GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi: Të besuarit e Ballukut morën 32 mln euro tendera me firmë të Ramës

17:36 - 20/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bardhi në SPAK: Dorëzova mbi 11 kg prova për korrupsionin e Lubi Ballukut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa iu ka referuar raportimeve mediatike lidhur me skemën ‘5B’, siç njihet ndryshe korrupsioni i Belinda Ballukut dhe vartësve të saj, Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, njëkohësisht drejtues politik në Qarkun e Fierit thotë se Shqipëria, gjatë gjithë historisë së saj, nuk ka pasur kurrë skemë më korruptive, sesa vrasja e konkurrencës së lirë dhe përfitimi i fondeve publike nga vetë zyrtarët e lartë të qeverisë.

Kjo sipas Bardhit, skema e zbuluar fillimisht në Bashkinë e Tiranës, rezulton se është e shtrirë në çdo institucion publik gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Në reagimin e tij, Bardhi shton se të dhënat e zbuluara nga investigimi i emisionit PLUG, provojnë se kompanitë në pronësi të të afërmeve të dy prej drejtorëve më të besuar të Belinda Ballukut, Ceno Klosi dhe Spartak Kovaçi, përllogaritet të kenë marrë të paktën 32 milionë euro tendera, prona publike, leje ndërtimi madje edhe me firmë të kryeministrit Edi Rama.

Për Bardhin, Ceno Klosi është anëtari më aktiv i bandës elektorale të PS në Fier, ku pavarësisht dosjeve që janë depozituar për të në SPAK prej vitesh, Belinda Balluku e fshehu përkohësisht në listat e kandidatëve për deputet, duke shfrytëzuar pasurinë e paligjshme për deformimin e vullnetit të zgjedhësve.

Bardhi i bëri sërish thirrje SPAK, që strategjinë e goditjes së korrupsionit dhe krimeve elektorale të mos e lërë vetëm në letër.

Reagimi

Në historinë e Shqipërisë nuk ka patur kurrë skemë më korruptive sesa vrasja e konkurrencës së lirë dhe përfitimi i fondeve publike nga vetë zyrtarët e lartë të qeverisë. Kjo skemë e zbuluar fillimisht në Bashkinë e Tiranës rezulton se është e shtrirë në çdo institucion publik gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Të dhënat e zbuluara dje nga investigimi profesional i gazetarëve të emisionit PLUG, provojnë se kompanitë në pronësi të të afërmeve të dy ndër drejtorët më të besuar të Belinda Ballukut, Ceno Klosi dhe Spartak Kovaçi, që veç lidhjeve të gjakut, gëzojnë edhe besimin e shefes së tyre, përllogaritet të kenë marrë të paktën 32 milionë euro tendera, prona publike, leje ndërtimi madje edhe me firmë të kryeministrit Edi Rama.

Skema kriminale “5B” e Belinda Ballukut, e zbërthyer nga emisioni investigativ “Plug”, shpjegon edhe importimin e kreut të kësaj skeme Ceno Klosi në listat për deputet të PS në qarkun Fier. 32 milion euro të përfituara nga fondet publike, janë mjaftueshëm për të deformuar vullnetin e qytetarëve të zgjedhje.

Ceno Klosi është anëtari më aktiv i bandës elektorale të PS në Fier. Edhe pse me disa dosje në SPAK, tashmë prej vitesh, por për fat të keq ende të pafinalizuara, Belinda Balluku e fshehu përkohësisht në listat e kandidatëve për deputet, duke shfrytëzuar pasurinë e paligjshme për deformimin e vullnetit të zgjedhësve.

Gjej rastin të apeloj edhe njeherë Prokurorinë e Posaçme që strategjinë e goditjes së korrupsionit dhe krimeve elektorale të mos e lërë vetëm në letër. Këto janë ditët që ndajnë nëse strategjia është bërë si mjet propagande për të shpërlarë korrupsionin qeveritar dhe zgjedhor të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe bandave të tyre elektorale, apo është vullnet real i prokurorëve të posaçëm për të parandaluar dhe goditur krimet zgjedhore dhe korrupsionin qeveritar.

Etiketa: Belinda Ballukuceno klosiGazment Bardhi

Lajme të lidhura

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë
Aktualitet

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25
Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç
Aktualitet

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

09:33 - 22/12/25
I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra
Aktualitet

I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra

08:57 - 22/12/25
Para
Konferenca e anglezëve, Tuchel dhe Kane: Kujdes nga Shqipëria

Konferenca e anglezëve, Tuchel dhe Kane: Kujdes nga Shqipëria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë
Aktualitet

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25

Fermerët në Greqi po vijojnë protestat edhe gjatë festave të Krishtlindjeve, duke mbajtur bllokada në akset kryesore rrugore, por duke...

Lexo më shumë
Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

09:33 - 22/12/25
Duka: Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik

Duka: Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik

09:07 - 22/12/25
I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra

I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra

08:57 - 22/12/25
Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale

Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale

08:44 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com