GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Basha lëshoi pllumbat”, Balla për çështjen e “Toyota Yaris”: Ç’do mbjellësh do korrësh

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tritoli në banesën e Dukës, Balla mbron Veliajn: Mos politizoni çështjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka komentuar ardhjen e shtatë prokurorëve belgë në Tiranë dhe thirrjen në prokurori të kreut demokrat Lulzim Basha për çështjen e “Toyota Yaris”, ku ky i fundit akuzoi Ballën si klientin e 3.4 milionë euro që u kapën në vend.

Para gazetarëve, Balla ironizoi Bashën duke e krahasuar me Berishën, ndërsa tha se akuzat e tij u hodhën poshtë nga gjykata e cila i dha të drejtë kreut të grupit parlamentar socialist.

“Kemi qenë në këtë korridor të kuvendit të Shqipërisë më pak se 4 vite më parë, kur zoti Basha lëshoi një akuzë që u provua nga shkalla e parë si e pavërtetë dhe Basha u dënua penalisht nga gjykata për akuzë të pavërtetë. Thonë që e vërteta vonon, por nuk harron dhe sot jemi në kushtet kur historia është zbardhur dhe akuzuesi është në kushtet e një të dyshuari. Por jam i kënaqur që mënyrat e Sali Berishës për akuza të pavërteta ndaj kundërshtarit, po marrin përgjigjet e merituara. Sot jemi në kushtet që Lulzim Basha për leksionet e gabuara të Berishës duhet të paguajë kostot. Se ju e mbani mend që ishte gafa e radhës e Bashës 7×7 bëjnë 42 dhe unë qesha, ndaj ai lëshoi atë akuzën që lëshoi. Tani ka gjithë kohën në dispozicion dhe tu përgjigjet prokurorëve belgë dhe shqiptarë meqë kishte kaq shumë informacion. Luli me dijeni apo padijeni dëmtoi një operacion policor që mund të çonte në arrestimin e shumë personave. Se ca bën zoti Basha me pëllumbat që lëshon vetë, është puna e tij. Është duke korrur atë që ka mbjellë vetë”, tha Balla.

Kujtojmë se kjo çështje daton që në qershor 2018-të, ku policia, pas deklaratave të Bashës në Kuvend konstatoi një shumë prej 3.4 milion euro në një makinë tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit. Shuma u fut ilegalisht dhe dyshohet nga SPAK se janë para të ardhura nga një aktivitet i paligjshëm në Belgjikë. Në lidhje me këtë çështje gjykata e Tiranës dënoi Ervis Vladin, si personi i cili i futi këto shuma për akuzën e “Mosdeklarimit të të hollave në kufi”.

Etiketa: ballaBASHA

Lajme të lidhura

“Organizatorë dhe protestues të jemi një”, qytetarja në revoltën kundër Ramës: Vendimet duhet t’i marrim bashkë
Breaking Views

“Organizatorë dhe protestues të jemi një”, qytetarja në revoltën kundër Ramës: Vendimet duhet t’i marrim bashkë

22:47 - 18/09/26
“Edi Rama frikacak do të çojmë ty në SPAK”, protestuesit vijojnë marshimin: Ju erdhi fundi!
Breaking Views

“Edi Rama frikacak do të çojmë ty në SPAK”, protestuesit vijojnë marshimin: Ju erdhi fundi!

21:17 - 18/09/26
Aktivisti Kola: Të bëhemi bashkë përtej partive, të shpëtojmë Shqipërinë
Breaking Views

Aktivisti Kola: Të bëhemi bashkë përtej partive, të shpëtojmë Shqipërinë

20:45 - 18/09/26
Para
Shkodër/ Katër djem të vrarë, babai i Prekë Tonajt në gjendje të rëndë

Shkodër/ Katër djem të vrarë, babai i Prekë Tonajt në gjendje të rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Organizatorë dhe protestues të jemi një”, qytetarja në revoltën kundër Ramës: Vendimet duhet t’i marrim bashkë
Breaking Views

“Organizatorë dhe protestues të jemi një”, qytetarja në revoltën kundër Ramës: Vendimet duhet t’i marrim bashkë

22:47 - 18/09/26

Qytetarë të shumtë ishin prezent në protestën e 111-të para Kryeministrisë. Një protestuese u shpreh se në këtë protestë të...

Lexo më shumë
“Edi Rama frikacak do të çojmë ty në SPAK”, protestuesit vijojnë marshimin: Ju erdhi fundi!

“Edi Rama frikacak do të çojmë ty në SPAK”, protestuesit vijojnë marshimin: Ju erdhi fundi!

21:17 - 18/09/26
Mbahet protesta në Prishtinë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Mbahet protesta në Prishtinë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

21:11 - 18/09/26
Emri i një pensionisti u përdor për ndryshimin e 45 identiteteve. Pezullohen 2 zyrtarë, Indrit Aliu në kërkim

Emri i një pensionisti u përdor për ndryshimin e 45 identiteteve. Pezullohen 2 zyrtarë, Indrit Aliu në kërkim

20:56 - 18/09/26
Aktivisti Kola: Të bëhemi bashkë përtej partive, të shpëtojmë Shqipërinë

Aktivisti Kola: Të bëhemi bashkë përtej partive, të shpëtojmë Shqipërinë

20:45 - 18/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com