GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Barazohet me Kroacinë/ Serbia, marrëveshje për blerjen e avionëve francezë Rafale

21:10 - 29/08/24
në Breaking Views, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Barazohet me Kroacinë/ Serbia, marrëveshje për blerjen e avionëve francezë Rafale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Serbia nënshkroi të enjten në mbrëmje me Francën marrëveshje për blerjen e avionëve ushtarakë francez Rafale, në nisje të vizitës dy ditëshe të Presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd.

Marrëveshja me vlerë prej 3 miliardë eurosh sipas zyrtarëve francez është pjesë e strategjisë më të gjerë për ta afruar Serbinë me Bashkimin Evropian.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron arriti të enjten në mbrëmje në Beograd, për të forcuar lidhjet me Serbinë dhe për ta afruar atë me Perëndimin, ndërsa vendi ballkanik rrugëton në vijën e ngushte midis përpjekjeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe lidhjeve të ngushta me Rusinë dhe Kinën.

Gjatë vizitës së tij dyditëshe, Presidenti Macron pritet të diskutojë me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, një gamë çështjesh, përfshirë blerjen e avionëve francezë Rafale si dhe çështjet e energjisë dhe inteligjencës artificiale.

Në një shkrim autorial të publikuar të enjten në të përditshmen pro qeveritare të Serbisë Politika, Presidenti Macron shkroi se Beogradi mund të ruajë qëndrimin e tij të pavarur “vetëm nën kujdesin e BE-së”.

“Me shpërthimin e luftës në kontinentin tonë, të nisur nga Rusia, … ideja se Serbia mund të kërkojë rrugën e saj në lojën e përjetshme të drejtpeshimit midis fuqive… është thjesht një iluzion”, shkroi ai.

Në shkrimin e tij autorial, Presidenti Macron trajtoi edhe çështjen e pakicës serbe në Kosovë, duke ritheksuar përkushtimin ndaj marrëveshjes së arritur ndërmjet palëve në shkurt dhe mars të vitit 2023 në Bruksel dhe në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve, në bazë të një plani të hartuar nga Franca dhe Gjermania.

Ai shkroi se propozimi franko-gjerman ruan “mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë duke respektuar ligjin, por duke mos hequr dorë nga identiteti apo lidhjet e tyre natyrore me Serbinë, por edhe ekzistencën e garancive në lidhje me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe”.

Presidenti francez ritheksoi angazhimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që është edhe pjesa më e vështirë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve.

Nga pikëpamja rajonale, Serbia me marrjen e avioneve francezë, barazohet me Kroacinë e cila tashmë i ka marrë pjesën e parë.

Pas blerjes së 12 Rafale nga Forcat Ajrore dhe Hapësinore Franceze në nëntor 2021, gjashtë Rafale e para të Forcave Ajrore Kroate, të operuar nga pilotët e saj të trajnuar në Francë, mbërritën më 25 prill 2024 në bazën operative 91, pranë Zagrebit. Ata u pritën nga Presidenti i Republikës së Kroacisë Zoran Milanović, kryeministri Andrej Plenković dhe ministri i Mbrojtjes Ivan Anushić, gjatë një ceremonie.

Këto gjashtë Rafale iu bashuan Skuadronit 191 të Forcave Ajrore Kroate. Rafale e radhës do të mbërrijë nga fundi i vitit 2024, për të formuar një skuadron të plotë nga mesi i vitit 2025.

gijotina.com/

Etiketa: avione RafaeleKryesore1MacronSerbia

Lajme të lidhura

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE
Breaking Views

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

14:17 - 22/02/26
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë
Aktualitet

Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

13:22 - 22/02/26
Para
Ndihmës-sekretari i NATO-s: Shtimi i trupave në Kosovë, i domosdoshëm momentalisht

Ndihmës-sekretari i NATO-s: Shtimi i trupave në Kosovë, i domosdoshëm momentalisht

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE
Breaking Views

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

14:17 - 22/02/26

Portet turistike mund të jepen sërish pa garë. Kështu paralajmëroi të dielën deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke komentuar...

Lexo më shumë
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

13:22 - 22/02/26
Rihapet për këmbësorët segmenti i dëmtuar, pezullimi i qarkullimit për automjetet ende në fuqi

Rihapet për këmbësorët segmenti i dëmtuar, pezullimi i qarkullimit për automjetet ende në fuqi

13:15 - 22/02/26
Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura  do të demontohet

Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura do të demontohet

13:07 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com