GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha: Te Koalicioni Euroatlantik janë demokratët që..

17:23 - 06/05/25
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha: Te Koalicioni Euroatlantik janë demokratët që..
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në intervistën për një emision televiziv drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, deklaroi se në zgjedhjet e 11 majit, alternativa e vetme e demokratëve të vërtetë përball Ramës është Koalicioni Euroatlantik, me numrin 4 në fletën e votimit. Ai tha se këtë e tregon edhe qyndrimi në parlament që nuk bashkuan votat me kryeministrin për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu, as për të mbyllur listat, as për të ngritur kulla betoni.

“Te Koalicioni Euroatlantik janë demokratët e sakrificë, ata që kanë qëndruar me qytetarët dhe kanë bërë betejat më të forta kundër Edi Ramës. Nuk kemi bashkuar vota për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu, as për të mbyllur listat, as për të ngritur kulla betoni me Ramën. Këto i kanë bërë ata që sot pretendojnë se përfaqësojnë opozitën, por që në fakt janë një fasadë”, tha Basha.

Ai u bëri thirrje të gjithë demokratëve të zhgënjyer apo të pavendosur që deri më 11 maj të rikthehen te forca që mishëron vlerat e tyre historike.

Në listën tonë janë drejtuesit e vërtetë të Partisë Demokratike, njerëz që kanë sakrifikuar gjithçka. Ndërsa tek 1-shi është Ilir Meta, Elvis Roshi, Pëllumb Shullazi, simbol i krimit dhe korrupsionit të lidhur me Edi Ramën” – tha ndër të tjera Basha.

 

Pjesë nga intervista:

 

Te Koalicioni Euroatlantik janë demokratët e sakrificave, njerëz që kanë qëndruar në krah qytetarëve, njerëz që kanë bërë betejat më të forta me Edi Ramën. Që nuk kanë bashkuar votat me Edi Ramën për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu siç kanë bërë ata; që nuk kanë bashkuar votat me Edi Ramën për të mbyllur listat siç bërë ata që përmendët ju; që nuk janë bashkuar me Edi Ramën në afera e kulla betoni në Tiranë e anë e mbanë. Demokratët e vërtetë, partia e vërtetë demokratike është Koalicioni Euroatlantik. Ndaj dhe thirrja ime ndaj të gjithë atyre demokratëve që janë hutuar nga kjo situatë, – e që një pjesë e madhe e kanë gjetur rrugën, shpresoj që një pjesë tjetër do ta gjejë rrugën deri më datë 11, që ta kuptojnë se shpresa e vërtetë e demokratëve është Koalicioni Euroatlantik. Në listën tonë, janë drejtuesit e demokratëve ndër vite që kanë sakrifikuar gjithçka; janë zëdhënësit më të fuqishëm të kauzave të Partisë Demokratike. Tek njishi është Ilir Meta, është Elvis Roshi, është Pëllumb Shullazi- deputeti i Fatos Nanos dhe kryetar bashkie i Edi Ramës; pra janë simbolet e korrupsionet dhe të krimit të lidhur drejtpërdrejtë me Edi Ramën. Keq më vjen, 1-shi sot nuk përfaqëson as sakrificën, as shpresën e demokratëve, ndaj shoh një mbështetje të jashtëzakonshme dhe në rritje tek të gjithë ata që e kuptojnë realisht që Partia e vërtetë demokratike është Koalicioni Euroatlantik në këto zgjedhje, numri 4; 1-shi është Ilir Meta, është Elvis Roshi dhe askush nuk mund të bindet, që të dalësh e t’i thuash shqiptarëve që: unë do ta largoj Edi Ramën, e do luftoj krimin me Elvis Roshin dhe korrupsionin me Ilir Metën.

Etiketa: BASHADemokratë

Lajme të lidhura

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in
Breaking Views

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Para
Bojkotohet sërish Këshilli Bashkiak në Shkodër/ PSD kundër Becit

Bojkotohet sërish Këshilli Bashkiak në Shkodër/ PSD kundër Becit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com