GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi në Komitetin e Stabilizim Asociimit: Opozita po pengohet të kërkojë llogari në Parlament

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi në Komitetin e Stabilizim Asociimit: Opozita po pengohet të kërkojë llogari në Parlament
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur si problem funksionimin e Kuvendit dhe rolin e opozitës në kontrollin parlamentar, duke e lidhur këtë çështje drejtpërdrejt me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Bardhi deklaroi se integrimi europian nuk duhet të mbetet një proces formal i përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së, por duhet të ndryshojë mënyrën se si funksionojnë institucionet.

Sipas tij, Kuvendi nuk duhet të shërbejë vetëm si institucioni që voton ligjet që lidhen me procesin e negociatave, por duhet të kontrollojë zbatimin e tyre dhe veprimtarinë e qeverisë.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së akuzoi mazhorancën se gjatë kësaj legjislature i ka mohuar opozitës instrumentet kushtetuese të kontrollit.

Bardhi deklaroi se opozita ka paraqitur shtatë kërkesa për interpelancë ose llogaridhënie me kryeministrin Edi Rama dhe se asnjëra prej tyre nuk është zhvilluar.

Sipas tij, Rama e ka kufizuar praninë në Kuvend kryesisht në seancat kur vota e tij kërkohet për miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Një tjetër pikë e ngritur nga Bardhi lidhet me komisionet hetimore parlamentare. Ai tha se opozita ka kërkuar ngritjen e gjashtë komisioneve gjatë legjislaturës, por mazhoranca nuk ka pranuar asnjërin prej tyre.

Bardhi solli si shembull kërkesën e opozitës të shtatorit 2025 për ngritjen e një komisioni hetimor mbi përdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhje. Sipas tij, pas refuzimit të shumicës, opozita iu drejtua Gjykatës Kushtetuese dhe mori një vendim në favor të kërkesës së saj në korrik 2026.

Ai deklaroi se Kuvendi ende nuk e ka ngritur këtë komision, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Përplasjen mes shumicës parlamentare dhe Kushtetueses, Bardhi e lidhi edhe me ndryshimet për statusin dhe pagat e magjistratëve. Gjykata Kushtetuese, me vendimin e 17 shkurtit 2026, shfuqizoi pjesërisht ndryshimet e vitit 2023 dhe i kërkoi Kuvendit të miratonte rregullimin e ri ligjor brenda 31 korrikut 2026.

Bardhi e interpretoi mënyrën se si mazhoranca trajtoi këtë çështje si një tjetër provë të konfliktit mes vullnetit politik të shumicës dhe detyrimit për të respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese mund të kontrollojë dhe shfuqizojë një ligj, por nuk na detyron ne sesi do të votojmë”, ishte qëndrimi i kryeministrit Edi Rama që Bardhi solli gjatë fjalës së tij.

Pikërisht këtu kreu i grupit të PD-së e vendosi debatin për integrimin europian. Sipas tij, Shqipëria nuk mund ta masë afrimin me BE-në vetëm me numrin e ligjeve të miratuara apo kapitujve të negociatave të mbyllur.

Bardhi kërkoi që Kuvendi të ushtrojë kontroll real mbi qeverinë, opozita të përdorë instrumentet që i njeh Kushtetuta, ndërsa ligjet dhe reformat që lidhen me integrimin të kalojnë përmes konsultimit me ekspertët, shoqërinë civile dhe grupet e interesit.

Sipas tij, procesi europian duhet të matet me funksionimin e shtetit ligjor, transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve dhe jo vetëm me përmbushjen formale të afateve të negociatave.

“Objektivi nuk duhet të jetë vetëm të mbyllim kapitujt”, deklaroi Bardhi, duke kërkuar që procesi i anëtarësimit të shoqërohet me forcimin e institucioneve dhe të rolit kushtetues të Parlamentit.

Etiketa: BardhiopoziteParlament

Lajme të lidhura

Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor
Aktualitet

Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor

18:22 - 13/10/26
“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH
Aktualitet

“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH

18:00 - 13/10/26
Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë
Aktualitet

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

17:17 - 13/10/26
Para
Veteranët e UÇK-së thërrasin protestë popullore nesër në Prishtinë: Asnjë gjykatë s’e zhbën luftën çlirimtare

Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, PDK çon në Kuvend kërkesën për ndryshimin e ligjit mbi Gjykatën Speciale në Hagë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor
Aktualitet

Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor

18:22 - 13/10/26

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka shprehur mbështetjen për protestën e studentëve dhe të rinjve që po zhvillohet në Tiranë, duke...

Lexo më shumë
“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH

“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH

18:00 - 13/10/26
Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

17:17 - 13/10/26
Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

17:13 - 13/10/26
Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë

Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë

16:57 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com