GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Barçagate”, skandali i shekullit që po njollos futbollin

13:10 - 17/02/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Barçagate”, skandali i shekullit që po njollos futbollin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është një dimër vërtet i nxehtë për futbollin europian, në prag të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, e cila do të duhet të vendosë për monopolin e UEFA-s dhe mundësinë e lindjes së Superligës. Një sërë skandalesh po përshkojnë Kontinentin e Vjetër, nga Juventusi te Manchester City, deri te ‘Calciopoli spanjoll’ që sheh si protagoniste Barcelonën dhe që tani, falë publikimit të një faksi nga El Mundo dhe zbulimeve të shtypit spanjoll, është pasuruar me detaje të reja.

José Maria Enriquez Negreira, në atë kohë nënkryetar i panelit të arbitrazhit të La Ligës, i ka dërguar mesazh presidentit të atëhershëm të Barçës, Josep Maria Bartomeu, duke e kërcënuar atë se do i publikonte të gjitha parregullsitë e kryera nga klubi nëse ndërpritej pagesa e “konsulencave”.

Jo vetëm kaq, sipas asaj që raporton El Pais, shuma e konsulencës së paguar nga Barcelona për kompaninë e Negreira ka kapur totalin e 6,659,488 eurove nga viti 2001 deri në 2018-ën, nën presidencën e Gaspart, Laporta, Rosell dhe Bartomeu.

Por për çfarë konsulence flet Negreira? Një hetim pas një kontrolli tatimor të kompanisë Dasnil 95 SL zbuloi se për tre vjet, mes viteve 2016 dhe 2018, klubi katalanas i ka paguar pothuajse 1.4 milionë euro një kompanie private që kishte lidhje me José María Enríquez Negreira, i cili në atë kohë ishte zv. kryetar i komitetit teknik të arbitrave.

Lajmi u konfirmua nga personi i interesuar, i cili megjithatë theskoi për Cadena Ser se nuk ka pasur asnjëherë “trajtim të favorshëm” për klubin Blaugrana dhe se këto pagesa (për të cilat ai nuk ka dhënë fatura) kanë qenë për shkak të punës këshillimore, por skandali mediatik shpërtheu në mënyrë të pashmangshme dhe tani është pasuruar me detaje të tjera.

Përsëri sipas asaj që raporton El Pais, në fakt, Negreira i ka shpjeguar me detaje Agjencisë Spanjolle të të Ardhurave se “konsulenca e tij teknike” ishte “verbale” dhe shërbeu për të “siguruar që të mos merrej asnjë vendim kundër Barcelonës gjatë ndeshjeve”.

Barcelona mbrohet (“Klubi do të marrë masa ligjore kundër kujtdo që prish imazhin e klubit me insinuata të mundshme kundër reputacionit të subjektit që mund të rrjedhin nga ky informacion”) dhe presidenti i La Ligës, Javier Tebas, siguron se ” Në nivel sportiv nuk mund të ketë sanksione disiplinore sepse kanë kaluar 5 vjet dhe gjithçka ka kaluar në parashkrim”, por dëmi është bërë tashmë, duke njollosur imazhin e futbollit spanjoll. Tashmë retë e zeza mbi klubin dhe presidentët e tij po mblidhen dhe numri një i futbollit spanjoll kujtoi: “Pyetja ndryshon te krimineli, Le të shohim se si do të përfundojë ky hetim. Nëse nuk ka kallëzim penal kundër klubit, atëherë këto fakte do të hidhen poshtë.”

 

Etiketa: barcagateBarcelonaFutboll

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet
Breaking Views

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
Para
Arrestohet turku në Rinas, i mori pasaportën një shqiptari dhe…

Arrestohet turku në Rinas, i mori pasaportën një shqiptari dhe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com