GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, PDK çon në Kuvend kërkesën për ndryshimin e ligjit mbi Gjykatën Speciale në Hagë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Veteranët e UÇK-së thërrasin protestë popullore nesër në Prishtinë: Asnjë gjykatë s’e zhbën luftën çlirimtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike e Kosovës ka hedhur hapin e parë ligjor pas vendimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. PDK ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke kërkuar përcaktim më të qartë të mandatit dhe kompetencave të tyre.

Nisma u bë publike nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i cili doli në një konferencë për mediat i shoqëruar nga deputetë të partisë.

Lëvizja vjen pesë ditë pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe pas protestave të zhvilluara në Prishtinë kundër vendimit.

Hamza deklaroi se reagimi i qytetarëve nuk mund të shpërfillet dhe se Kuvendi i Kosovës duhet të trajtojë institucionalisht çështjen.

Sipas kreut të PDK-së, projektligji nuk synon mbylljen e Gjykatës Speciale apo pengimin e hetimeve për çështjet që hyjnë në juridiksionin e saj. Synimi i deklaruar është përcaktimi më i qartë i kufijve të mandatit dhe kompetencave të Dhomave të Specializuara.

“Projektligji përcakton se, kur një rast nuk hyn në këtë juridiksion, ai transferohet në Kosovë, së bashku me dosjen, provat dhe materialin e tij. Pra, drejtësia vazhdon, por vazhdon aty ku duhet të vazhdojë”, tha Hamza.

PDK kishte paralajmëruar prej disa ditësh ndërmarrjen e hapave ligjorë në Kuvend pas aktgjykimit të Hagës. Hamza kishte deklaruar më herët se partia po shqyrtonte të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore në dispozicion.

Nisma vjen pas aktgjykimit të 16 shtatorit, kur Dhomat e Specializuara shpallën fajtorë për krime lufte Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burg, Veseli me 18 dhe Selimi me 13 vjet. Ata u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe çështja mund të kalojë në procesin e apelit.

Etiketa: GjykatekuvendPDK

Lajme të lidhura

Vrasja e Arlinda Zekajt/ Qytetarët protestojnë sërish në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e dy ministrave
Aktualitet

Vrasja e Arlinda Zekajt/ Qytetarët protestojnë sërish në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e dy ministrave

18:28 - 01/11/26
I konsideruar si njeriu i Vuçiçit, arrestohet oficeri i lartë i policisë në Serbi
Aktualitet

I konsideruar si njeriu i Vuçiçit, arrestohet oficeri i lartë i policisë në Serbi

15:58 - 01/11/26
Mbahet sot protesta e pestë në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt
Aktualitet

Mbahet sot protesta e pestë në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

13:15 - 01/11/26
Para
Ramadani para sfidës me Bjellorusinë: Zgjedhjet i bën trajneri, luan apo nuk luan përfaqëson Shqipërinë

Ramadani para sfidës me Bjellorusinë: Zgjedhjet i bën trajneri, luan apo nuk luan përfaqëson Shqipërinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Do kalbesh në burg”/ Veliaj i dërgon në GJKKO kërcënimet që mori nga Rama përmes Toni Gogut
Breaking Views

“Do kalbesh në burg”/ Veliaj i dërgon në GJKKO kërcënimet që mori nga Rama përmes Toni Gogut

20:47 - 02/11/26

Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në...

Lexo më shumë
UEFA Nations League/ Programi i Kombëtares, trajneri Maran shpall listën dhe del në konferencë të shtunën, më 7 nëntor

UEFA Nations League/ Programi i Kombëtares, trajneri Maran shpall listën dhe del në konferencë të shtunën, më 7 nëntor

20:33 - 02/11/26
Tragjedia në Gjilan, Prokuroria: 27-vjeçari dyshohet se vrau foshnjën, më pas u vra nga babai

Tragjedia në Gjilan, Prokuroria: 27-vjeçari dyshohet se vrau foshnjën, më pas u vra nga babai

20:16 - 02/11/26
KLGJ propozon shtimin e 102 gjyqtarëve në sistem, synon të ulë stokun e dosjeve gjyqësore

KLGJ propozon shtimin e 102 gjyqtarëve në sistem, synon të ulë stokun e dosjeve gjyqësore

20:10 - 02/11/26
Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan pas pyetjeve për korrupsionin dhe projektet e Kushner (Video e emisionit të plotë)

Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan pas pyetjeve për korrupsionin dhe projektet e Kushner (Video e emisionit të plotë)

19:55 - 02/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com