GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bardhi pas mbledhjes: Komisioni i Rithemelimit nuk punon për bashkimin e PD-së

19:21 - 12/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bardhi pas mbledhjes: Komisioni i Rithemelimit nuk punon për bashkimin e PD-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një deklaratë për media nga ambientet e jashtme të selisë blu, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u shpreh se veprimet e Komisionit të Rithemelimit nuk i shërbejnë bashkimit të demokratëve por përçarjes së tyre. Sipas tij, shqetësimet e ngritura në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike këtë të martë ishin veprimet e njëanshme të Komisionit të Rithemelimit. Bardhi tha se dorëheqja e Lulzim Bashës u bë me qëllim që t’i hapte rrugë bashkimit të demokratëve, ndërkohë që një frymë e tillë nuk shihet nga pala tjetër.

“Ju jeni dëshmitarë dje që SHBA-të kanë pranuar krimin dhe masakrën zgjedhore për të cilën Partia Demokratike ka bërë 8-vite beteja. Në dy godina ka rënë heshtja për vendimin e djeshëm. Në godinën e Partisë Socialiste dhe në godinën e Partisë Demokratike. Heshtjen në selinë e PS e kuptoj, por heshtjen e Partisë Demokratike se Edi Rama ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet, nuk e kuptoj. A mund t’i drejtoni pyetjen zotit Berisha pse hesht për këtë konstatim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zotëria ka qenë në koalicion me PD-në deri në vitin 2013, më pas partia i është bashkuar qeverisë së Edi Ramës, së fundmi ka kandiduar familjarë të tij për Partinë Socialiste. Kemi një konstatim nga SHBA për një betejë që demokratët e kanë bërë për 8 vite ndaj nuk duhet të heshtet. Ka heshtje dhe vetëm heshtje. E thashë dhe në mbledhje, 36 deputetë të PD-së i kërkuan Lulzim Bashës të tërhiqej që t’i hapte rrugë bashkimit. Ishte një hap konkret dhe i përgjegjshëm, tani duket se cili po flet për bashkimin në darkë dhe në drekë organizon një proces të njëanshëm, ky është shqetësimi i grupit parlamentar. S’ka asnjë rëndësi nëse Berisha e njeh apo nuk e njeh zotin Alibeaj si kryetar të Partisë Demokratike” – tha Bardhi.

Bardhi tha se nuk ka pasur ftesë për të qenë pjesë në këto takime ndërsa shtoi se ai ka detyrim të ulet me demokratët qoftë edhe për t’i falënderuar për kontributin në 8 vitet kur ka qenë kryetar.

“Çdo deputet apo anëtar i PD është i lirë të takohet me demokratë në Shqipëri. Basha ka qenë kryetar për 8 vite dhe sigurisht ka detyrimin për të takuar çdo demokrat qoftë edhe për t’i thënë faleminderit. Basha ka qenë në disa prej degëve të qarkut të Elbasanit. Nuk kam pasur njoftim dhe as nuk i jam bashkuar takimeve të tilla” – tha Bardhi.

Ai foli edhe për axhendën e mbledhjes së sotme dhe debateve për vendimet e gjykatave. “Ka pasur tre deputetë që kanë kërkuar tërheqjen e padisë. Mbledhja me këtë ka nisur nga zoti Berisha. Berisha ka akuzuar Alibeajn se ka paditur PD-në. Nuk ka asnjë padi ndaj PD por një ankimim ndaj një vendimi. Nuk ka asnjë dorëzim të Partisë Demokratike.

E drejta e ankimit është e drejtë kushtetuese e cilitdo që mendon se ka arsye për ankim. Berisha më ka thënë shprehimisht që vendimet e gjykatave duhet të respektohen. Duhet të respektohen edhe kur vendimet nuk janë në favorin tënd. Tani i quan gjykata të Edi Ramës pasi pranojnë ankimin e Alibeajt. Ky është doppio standard.  Ajo që unë di me sigurti është se delegatët e Kuvendit Kombëtar të datës 18 janë lexuar emër për emër”, u shpreh Bardhi.

“Nuk ka asnjë dorëzim të zyrës. Për shkak të axhendës nuk kam qenë në seli. Beteja ime nuk ka qenë kurrë për zyra. Nuk besoj se formalizmat… Berisha nuk ka qenë anëtar i grupit të PD. Nuk ka asnjë kuvend të ligjshëm të PD më 30 Prill. Çdo vendim thuhet në statutin e 18 Dhjetorit që bie ndesh me vendimet e këtij Kuvendi janë anti statutore. Ju ftoj të lexoni. Nga dje Komisioni i Rithemelimit është i paligjshëm. Përfshirja e PD në këto procese nuk është rruga që PD të ecë përpara. Bashkimi nuk ndodh me fjalë por me akte. Akti i parë duhet të ishte ndërprerja e çdo rruge nga çdo palë. Nëse secili vazhdon me kokëfortësinë e vet thjesht thellojmë përçarjen” – theksoi Bardhi.

 

 

 

 

Etiketa: BashkimiGazment BardhiKomisioni RithemelimitPD

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Para
“Familja Meta non grata”, Kryemadhi: Nuk kam frikë, nuk jam shtetase amerikane!

“Veliaj bën namin me pastrim parash”/ “Shpërthen” Kryemadhi: Basha shkatërroi opozitarizmin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25

Qeveria britanike po shqyrton ofrimin e më shumë se 3 mijë paundëve për qindra familje shqiptare, me qëllim nxitjen e largimit të...

Lexo më shumë
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com