GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Basha thirrje Berishës: Ul thikat, lëri demokratët të bashkohen

20:12 - 04/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha thirrje Berishës: Ul thikat, lëri demokratët të bashkohen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ulni thikat dhe bashkohuni. Kjo ishte thirrja që Lulzim Basha i ka drejtuar demokratëve nga Kamza, atje ku zhvilloi takimin e rradhës, në kuadër të atij që po konsiderohet si turi i rikthemit të ish-kryetarit të Partisë Demokratike.

Duke u shprehur se nuk ka më kohë për të humbur, Basha tha se Sali Berisha problemin e tij personal e ktheu në problem të demokratëve.

Në këtë kuadër ai i bëri thirrje Berishës të parit, që të ‘ulë thikat, pasi ishte ai i pari që i ngriti’, ndërsa theksoi se kundërshtarin e kanë të ulur në familjen e tyre politike.

“U ndërtua një fabul e gënjeshtërt dhe u ndërtua për interesa të një personi dhe disa të tjerëve që i shkonin prapa, të cilët në vend që ta shikonin problemin tek vetja e tyre, tek vetja e tij në këtë rast, shpallën një luftë brenda partisë, brenda demokratëve duke me targetuar mua si problemin kryesor. Ndezën një zjarr brenda shtëpisë tonë. Unë u ndodha brenda një dileme për të vazhduar betejën me këta njerëz, apo për tu përpjekur për ti dhënë një shans atij që e ndezi këtë luftë që të tërhiqej, duke dhënë vetë shembullin e tërheqjes.

Ai e mori problemin e tij personal dhe e ktheu në problem të demokratëve. Unë pa pasur problem personal, ndërmora një akt për t’i dhënë një shans bashkimit të demokrateve. E vërteta është që kjo për fat të keq nuk ndodhi, por gjërat u bën edhe më keq. Ky është momenti kur i vetëdijshëm për përgjegjësitë e mia jam këtu për t’ju thënë jo vetëm ju që keni besuar te kauza e drejtë e demokratëve, tek aleanca me perëndimit, si lufta kundër korrupsionit si dy shtylla të identitetit tonë demokrat, por edhe atyre që besuan për një moment trenin e gënjeshtrave që i kishte bërë kundërshtari ynë kundër meje, por që tani i bën edhe ata që ishin në krahun tim e të djathtë, edhe ky që ishte në krahun tim të djathtë, tani që këto gënjeshtra kanë rënë për tokë nuk kemi më kohë të humbim.

Ulni thikat! Ai që e ngriti i pari dhe që i bëri të tjerët t’i ngrenë thikat vëllait kundër vëllait, demokratit kundër demokratit. Ja cfarë ka ndodhur si rezultat i kësaj. E kemi kundërshtarin tonë politik të ulur këmbëkryq në Kamzë dhe brenda në familjen tonë politike. Të dy kundërshtarët tanë politikë, njëri që merr votat e demokratëve dhe që ka emëruar më shumë se gjysmën e këshilltarëve dhe që bëhet gati me flirte me Edi Ramën dhe vetë Rama që vjen dhe hedh valle me këtë që ka ndërtuar në Kamzë, me ndihmën e atij që e nxiti luftën brenda nesh.

Nuk kam dashur të jap asnjë alibi. Vendimi ka qenë i dhimbshëm, vendim për të sakrifikuar veten time në funksion të interesit të demokrateve. Ai ka bërë të kundërtën ka sakrifikuar interesin e demokrateve për interesa të tij personale”, tha ndër të tjera Basha.

Etiketa: BASHAberishaDemokratetPD

Lajme të lidhura

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE
Breaking Views

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces
Breaking Views

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26
Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Para
Rruga Ismal Qemali në New York, Berisha: Nderim për babain e Pavarësisë

Rruga Ismal Qemali në New York, Berisha: Nderim për babain e Pavarësisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26

Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg...

Lexo më shumë
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com