GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha thërret Kuvendin e PD-së në 2 shtator, çfarë pritet të ndodhë

13:46 - 28/08/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha thërret Kuvendin e PD-së në 2 shtator, çfarë pritet të ndodhë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lulzim Basha ka thirrur më datë 2 shtator Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Basha, i cili ka zbuluar edhe logon.

E publikuar fillimisht nga Basha dhe më pas nga të gjithë deputetët mbështetës të tij, logo përmban siglën e Partisë zyrtare dhe një stilizim të shqiponjës së flamurit në ngjyrë portokalli.

Gjithashtu, bëhet me dije se vendi i mbajtjes së Kuvendit, ndryshe nga herët e mëparshme do të jetë Pallati i Sportit Asllan Rusi që pritet të krijojë mundësi për akomodimin e më shumë delegatëve të Kuvendit.

Ky ishte ndër vendimet e para që mori kryesia e partisë fill pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës kryetar.

Mbledhja e organit më të lartë drejtues të partisë pritet të jetë një pikë kulmore e asaj se si do të jetë Partia Demokratike pa Sali Berishën.

Agjenda e Kuvendit Kombëtar

-Ndryshime statutore;

– Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore;

– Miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike.

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, zbulon detaje nga Kuvendi Kombëtar që pritet të mbajë Partia Demokratike më dy shtator.

Sipas deputetit, me mbledhjen e Kuvendit PD synon t’i japë fund paqartësive dhe përplasjeve që kanë shoqëruar Partinë Demokratike gjatë gjithë kësaj periudhe përplasjesh mes dy grupimeve.

Ai nënvizoi se Kuvendi Kombëtar do të shërbejë si pikënisje për hapjen e fushatës për përballjen e Partinë Demokratike me qeverinë.

Ai tha se pas dy shtatorit Partia Demokratike do të bëjë një vlerësim të situatës dhe një formatim të të gjithë strukturave të brendshme të partisë.

“Përveç një vlerësimi të situatës politike në vend, situata me zhvillimet e shumta politike kërkon një përgjigje nga Partia Demokratike në formë të strukturuar. Kuvendi Kombëtar është organi më i rëndësishëm i Partisë Demokratike në një cikël 4- vjeçar, patjetër do të ketë edhe një debat dhe parashikohen diskutime mbi ndryshime statutore për funksionimet, të cilat mendojmë që eksperencën e gjithë këtyre viteve pozitive apo negative do ta materializojmë  në një riformatim të ri të strukturave të Partisë Demokratike.

Do të jetë edhe një proces që do të shtresëzohen, do të hidhen bazat e strukturave të reja të partisë. Pritet një lëvizje që do të prekë çdo segment dhe çdo strukturë të Partisë Demokratike nga qëndra deri në qelizën më të fundit”, – tha Çollaku.

 

 

 

Etiketa: BASHAkuvend

Lajme të lidhura

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK
Breaking Views

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet
Breaking Views

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
Para
Kadastra on line, justifikimi i Ramës: Ka fluks pune në sistem

Kadastra on line, justifikimi i Ramës: Ka fluks pune në sistem

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin
Aktualitet

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë këtë të premte për shembjen e objektit të fundit që pengonte hapjen...

Lexo më shumë
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com