GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha nga Lezha: Më 25 prill u ndal shpresa e shqiptarëve për ndryshim

12:05 - 31/05/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha nga Lezha: Më 25 prill u ndal shpresa e shqiptarëve për ndryshim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Lulzim Basha, ditën e sotme ka zhvilluar takim me qytetarët në Lezhë.

Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se pavarësisht masakrës së 25 prillit, Partia Demokratike është e vendosur për të luftuar më me shumë forcë.

Ai gjithashtu theksoi se beteja e vetme e kësaj force politike është me kryeministrin Edi Rama.

Fjala e plote:

Pavarësisht sakrificës së demokrateve anembanë Shqipërisë dhe fitoreve përballë mekanizmit të masakrës zgjedhore si këtu në Lezhë apo më mirë të themi përkundër mekanizmit të masakrës zgjedhore si këtu në Lezhë, fakti është se më 25 prill u ndal shpresa e shqiptarëve për ndryshim. 25 prilli nuk i dha përgjigje asnjë prej pyetjeve dhe shqetësimeve të lezhjanëve dhe shqiptarëve. Përkundrazi i thelloi ato akoma më shumë.

Dhe mbi të gjitha vuri një pikëpyetje finale, ekzistenciale, jetike, jo pra, jo thjeshtë për të nesërmen europiane të vendit, por për atë çfarë Shqipëria është dhe do të jetë një demokraci apo një autokraci?  Prej vitesh jetojmë në një regjim i cili ka tjetërsuar hap pas hapi institucionet. Prej vitesh jetojmë në një vend ku dhunuesi numër një i ligjit është vetë shteti dhe i pari i ekzekutivit.

Megjithatë mobilizimi ynë, mobilizimi juaj ishte shembullor. Dhe rezultati i arritur pavarësisht prej mekanizmave të masakrës zgjedhore, tregon qartë dy burimet kryesore të forcës që kemi ne si Parti Demokratike dhe që na mban në këmbë e që na ka nxjerrë nga kjo betejë më të fortë sesa ç’hymë në këtë betejë numerikisht por edhe moralisht.

Burimi i parë është ai i vlerave që bashkëndajmë brenda kësaj familjeje dhe që projektojmë tek shoqëria, tek komuniteti, tek lezhjanët e ndershëm, tek shqiptarët e ndershëm. Vlerat me të cilat kemi lindur të një partie të demokracisë e lirisë. Si një parti që përmbysi komunizmin dhe e çoi vendin drejtë stacioneve të ëndërruara prej gjeneratash, si anëtarësimi në NATO, heqja e vizave dhe avancimi në rrugën e integrimit Europian.

Të gjitha arritjet tuaja, të gjitha arritjet tona,  të gjitha arritje të demokratëve të Partisë Demokratike. Asnjë arritje e shënuar nën qeverisjen e kundërshtarit tonë. Dhe me këto vlera u futëm dhe në këtë betejë.  Kontrasti kurrë nuk ka qenë më i qartë, mes grupit të horrave dhe kriminelëve që u kandiduan apo që i mbështetën kandidatët e tyre dhe njerëzve të ndershëm më të cilët ne dolëm në këtë betejë, intelektualëve, njerëzve të ndershëm të Lezhës, të Kurbinit, Mirditës e të mbarë Shqipërisë.

Ne dolëm në këtë betejë si asnjëherë që nga 91 pa poseduar asnjë instrument pushteti institucional, por vetëm me pushtetin moral që diktonim për shkak të vendimeve dhe betejave të cilat na barazuan me qytetarët edhe në instrumentat e betejës zgjedhore siç na barazuan dhe në staturë, por edhe  në shqetësimet që bashkëndanim me ta.

Etiketa: LezheLulzim Basha

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Kërkesa e studentëve për uljen e tarifave, përgjigjet rekorti i UT: Nuk do të ketë ulje tarifash

World University Rankings: Universiteti i Tiranës në vendin e 301 nga 350 universitete të Rajonit ECA

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com