GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bardhi: Kolegët konfirmuan se kanë qëllim mbajtjen peng të PD-së

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bardhi: Kolegët konfirmuan se kanë qëllim mbajtjen peng të PD-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaroi se askush nuk mund ta marrë peng këtë forcë politike.Ai u shpreh se ka si synim bashkimin dhe jo përçarjen e partisë, ndaj për këtë ka kërkuar në mbledhjen e kryesisë që të gjithë anëtarët të merrnin kohën e tyre për të reflektuar, lidhur me situatën aktuale të opozitës.

Sipas tij, kjo është dhe arsyeja pse ka kërkuar pezullim të vendimeve, teksa thekson se ka kërkuar nga demokratët që mendojnë ndryshe nga kryetari i partisë, të ndjekin rrugë institucionale për sugjerimet e tyre.

“Qëndrimi im në mbledhjen e Kryesisë ka qenë i qartë duke synuar bashkimin dhe jo përçarjen. Për shkak të respektit që kam për kolegun Gent Strazimiri, po konfirmoj se është e vërtetë që në mbledhjen e Kryesisë kërkova që të merrnim të gjithë sëbashku një periudhë reflektimi për të gjetur rrugën që na bashkon dhe jo atë që na ndan. Për këtë propozova pezullimin e vendimmarrjes në mbledhje për të marrë pak më shumë kohë. Për të bashkuar dhe jo për të përçarë u propozova disa prej kolegëve që të kërkonin shtesë të çështjeve që ata mendojnë se duheshin përfshirë në rendin e ditës së Kuvendit Kombëtar, për të përcjellë në rrugë institucionale zërin e pakicës që mendonte ndryshe nga Kryetari.”

Por, ky propozim i Bardhit nuk është përkrahur nga demokratët që nuk mendojnë si ai, pasi ato kanë ndërhyrë në fjalën e tij duke thënë se Kryesia nuk merr dot vendim, Kuvendi do të zhvillohet në datën 11 Dhjetor dhe rendi i ditës është caktuar.Sipas tij, ky qëndrim i kolegëve të tij, konfirmon faktin që qëllimi i tyre nuk është rrëzimi i Ramës, por mbajtja peng e Partisë Demokratike për qëllime personale t ëish-kryeministrit Berisha.

“Ndërsa bëja këtë propozim, kolegën ndërhynë dhe refuzuan propozimin tim, duke ripërsëritur në mbledhje qëndrimin e shpallur paraprakisht nga z. Berisha në konferencë për shtyp se “Kryesia nuk merr dot vendim, Kuvendi do të zhvillohet në datën 11 Dhjetor dhe rendi i ditës është caktuar”. Në këtë moment kam theksuar se kështu provohet që qëllimi nuk është mbajtja e Kuvendit Kombëtar, dialogu mes demokratëve dhe ndërtimi i platformës së përbashkët për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës. Me këtë qëndrim kolegët konfirmuan se qëllimi është mbajtja peng e Partisë Demokratike për hallin personal të z. Berisha. Askush nuk ka të drejtë të marrë peng Partinë Demokratike për hallet e tij personale. Problemet personale duhet të mbahen në shtëpi dhe jo të jenë axhendë pengmarrje për Partinë Demokratike. Partia Demokratike është e demokratëve që do të kuvendojnë në Kuvendin Kombëtar të PD më datë 18 Dhjetor 2021. Ky është Kuvendi i bashkimit të demokratëve dhe përgjigja e duhur institucionale ndaj cilitdo që prej më shumë se dy muajve i fryn vetëm zjarrit të përçarjes.”, shprehet Bardhi.

“Lufta” për Kuvendin Kombëtar ka vënë përballë demokratët që mbështesin kreun aktual, Lulzim Basha dhe ata që mbështesin ish-kreun e PD-së, Sali Berisha.Ndërkohë, data për Kuvendin Kombëtar ka sjellë shumë diskutime Brenda opozitës, ku Basha është I vendosur se ai do të mbahet më 18 dhjetor, teksa Berisha insiston se ka votat e duhura të delegatëve për të mbledhur Kuvendin në 11 dhjetor.

Etiketa: BASHAberishakuvendi kombetarMbledhja e KryesisePD

Lajme të lidhura

Qytetarët vijojnë protestën në ditën e 93-të: Të shpëtojmë atdheun duke shporrur kryehajdutin Rama
Aktualitet

Qytetarët vijojnë protestën në ditën e 93-të: Të shpëtojmë atdheun duke shporrur kryehajdutin Rama

07:44 - 31/08/26
Divjaka proteston kundër bashkimit me Lushnjen, bulevardit i fikin dritat!
Aktualitet

Divjaka proteston kundër bashkimit me Lushnjen, bulevardit i fikin dritat!

22:53 - 30/08/26
Fiken dritat në stadium gjatë ndeshjes Teuta-Tirana, tifozët në kor: Rama ik!
Aktualitet

Fiken dritat në stadium gjatë ndeshjes Teuta-Tirana, tifozët në kor: Rama ik!

22:29 - 30/08/26
Para
FOTO, “Fitore është kur shënojmë më shumë se kundërshtari”, Guerrilsat ironizojnë Partizanin

FOTO, “Fitore është kur shënojmë më shumë se kundërshtari”, Guerrilsat ironizojnë Partizanin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohe 8 anëtarët e një familjeje në Spille
Aktualitet

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohe 8 anëtarët e një familjeje në Spille

08:27 - 31/08/26

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë, pasi pësoi defekt në motor...

Lexo më shumë
U shpall Kampion i Globit pas triumfit në Londër, Nelson Hysa: Kjo fitore është e të gjithë shqiptarëve!

U shpall Kampion i Globit pas triumfit në Londër, Nelson Hysa: Kjo fitore është e të gjithë shqiptarëve!

08:10 - 31/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 31 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:54 - 31/08/26
Qytetarët vijojnë protestën në ditën e 93-të: Të shpëtojmë atdheun duke shporrur kryehajdutin Rama

Qytetarët vijojnë protestën në ditën e 93-të: Të shpëtojmë atdheun duke shporrur kryehajdutin Rama

07:44 - 31/08/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 31 Gusht 2026

07:28 - 31/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com