GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha mesazh Berishës: Nëse plani është shantazhi për të sabotuar PD në zgjedhje, ky është fundi!

18:04 - 15/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha mesazh Berishës: Nëse plani është shantazhi për të sabotuar PD në zgjedhje, ky është fundi!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i propozoi Kryesisë së PD thirrjen e Kuvendit Kombëtar në 18 dhjetor sipas një rendi dite me 3 pika.

Por përpos kësaj, mbledhja është shoqëruar edhe me shumë debate mes Bashës dhe Palokës sa i përket lëvizjeve që po bën Sali Berisha.

Teksa i drejtohej me një mesazh Sali Berishës, Basha i ka drejtuar disa pyetje ndaj tij.

“Nëse plani është shantazhi për të sabotuar PD në zgjedhje, ky është fundi. Kush më shpjegon çfarë pune ka Suel Çela, që mban peng kryetarët e grupseksioneve për të firmosur formularët?” – tha Basha.

Në diskutim ka ndërhyrë dhe deputeti Edi Paloka, i cili ka thënë Bashës se nëse kishte fakte, t’i depozitonte në prokurori.

“Çoji ne prokurori Kryetar, mos na i trego këtu” – ka thënë Paloka.

Ndërkohë Basha i është përgjigjur duke thënë se është aq i përgjegjshëm sa të mos fus prokurorinë në parti, ndërsa ka thënë se Sali Berisha duhej të kishte mbajtur fjalën dhe të mos e kishte përfshirë PD-në ne konfliktin e tij personal me SHBA.

“Jam aq i përgjegjshëm sa të mos fus prokurorinë në parti, por ajo që dua të them është se gjithçka mund të ishte shmangur, nëse Sali Berisha do të kishte mbajtur fjalën dhe të mos e kishte përfshirë PD ne konfliktin e tij personal me SHBA. PD ka institucione, ka statut dhe nuk ka për të patur struktura paralele. Më 11 Dhjetor, mund të ketë tubim, por jo kuvend të PD. Paloka foli për mungesë vemendje nga unë për masakrën zgjedhore. Si i shërbehet kauzës së masakrës zgjedhore, kur të njëjtët persona janë thirrur, janë shtyrë apo u është shkelur syri nga Edi Rama per t’u përfshirë me formularët e PD? Nuk më dhatë asnjë përgjigje çfarë interesi ka Suel Çela? Po Qifja? Ça interesi ka Tom Doshi përveçse për të përçarë PD?” – është shprehur Basha.

Ai më tej ka thënë se nëse qëllimi i Foltores është t’i bëjë shantazh PD-së me sabotim të çfarëdo zgjedhjesh që kemi përpara, ky është një fund realisht i dhimbshëm për përmasat e figurës së tij, por për Shqipërinë e tij.

“Nëse plani i “Foltores”, i Sali Berishës është t’i bëjë shantazh PD-së me sabotim të çfarëdo zgjedhjesh që kemi përpara, po ju them se e ka shumë gabim. Është një fund realisht i dhimbshëm për përmasat e figurës së tij, e kontributit të tij jo thjesht për PD, por për Shqipërinë tij. Shantazh PD-së se “po erdhën zgjedhjet, ne do t’ju dëmtojmë, që ju të mos arrini rezultat përballë Edi Ramës, ky është fundi. Uroj që të paktën këtë hap të mos e hedhë” – është shprehur Basha.

Etiketa: fundiLulzim BashaMesazhPDSali BerishashhantazhiZgjedhjet

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
Ylli i “Twilight” fejohet me të dashurën

Ylli i “Twilight” fejohet me të dashurën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com