaguedinamo batumiMucaTirana

Lajme të lidhura

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!
Sport

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit
Breaking Views

Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit

20:18 - 04/12/25
Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar
Sport

Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar

10:12 - 04/12/25
Para
‘Fillova ta prek’, aktori rrëfehet në gjykatë pas akuzave për sulm seksual

‘Fillova ta prek’, aktori rrëfehet në gjykatë pas akuzave për sulm seksual

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25

Një ngjarje e pazakontë dhe në kufijtë e çmendurisë ka ndodhur në vendin tonë, ku një i moshuar për shkak...

Lexo më shumë
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com