GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha: S’kemi hedhur gaz lotsjellës, janë përdorur fikëse zjarri

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha: S’kemi hedhur gaz lotsjellës, janë përdorur fikëse zjarri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë në një prononcim për mediat nga selia blu, se është i vendosur ta dërgoj deri në fund misionin e ndërmarrë. Pyetjes se a do të kalojë në një votëbesim, Basha iu përgjigj se jo dhe se do të bëj gjithçka për të ngjallur shpresën.

“Demokratët janë të vendosur të bëjnë atë që kanë marrë si mision, për t’i shërbyer njerëzve. Unë jam vendosur në këtë mision. E di që kam njerëz që s’më duan në drejtimin e PD, s’më do Berisha, Rama, Zamir Mane, Shefqet Kastrati, një pjesë pronar medias.

Ju nuk doni të jeni pjesë e kësaj kaste. Ju doni të jeni njerëz të lirë. Misioni im ky është, të bëj gjithçka e as të mos dorëzohem e që shpresat tuaja, të bëhen realitet, e ju të mos jeni skllevër i tranzicionit”, u shpreh Basha.

Më tej Basha tha se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi nuk ka përdorur mjete me lëndë plasëse, për të cilën akuzohet nga policia. Ai tha se nga brenda godinës nuk është përdorur gaz lotsjellës, e se i vetmi material është zjarrfikësja.

“Dua të refuzoj çdo akt dhune që është kryer nga një grusht banditësh të sjellë nga Sali Berisha këtu, e jo nga demokratët. Ata patën ardhur me një qëllim, që nëse kjo parti nuk kthehej në një bunker për të të shkatërrohet PD. Ai donte të kthente gjak. E patë se si qeshte dje e sot. Ai u kthye në skenën e krimit dhe qeshte. Pjesa tjetër është manovër e Edi Ramës dhe Sali Berishës. Gazment Bardhi s’ka të bëj me lëndë plasëse. Ne jemi mbrojtur me bombola me materialin që fik zjarrin. Kur policia ndërhyri me zjarr efekti ishte i tmerrshëm.

Kjo hedh poshtë gënjeshtrën e Berishës dhe Ramës. Këta janë dy gënjeshtarë patologjikë. Nuk dua të flas me shumë se sa kam folur për ata të dy. Ata mendojnë që kjo dhunë mund të na ketë frenuar në rrugën drejt ndryshimit. Shumica e shqiptarëve duan ndryshim dhe autorët e kësaj ngjarje janë trekëndëshi i Bermudës. Sfida jonë është që ditë pas dite ta rindërtojmë jo vetëm PD, por edhe shpresën e shqiptarëve ku shumica do të jetë shumicë dhe pakica do të japë llogari për të gjitha ato që i ka bërë shumicës drejt kësaj dite” – tha Basha.

Etiketa: fikese zjarrigazLulzim Basha

Lajme të lidhura

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan
Aktualitet

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?
Breaking Views

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Para
Shkollat pa ngrohje, Veliaj bën tenderin pa garë natën e Vitit të Ri: 330 mln për lëndë djegëse

Shkollat pa ngrohje, Veliaj bën tenderin pa garë natën e Vitit të Ri: 330 mln për lëndë djegëse

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com