GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi: Shqipëria me karburantet më të shtrenjta në rajon, qeveria duhet të ndërhyjë

në Aktualitet, Politikë, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi: Shqipëria me karburantet më të shtrenjta në rajon, qeveria duhet të ndërhyjë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për çmimin e karburanteve në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë se përmes taksave po rëndon më tej qytetarët.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi deklaron se çmimi i naftës në vend është ndër më të lartët në rajon dhe kërkon ndërhyrjen e qeverisë përmes uljes së taksave.

Sipas tij, një litër naftë arrin deri në 219 lekë, ndërsa rreth 100 lekë të këtij çmimi përbëhen nga taksa të ndryshme, përfshirë akcizën, taksën e qarkullimit, taksën e karbonit dhe TVSH-në.

Reagimi i Bardhit:

ALGORITMI I NAFTËS DHE ALGORITMI I EDI RAMËS

Edi Rama ka disa algoritme që funksionojnë prej vitesh në qeverisjen e tij. Algoritmi i krimit të organizuar. Algoritmi i pastrimit të parave. Të gjitha bashkë formojnë algoritmin e Edi Ramës: qytetarët paguajnë gjithnjë e më shumë dhe marrin gjithnjë e më pak nga Qeveria. Për ta kuptuar këtë algoritëm nuk na duhen teoritë e askujt. Mjafton të shohësh tabelën e çmimeve në pikën më të afërt të karburantit: Deri në 219 lekë për 1 litër naftë.

Algoritmi i naftës është fare i thjeshtë. Nga 219 lekë që paguan qytetari, rreth 100 lekë janë taksa: akcizë, taksë qarkullimi, taksë karboni dhe TVSH. Kur rritet çmimi, qytetari paguan më shumë. Kur qytetari paguan më shumë, Qeveria arkëton më shumë. Dhe ndërsa Qeveria përfiton nga rritja e çmimit, ajo nuk kthen asgjë tek qytetari. Pse Qeveria ka bërë këtë zgjedhje?

Sepse prioritet për Edi Ramën nuk është algoritmi i mirëqenies. Me milionat e shtuara që arkëton nga rritja e çmimit të naftës, financon algoritmin e korrupsionit, përmes tenderave me vlera 2–3 herë më të larta, siç kemi parë në dosjet e Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit. Që çmimet janë rritur kudo, nuk është justifikim. Pse nafta është më e lirë kudo në rajon? Sepse qeveritë atje kanë përdorur mekanizma që amortizojnë rritjen ose e kufizojnë atë. Në Shqipëri, Edi Rama funksionon me algoritmin e tij: pret që nafta të shkojë 220 lekë për litër dhe pastaj të ndërhyjë tek akciza.

B — BESIM? Prit sa të shkojë 220 lekë/litër.

E — EMPATI? Zero ulje taksash.

S — SHËRBIM? 219 lekë/litër.

A — ANGAZHIM? Më shumë fitime për Qeverinë.

Tre muaj më parë, Edi Rama refuzoi me votë propozimin e Partisë Demokratike për uljen e çmimit të karburanteve përmes dy mekanizmave:

1. Ulja e taksës së qarkullimit

2. Një mekanizëm automatik që, kur shteti mbledh më shumë TVSH për shkak të rritjes së çmimit të karburantit, këtë të ardhur shtesë t’ua kthejë qytetarëve përmes uljes së akcizës. Jemi ende në kohë që algoritmi i naftës të ndryshojë dhe propozimi i refuzuar tre muaj më parë të vihet në punë. Por për ta bërë këtë, duhet të ndryshojmë algoritmin kryesor: t’i bëjmë naftën Edi Ramës.

Etiketa: BardhikarburanteKryesore1

Lajme të lidhura

Emisioni australian i bën jehonë protestave në Shqipëri: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit
Aktualitet

Emisioni australian i bën jehonë protestave në Shqipëri: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit

14:36 - 20/09/26
Atentati në Sarandë/ Ina Zhupa: Hakmarrje dhe vrasje në mes të qytetit, asnjë masë për sigurinë publike
Aktualitet

Atentati në Sarandë/ Ina Zhupa: Hakmarrje dhe vrasje në mes të qytetit, asnjë masë për sigurinë publike

13:49 - 20/09/26
Punësohej nëpër biznese, merrte xhiron ditore dhe largohej, arrestohet 39-vjeçarja! Akuzohet për disa raste vjedhjesh
Aktualitet

Punësohej nëpër biznese, merrte xhiron ditore dhe largohej, arrestohet 39-vjeçarja! Akuzohet për disa raste vjedhjesh

13:41 - 20/09/26
Para
Islanda i thotë “Jo” Europës, votuesit mbyllin derën për rinisjen e negociatave me BE-në

Islanda i thotë “Jo” Europës, votuesit mbyllin derën për rinisjen e negociatave me BE-në

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja në Sarandë/ Klevis Balliu: Krimi ka dalë jashtë kontrollit, problemi është Edi Rama
KRYESORE

Vrasja në Sarandë/ Klevis Balliu: Krimi ka dalë jashtë kontrollit, problemi është Edi Rama

15:14 - 20/09/26

Në një postim në rrjete sociale, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar pas vrasjes me armë zjarri në...

Lexo më shumë
Emisioni australian i bën jehonë protestave në Shqipëri: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit

Emisioni australian i bën jehonë protestave në Shqipëri: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit

14:36 - 20/09/26
Telashe për presidentin e PSG-së, nis hetimi në Francë për konflikt interesi

Telashe për presidentin e PSG-së, nis hetimi në Francë për konflikt interesi

14:11 - 20/09/26
Atentati në Sarandë/ Ina Zhupa: Hakmarrje dhe vrasje në mes të qytetit, asnjë masë për sigurinë publike

Atentati në Sarandë/ Ina Zhupa: Hakmarrje dhe vrasje në mes të qytetit, asnjë masë për sigurinë publike

13:49 - 20/09/26
Punësohej nëpër biznese, merrte xhiron ditore dhe largohej, arrestohet 39-vjeçarja! Akuzohet për disa raste vjedhjesh

Punësohej nëpër biznese, merrte xhiron ditore dhe largohej, arrestohet 39-vjeçarja! Akuzohet për disa raste vjedhjesh

13:41 - 20/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com