GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Barbie” është filmi më fitimprurës në historinë e Warner Bros

20:25 - 18/08/23
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
“Barbie” është filmi më fitimprurës në historinë e Warner Bros
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë verë duket se do të flitet gjatë për Barbie-n, filmin mit që po thyen çdo rekord, përveçse është imponuar në tendencën pink mania.

Pavarësisht ndonjë telashi me ndalime në vende të caktuara, Barbie ecën krenar në rrugën e suksesit financiar dhe po jep shpresa për ringjalljen e kinemave, sallat e të cilave nuk mbusheshin plot prej kohësh. Efekti Barbie i bëri të ripopullohen si në periudhat e lavdishme.

Krijimi i regjisores Greta Gerwig, Barbie, duket se e ka tejkaluar filmin The Dark Knight, të shpërndarë nga Warner Bros, si realizimi më fitimprurës i çdo kohe për kompaninë me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky lajm vjen pasi Barbie me aktoren australiane Margot Robbie në rolin kryesor, ka arkëtuar më shumë se 537 milion dollarë në Shtetet e Bashkuara dhe këtë e ka bërë më pak se një muaj pasi ka nisur shfaqjen në kinema, më 21 korrik.

Kujtojmë se filmi The Dark Knight, fitues i Çmimit Oscar, i prezantuar në korrik të vitit 2008, pati fituar 536 milion dollarë nga kinematë në SHBA.

Por, ky nuk është rekordi i vetëm që është thyer nga Barbie, që nuk ka dyshime se ka tejkaluar dhe suksesin e Captain Marvel të vitit 2019. Barbie, në të cilin luan dhe aktori Ryan Gosling, ka fituar më shumë se 1 miliard dollarë nga shitjet e biletave në mbarë botën, duke i thyer të gjitha rekordet e filmave që mbajnë firmën e grave regjisore.

Ndonëse disa konservatorë, përfshirë senatorin amerikan Ted Cruz dhe komentatorin Ben Shapiro, e kanë kritikuar ashpër duke e quajtur si mesazh me elemente diskriminuese, kjo nuk ka patur ndikim, duke mos i frenuar suksesin që pritet të vazhdojë gjatë.

Aktorja Margot Robbie, e cila është dhe producente e filmit, pritet të fitojë rreth 50 milion dollarë nga filmi, falë shitjeve të biletave e përfitimeve shtesë nga kompania që e shpërndan./SHQIP

Etiketa: Barbiewarner bros

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
Scholz: Kontrollet kufitare me Austrinë ‘të domosdoshme’

Scholz: Kontrollet kufitare me Austrinë ‘të domosdoshme’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com