GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha: Berisha zëvendësoi telenovelat turke, unë nuk di të ndërroj brava

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha: Berisha zëvendësoi telenovelat turke, unë nuk di të ndërroj brava
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në deklaratën e tij për mediat pas hyrjes së Berishës në selinë blu sëbashku me mbështetësit e tij, ka ironizuar se paraardhësi i tij ka tre muaj që ka zëvendësuar telenovelat turke, të cilat sipas tij nuk i shërbejnë demokracisë. Ai ka akuzuar Berishën se po shkel hapur statutin dhe ligjin për partitë politike, me synimin e vetëm mbrojtjen e interesave të tij personale. Ai ka sjellë në vëmendje dhe qëndrimin e zyrtarëve të SHBA-së ndaj Berishës, ku thekson se tre ditë më parë SHBA u shpreh se me Berishën në krye kjo forcë politike merr fund.

“Berisha ka tre muaj që ka zëvendësuar telenovelat turke. Kujt i shërben kjo telenovelë? I shërben demokracisë? Jo. I bëjnë shantazh njerëzve për të mbushur formularët për tubimin e arenës së Hajnisë. Sjellja e pardjeshma dhe e sotme është kur ti shkel në mënyrë të hapur statutin dhe ligjin për partinë politike vetëm se do ta marrësh partinë peng për interesat e tua. SHBA e tha tre ditë më parë që me ty kjo parti merr fund. Sali Berisha e provoi sot se nuk i intereson demokracia sepse nuk i intereson opozita. Qeveri ka dhe diktatura. Opozitë nuk ka ka diktatura”, tha Basha.

Lidhur me akuzat se ka ndërruar bravat e dyerve të zyrave, ku Belind Këlliçi e akuzoi drejtëprdrejtë se i ka vjedhur zyrën, Basha u përgjigj se ai nuk merret me ndërrim bravash.

“Po se more përgjigjen do rrish deri në dy të natës derisa kur të marrësh përgjigjen. Nuk merret kryetari i Partisë Demokratike me bravat. Ndoshta te Syri Tv merret Berisha me bravat. Si mund të pranosh të bësh pyetje për bravat. Unë nuk di të rregulloj asnjë bravë. “

Akuzave të Berishës se Basha ka marrë përforcime që dy ditë më parë për të mbajtur me dhunë selinë blu, Basha i është përgjigjur duke thënë se ka dokumente dhe qëndrime zyrtare të PD-së, të cilat i paraprijnë skenarëve të mundshme nga ajo që ai e cilëson si trekëndëshi i Bermudës.

“Ka dokumente dhe qëndrime zyrtare të Partisë Demokratike. Duke menduar që trekëndëshi i Bermudës mund të mendonte çdo skenar ka marrë parasysh çdo gjë”, deklaroi ai. 

Etiketa: BASHAberishaPDselia blu

Lajme të lidhura

“O Rame, ky nuk e di ku bie Shqipëria!” Aktivisti Gent Progni zbulon gafën e Kanye West, këngëtari s’e ka idenë se ku do të këndojë
Aktualitet

“O Rame, ky nuk e di ku bie Shqipëria!” Aktivisti Gent Progni zbulon gafën e Kanye West, këngëtari s’e ka idenë se ku do të këndojë

12:21 - 11/07/26
Zhupa shprehet se  realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës, reagon Balla: Zogjve të bufit ju duket vetja si flamingo
Aktualitet

Zhupa nxjerr videon: Aeroporti në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, si gënjeu Balla në Strasburg!

11:38 - 11/07/26
Dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama vazhdon justifikimet: Është investim, ato para do rikthehen!
Aktualitet

Dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama vazhdon justifikimet: Është investim, ato para do rikthehen!

11:08 - 11/07/26
Para
Lulzim Basha “godet” te pika e dobët Berishën: Kërkon të bëjë të gjithë partinë “non grata”

Lulzim Basha “godet” te pika e dobët Berishën: Kërkon të bëjë të gjithë partinë “non grata”

Discussion about this post

TË FUNDIT

“O Rame, ky nuk e di ku bie Shqipëria!” Aktivisti Gent Progni zbulon gafën e Kanye West, këngëtari s’e ka idenë se ku do të këndojë
Aktualitet

“O Rame, ky nuk e di ku bie Shqipëria!” Aktivisti Gent Progni zbulon gafën e Kanye West, këngëtari s’e ka idenë se ku do të këndojë

12:21 - 11/07/26

Teksa vendi ynë është përfshirë nga një valë e gjerë protestash dhe reagimet kanë shpërthyer masivisht kundër një vendimi të...

Lexo më shumë
As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot

As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot

11:53 - 11/07/26
Zhupa shprehet se  realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës, reagon Balla: Zogjve të bufit ju duket vetja si flamingo

Zhupa nxjerr videon: Aeroporti në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, si gënjeu Balla në Strasburg!

11:38 - 11/07/26
Dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama vazhdon justifikimet: Është investim, ato para do rikthehen!

Dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama vazhdon justifikimet: Është investim, ato para do rikthehen!

11:08 - 11/07/26
Yamal “kërcënon” hapur Francën: Duhet të keni frikë nga ne, ju kemi eliminuar edhe më herët

Yamal “kërcënon” hapur Francën: Duhet të keni frikë nga ne, ju kemi eliminuar edhe më herët

11:03 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com