GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha del nga selia blu, i drejtohet parlamentit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha del nga selia blu, i drejtohet parlamentit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD, Lulzim Basha i shoqëruar nga grupi parlamentar i PD, është nisur drejt Parlamentit për nisjen e seancës së parë plenare. PD kthehet në Kuvend, 30 muaj pasi braktisi mandatet në shkurt 2019.

Sot, 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit, nga ku 74 PS, 59 PD, 4 LSI dhe 3 PSD, do të ulen në sallën e Kuvendit për të shënuar nisjen zyrtarisht të kësaj legjislature.

Rregullorja e Kuvendit përcakton se drejtues i seancës së parë plenare është deputeti më i vjetër në moshë, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Këtë përgjegjësi do e ketë deputetja e PS-së Luljeta Bozo.

Seanca e parë pritet të ketë më së shumti një atmosferë formale, ku do të nisë procesi i verifikimit të mandateve të ligjvënësve dhe betimit të tyre. Kjo do të jetë seanca e parë, pas të cilës do të thërritet një e dytë, në të cilën do të votohet kryetari i ri i Kuvendit. Gijotina.com, njoftoi më herët se seanca e dytë do të nisë në orën 17:00.

Surprizat këtë seancë i rezervoi PD, ku ditën e enjte, Lulzim Basha deklaroi se Sali Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, deri në zbardhjen e plotë të vendimit të DASH, e ku të sqarohet e gjithë e vërteta.

Basha tha se “Partia Demokratike është partia më pro-amerikane dhe më pro-europiane dhe ky vendim do të shmang keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, dhe do i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8 vjeçar i Edi Ramës”.

Në mbledhjen e grupit parlamentar që zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes, mësohet se Basha mbajti përgjegjësinë për vete duke deklaruar se nuk do e kalojë në votim, me pretekstin se partia demokratike do të përçahet.

Berisha pas këtij veprimi të Bashës ka deklaruar se nuk do të krijoj një grup të ri, por do të vazhdoj betejën për të rikthyer sovranitetin e PD.  Madje, në daljen e tij për media, ai ka artikuluar dhe dorëheqjen e liderit të sotëm të opozitës, duke u shprehur se duhet të kishte dhënë dorëheqjen pesë herë para se të vriste sovranitetin e PD.

Etiketa: Lulzim BashaPD

Lajme të lidhura

Propaganda me dialog/ Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama sërish nxjerr ftesat
Aktualitet

Propaganda me dialog/ Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama sërish nxjerr ftesat

08:52 - 01/11/26
BBC, jehonë revoltës së studentëve: Vala e protestave në Shqipëri kërkon largimin e Ramës
Aktualitet

BBC, jehonë revoltës së studentëve: Vala e protestave në Shqipëri kërkon largimin e Ramës

08:44 - 01/11/26
Profesor Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore
Aktualitet

Profesor Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

08:23 - 01/11/26
Para
Basha del nga selia blu, i drejtohet parlamentit

Nuk i dorëzohet presionit të SHBA, Sali Berisha mbërrin në Kuvend

TË FUNDIT

KLSH gjen shkelje pa fund në buxhetin 2025, miliona euro dëm ekonomik
Aktualitet

KLSH gjen shkelje pa fund në buxhetin 2025, miliona euro dëm ekonomik

09:37 - 01/11/26

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga...

Lexo më shumë
Aksident te “21 dhjetori”/ Makina del nga rruga dhe përplas shtyllën e semaforit  

Aksident te “21 dhjetori”/ Makina del nga rruga dhe përplas shtyllën e semaforit  

09:28 - 01/11/26
Këmbimi valutor 1 nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Këmbimi valutor 1 nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

09:01 - 01/11/26
Propaganda me dialog/ Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama sërish nxjerr ftesat

Propaganda me dialog/ Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama sërish nxjerr ftesat

08:52 - 01/11/26
BBC, jehonë revoltës së studentëve: Vala e protestave në Shqipëri kërkon largimin e Ramës

BBC, jehonë revoltës së studentëve: Vala e protestave në Shqipëri kërkon largimin e Ramës

08:44 - 01/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com