GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Basha ndryshon dyert e selisë, Berisha: Turp, nuk mposhtemi nga dyert dhe bravat

12:15 - 04/01/22
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha ndryshon dyert e selisë, Berisha: Turp, nuk mposhtemi nga dyert dhe bravat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar ndaj lëvizjeve të fundit në Partinë Demokratike, ku mëngjesin e sotëm në xhamat e përparmë të derës kryesore të selisë blu u veshën me letër ngjitëse që ka të printuar logon dhe simbolet e partisë. Berisha ka akuzuar kreun e PD-së Lulzim Basha se po tentojë të privatizojë këtë forcë politike, duke e shndërruar në bunkier të vetmisë së tij. Ai i ka cilësuar këto ndryshime si akte turpi dhe paniku nga ana e Bashës.

“Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjetër të izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegatë dhe 43 385 anëtarë që firmosen shkarkimin e tij ai ka vendosur në prag të protestës paqësore të demokratëve ta kthejë shtëpinë e tyre ne bunkerin e vetmisë dhe pazareve te tij. Kështu, në një akt turpi dhe paniku të denjë vetëm për një apartcik të marre peng ai ndërron brava dhe po vendos dyer te blinduara për të shndërruar shtëpinë e demokratëve, selinë e Partisë Demokratike, në bunkerin e tij privat”, thuhet në deklaratë.

Berisha shtoi se përtej këtyre ndryshimeve ai dhe Komisioni i Rithemelimit të PD-së, i krijuar nga vet ai, nuk do të mposhten nga dyert dhe bravat.

“Me ketë rast i kujtojmë Lulzim Bravës që mendon se me dyer dhe brava do të mposhtë shumicën dhe pluralizmin në Shqipëri se ata  që shembën regjimin më gjakatar ne ‘90 nuk do të lejojnë kurrë asnjë derë bravë, hekur apo shul të mbaje peng vullnetin e tyre të shprehur përmes votës së lire. Partia Demokratike ka lindur si shtëpi e lirisë dhe e tille do të vijojë të mbetet, kurse Lulzim Pengu se bashku me pengmarrësin e tij do kenë fatin e atyre qe bunkerizuan Shqipërinë”, thuhet në deklaratë.

Berisha i ka lënë afat Lulzim Bashës që t’i lirojë zyrën e kryetarit të PD-së deri në datën 5 janar me argumentin se Kuvendi i 11 dhjetorit e ka shkarkuar me firmën e 4446 delegatëve.

Etiketa: BASHAberishaPD

Lajme të lidhura

Vrasje në burgun e Koridallos, zbardhet se Jani Aliaj kishte qenë shënjestër edhe më herët
Aktualitet

Vrasje në burgun e Koridallos, zbardhet se Jani Aliaj kishte qenë shënjestër edhe më herët

14:21 - 20/01/26
Mbrohet shefi i QSUT: Pacienti ishte në gjendje të rëndë me hemorragji, ndërprerja e dritave nuk ndikoi në kujdesin mjekësor
Aktualitet

Mbrohet shefi i QSUT: Pacienti ishte në gjendje të rëndë me hemorragji, ndërprerja e dritave nuk ndikoi në kujdesin mjekësor

14:10 - 20/01/26
Vangjeli: Pas përmbytjes, ujësjellësi i Durrësit i jep tenderin kompanisë së burrit të kryebashkiakes Emirjana Sako
Aktualitet

Vangjeli: Pas përmbytjes, ujësjellësi i Durrësit i jep tenderin kompanisë së burrit të kryebashkiakes Emirjana Sako

13:50 - 20/01/26
Para
E “kryqëzuan” për “blindimin”, Basha: PD, kurrë e hapur për trafikantët e Berishës

E “kryqëzuan” për "blindimin", Basha: PD, kurrë e hapur për trafikantët e Berishës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasje në burgun e Koridallos, zbardhet se Jani Aliaj kishte qenë shënjestër edhe më herët
Aktualitet

Vrasje në burgun e Koridallos, zbardhet se Jani Aliaj kishte qenë shënjestër edhe më herët

14:21 - 20/01/26

E ardhmja e kriminelit të ashpër shqiptar,Jani Aliaj, i cili u vra dje në burgun e Koridallos nga një i...

Lexo më shumë
Mbrohet shefi i QSUT: Pacienti ishte në gjendje të rëndë me hemorragji, ndërprerja e dritave nuk ndikoi në kujdesin mjekësor

Mbrohet shefi i QSUT: Pacienti ishte në gjendje të rëndë me hemorragji, ndërprerja e dritave nuk ndikoi në kujdesin mjekësor

14:10 - 20/01/26
Vangjeli: Pas përmbytjes, ujësjellësi i Durrësit i jep tenderin kompanisë së burrit të kryebashkiakes Emirjana Sako

Vangjeli: Pas përmbytjes, ujësjellësi i Durrësit i jep tenderin kompanisë së burrit të kryebashkiakes Emirjana Sako

13:50 - 20/01/26
Ministria e Drejtësisë nis 22 inspektime, noterët përballen me gjoba dhe masa disiplinore

Ministria e Drejtësisë nis 22 inspektime, noterët përballen me gjoba dhe masa disiplinore

13:35 - 20/01/26
Pas gati një shekulli, ujërat e Radikës u bekuan sërish në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut

Pas gati një shekulli, ujërat e Radikës u bekuan sërish në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut

13:21 - 20/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com