GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Basha nuk po kontribuon në bashkim”, Bylykbashi: Një parti e përçarë nuk fiton

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvendi i 11 dhjetorit, Bylykbashi tregon se si do të verifikohen firmat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi foli për zhvillimet në PD, nga dorëheqja e Lulzim Bashës te rikthimi i Sali Berishës. Bylykbashi solli në vëmendje gabimet që çuan në humbjet e njëpasnjëshme të Partisë Demokratike, ndërsa ka folur edhe për qëndrimet e tij lidhur me çështje të ndryshme  brenda opozitë duke mos u dakordsuar me shumë qëndrime të Bashës.

“Vendimi ka qenë një moment çlirimi përtej PD. Ishte kulmimi i një procesi që duhet të kishte ndodhur më herët. Nëse gjykata do të kishte vendosur më herët nuk do ta kishim pasur 8 janarin sepse Basha do të ishte larguar më herët. U njoh zyrtarisht Kuvendi i 11 dhjetorit dhe njohu statutin e ri që i heq pushtetin kryetarit dhe gjithashtu njohu shkarkimin e Bashës, më pas dorëheqja është folklor, ai është shkarkuar. Në çdo rast Basha ka ikur, nëse do të kthehet apo jo janë hipoteza. Tashmë e dinë të gjithë që ai njeri e futi në një krizë të rëndë PD ka ikur tashmë, politikisht është një figurë që ka eksperiencë” – ka thënë Bylykbashi.

Referuar deklaratës së Bashës i cili tha se do të punojë që të kthehet shpresa në PD,  Bylykbashi tha se teza e tij është pa asnjë bosht. Sipas tij, kontributi i tij është të mos bëjë atë që ka bërë deri më sot, përçarjen.

“Ka qenë një ekzekutor i mirë i detyrave, ka tentuar të vetëpronësojë arritje që nuk ishin të tijat, por të Sali Berishës. Pra ajo tezë e Lulzim Bashës është pa bosht. Është një retorikë që përgjigjen e mori më 6 mars. Ajo që shtrohet sot, është që Basha në këtë proces që thotë se po bën, apo kontribuan në bashkimin e partisë? Jo nuk po e bën. Duhet ta bëjë, por kontributi i tij është të mos bëjë atë që ka bërë deri më sot, përçarjen. Largimi nga Grupi Parlamentar i Berishës ishte antikushtetues. Kisha pikëpyetjet e mia që do ta merrte atë vendim, por mendoja që Basha do të kishte prioritet interesin e PD dhe një parti e përçarë nuk fiton” – u shpreh deputeti i PD.

Bylykbashi gjithashtu zbuloi se në 2017-ën i ka kërkuar Berishës të rikthehej, pasi sipas tij, Basha nuk e çonte PD-në në fitore.

“Në një parti politike nuk është çështja raporti miqësor por interesat e përbashkët. Isha dërguar në negociata për t’u vrarë në betejë, por diçka që ndodhte ndryshe më pas, por ajo është çështje e tij dhe një gjë e tillë nuk më ka ndodhur me Berishës. Në 2017  i kam kërkuar zotit Berishës të rikthehej se Basha nuk na çonte në fitore. Ndërgjegjësimi se Basha duhet të largohej ka qenë më herët…Por mund të them që kur na solli në 16 maj 2021 aktin e thirrjes për zgjedhjet e reja për kryetar i kam dalë kundër, duke i thënë se nuk ishte koha…Kam kërkuar një analizë dhe të mbahej llogari për vendimet e mëdha strategjike të gabuara, çadra, humbja e  2017, marrëveshja e 2017 , djegia e mandateve, këto janë gabime strategjike që groposin një forcë politike” – ka thënë më tej Bylykbashi.

 

 

Etiketa: bashkimkontribuonLulzim Bashapartipercare

Lajme të lidhura

Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!
Aktualitet

Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!

19:23 - 26/08/26
88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!
Aktualitet

88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

18:05 - 26/08/26
Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve
Aktualitet

Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve

15:51 - 26/08/26
Para
“Jemi në Ramazanin e 1443-të”, Hoxha Ahmed Kalaja jep këshilla për agjërimin

"Jemi në Ramazanin e 1443-të", Hoxha Ahmed Kalaja jep këshilla për agjërimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi
Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi

19:43 - 26/08/26

I shumëkërkuari i drejtësisë, Ergys Agasi, është arrestuar nga policia pasditen e sotme. Agasi ka rënë në pranga në qytetin...

Lexo më shumë
Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!

Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!

19:23 - 26/08/26
Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari

18:53 - 26/08/26
“Pse filmon?”/ Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person në zonën turistike shqiptare

“Pse filmon?”/ Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person në zonën turistike shqiptare

18:32 - 26/08/26
88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

18:05 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com