GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi nga Lushnja: Simbol i korrupsionit, Balluku mendon se mund të blejë dinjitetin e qytetarëve me para

20:00 - 09/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bardhi nga Lushnja: Simbol i korrupsionit, Balluku mendon se mund të blejë dinjitetin e qytetarëve me para
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në prezantimin e kandidatëve për deputet të PD në Lushnjë, drejtuesi politik i qarkut Fier, Gazment Bardhi, ka shprehur optimizëm dhe besim në entuziazmin e qytetarëve të këtij qarku për zgjedhjet e 11 majit.

Në fjalën e tij, Bardhi akuzoi qeverinë e Edi Ramës për dështime të shumta, veçanërisht në fushat e infrastrukturës, arsimit dhe bujqësisë.

Ai shtoi se qytetarët janë të zhgënjyer nga premtimet e pambajtura dhe janë të gatshëm të votojnë për një të ardhme më të mirë dhe pa korrupsion.

Bardhi përmendi Belinda Ballukun, kundërshtaren e tij politike në këtë qark, duke thënë se është “simboli më domethënës të korrupsionit.

Pjese nga fjala

Jam shumë i lumtur për entuziazmin dhe energjinë tuaj. Bashkë me ekipin më të mirë për Fierin dhe lidershipin e PD, Profesor Doktor Sali Berishën, jam i sigurt se ky entuziazëm, kjo energji kaq pozitive, ky vullnet për ndryshim, janë arma jonë më e fortë për të na çuar drejt fitores në zgjedhjet e 11 Majit. Ne jemi sot këtu të bashkuar si misionarë për të bërë Shqipërinë, një vend ku punohet, një vend që shpërblen punën, një vend ku jetohet më mirë. Ne jemi sot të bashkuar kudo. Në Lushnjë, në Fier, në Patos, në Roskovec, në Divjakë e Mallakastër ashtu sin ë gjithë Shqipërinë, për t’i dhënë fund me votë, të keqes që prej 12 vitesh po sundon shqiptarët me metodat më mafioze dhe më poshtëruese.

Kam takuar shumë prej jush këtë javë, në qytete dhe shumë fshatra të qarkut Fier. Mesazhi i parë dhe kryesor që marrin nga secili qytetar është ‘se u ka ardhur në majë të hundës.

Janë të zhgënjyer deri në pikën ku mallkojnë veten pse kanë votuar një parti që vetëm i ka shfrytëzuar për votën pa mbajtur as më të voglin premtin. Është e papranueshme që të kesh në dorë qeverinë prej 12 vitesh me radhë dhe të mos bësh një ujësjellës të ri, një kanalizim, të mos shtrosh një rrugë të re, të mos japësh subvencione për fermerët pa interesa korruptive. Është e papranueshme që të kesh 12 vjet çdo pushtet dhe të mos rrisësh pensionet, të mos hapësh një vend pune, të mos ndihmosh bujqësinë me investimet e duhura. Ky nuk është thjesht një dështim i një qeverie. Ky është shkatërrim i një vendi, ky është shkatërrimi I Shqipërisë, ne duhet ta shpëtojmë.

Dështimi i Edi Ramës dhe maronetave të tij, që kandidojnë këtu në Lushnjë dhe gjithë qarkun e Fierit, përkthehet në humbjen e disa gjeneratave në shpërbërjen e një kombi. Edi Rama erdhi para katër vitesh në qarkun e Fierit dhe premtoi hapjen e një universiteti ndërkombëtar në Fier, por ju jeni dëshmitar që jo vetëm nuk hapi universitet ndërkombëtar siç premtoi por vetëm në Lushnjë këtu ku jemi sot, nën drejtimin e 12 viteve janë mbyllur mbi 18 shkolla, në nivel drejtorie arsimore. Në të gjithë Fierin, ka më shumë se 30 shkolla të mbyllura, sepse nuk ka më nxënës. Kanë ikur bashkë me familjet nga sytë këmbët, sepse këtu korrupsioni u ka mbyllur çdo derë e çdo mundësi.

Na takon ne, Partisë Demokratike, t’i japim fund kësaj fatkeqësie ndërkombëtare. E dëgjoj pafund çdo ditë nga shumë Lushnjarë e fierakë, në të gjithë qarkun, që më thonë se këtë herë do të votojnë kundër Edi Ramës. E kuptoj protestën e tyre, zhgënjimin e partisë që u premtoi parajsën dhe u dha ferrin.

Përballë kemi Belinda Ballukut, simbolin më domethënës të korrupsionit. Njeriun e fryrë nga arroganca e pushtetit 12-vjecar. Kemi njeriun që me paratë e pista mendon se do të blejë dinjitetin e lushnjarëve dhe qytetarëve të qarkut të Fierit.

Kemi njeriun që  nuk ka respekt për socialistë e ndershëm, jo më për qytetarët e zakonshëm dhe pa parti. Njeriun që ka pushtuar si bandë qarkun me vartësit e saj, ku shkëlqen këtu në Lushnjë famozja Laureta Omeri, e cila kalon çdo sekond të ditës me krimin e organizuar, gjurmon jetën e secilit prej jush, me shpresën se do ti nënshtrojë me presion dhe para të pista.

Ju siguroj se është vetëm çështje kohe. Ekipi i zullumit dhe korrupsionit do të shkojë prapa hekurave.

Etiketa: BallukuBardhiKryesore1Lushnjë

Lajme të lidhura

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin
Breaking Views

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
(VIDEO) Debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?
Breaking Views

(VIDEO) Debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?

18:26 - 19/12/25
Para
U kallëzua në SPAK nga Basha, reagon kandidati i PD-së Arjan Ndoja: Personazh që përdoret në mënyrë komike në TikTok-un e Ramës

U kallëzua në SPAK nga Basha, reagon kandidati i PD-së Arjan Ndoja: Personazh që përdoret në mënyrë komike në TikTok-un e Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com