GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rruga Ismal Qemali në New York, Berisha: Nderim për babain e Pavarësisë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rruga Ismal Qemali në New York, Berisha: Nderim për babain e Pavarësisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një rrugë në New York të SHBA-ve do të mbajë emrin e Ismail Qemalit.

Vendimi është përshëndetur nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili me anë të një postimi në rrjetin social, thekson se ky është një nderim i madh që i bëhet babait të pavarësisë së Shqipërisë.

Berisha ftoi të gjithë bashkatdhetarët të vazhdojnë përpjekjen e madhe në mbështetjen e Shqipërisë dhe të Kosovës, pasi siç shprehet ai “kombi shqiptar ndodhet në një nga udhëkryqet e tij më të rrezikshme në histori”.

“Në 8 vitet e fundit, Shqipëria është boshatisur nga shqiptarët sa kurrë ndonjëherë në një kohë të tillë në historinë e saj. Janë larguar nga Shqipëria në 8 vite mbi 1 milionë banorë të saj”, shkruan Berisha.

Postimi i Berishës

“Të dashur bashkatdhetare dhe bashkatdhetarë të mbledhur sot në një ngjarje të rëndësishme, atë të emërtimit të një rruge në metropolin e SHBA-ve dhe të botës, në Nju Jork, me emrin e Ismail Qemalit, babait të pavarësisë së Shqipërisë.

Burrit të shtetit, të cilit pas Skënderbeut, shqiptarët i detyrohen më shumë se kujtdo tjetër ekzistencën e Shqipërisë së pavarur, por edhe Kosovës së pavarur. Njeriut që në një moment kritik për kombin shqiptar, në një moment kur kombi ynë ndodhej vërtetë para alternativës: “Të jetë, a të mos jetë”, me guximin e flamurit të Skënderbeut, ai ngriti flamurin e pavarësisë në qytetin e Vlorës më 28 nëntor të vitit 1912.

Duke nderuar Ismail Qemalin, ju, miqtë tuaj amerikanë nderojnë historinë e përpjekjeve të mëdha të kombit shqiptar për liri, dinjitet kombëtar dhe pavarësi. Duke nderuar Ismail Qemalin ju nderoni përpjekjet titanike të rilindasve tanë, me të cilën ata projektuan një Shqipëri në perëndim.

Me këtë rast, unë dua të falendëroj nga zemra iniciatorët e kësaj ngjarje, bashkëkryetarët e shoqatës shqiptaro-amerikane, zotërinjtë Naser Nika dhe Dr.Bahri Cekën. Dua të falënderoj gjithashtu, të gjitha shoqatat shqiptaro-amerikane që luajtën, ose mbështetën këtë nismë, dhe bënë të mundur këtë iniciativë të realizohet sot.

Një mirënjohje të thellë për Kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut, Këshillin Bashkiak, parlamentarë të qytetit, të cilët e mbështetën këtë nismë shumë të rëndësishme.

Të dashur bashkatdhetare dhe bashkatdhetarë, duke përfunduar dhe uruar nga zemra për këtë ngjarje, ju ftoj sot ju dhe të gjithë bashkatdhetarët tanë të vazhdojnë përpjekjen e madhe në mbështetjen e Shqipërisë dhe të Kosovës, pasi kombi shqiptar, e vërteta është, ndodhet në një nga udhëkryqet e tij më të rrezikshme në histori.

Në 8 vitet e fundit, Shqipëria është boshatisur nga shqiptarët sa kurrë ndonjëherë në një kohë të tillë në historinë e saj. Janë larguar nga Shqipëria në 8 vite mbi 1 milionë banorë të saj.

Në këtë kontekst një përpjekje e përgjithshme kombëtare është për të rivendosur vlerat e lirisë në këtë vend për të bërë të mundur që kjo tokë e bekuar të ngjallë shpresa dhe të begatojë shqiptarët, t’i kthejë ata nga kudo që ndodhen për të ndërtuar të ardhmen dhe lumturinë e tyre në Shqipëri.
Edhe njëherë, urimet më të përzemërta. Ju faleminderit!”

Etiketa: berishaIsmail QemaliKryesore1New York

Lajme të lidhura

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, autori i arrestuar më parë për plagosje, foto me armë e kanabis
Aktualitet

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, autori i arrestuar më parë për plagosje, foto me armë e kanabis

11:30 - 09/08/26
Zjarr mes dy fshatrave në Gjirokastër, terreni i thyer dhe bimësia vështirësojnë ndërhyrjen
Aktualitet

Zjarr mes dy fshatrave në Gjirokastër, terreni i thyer dhe bimësia vështirësojnë ndërhyrjen

11:00 - 09/08/26
Arrestohet në vilën e tij në Palasë i kërkuari nga SPAK për inceneratorin e Tiranës
Aktualitet

Arrestohet në vilën e tij në Palasë i kërkuari nga SPAK për inceneratorin e Tiranës

10:30 - 09/08/26
Para
Escobar dhe Lajçak të hënën në Kosovë, pritet presion për uljen e tensioneve në veri

Escobar dhe Lajçak të hënën në Kosovë, pritet presion për uljen e tensioneve në veri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sezoni po mbaron, Agolli do blejë 250 MLN lekë çadra dhe shezlone/ Tre tendera për pajisjen e plazheve të Durrësit, i marrin biznesmenët e Niklës
Breaking Views

Sezoni po mbaron, Agolli do blejë 250 MLN lekë çadra dhe shezlone/ Tre tendera për pajisjen e plazheve të Durrësit, i marrin biznesmenët e Niklës

12:01 - 09/08/26

Sezoni turistik po shkon drejt mbylljes, ndërsa qeveria nuk u siguroi edhe këtë vit plazh publik pushuesve vendas dhe turistëve...

Lexo më shumë
Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, autori i arrestuar më parë për plagosje, foto me armë e kanabis

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, autori i arrestuar më parë për plagosje, foto me armë e kanabis

11:30 - 09/08/26
Zjarr mes dy fshatrave në Gjirokastër, terreni i thyer dhe bimësia vështirësojnë ndërhyrjen

Zjarr mes dy fshatrave në Gjirokastër, terreni i thyer dhe bimësia vështirësojnë ndërhyrjen

11:00 - 09/08/26
Arrestohet në vilën e tij në Palasë i kërkuari nga SPAK për inceneratorin e Tiranës

Arrestohet në vilën e tij në Palasë i kërkuari nga SPAK për inceneratorin e Tiranës

10:30 - 09/08/26
Divjaka kundër bashkimit me Lushnjën, djegin teserat e PS: Mos na prekni identitetin!

Divjaka kundër bashkimit me Lushnjën, djegin teserat e PS: Mos na prekni identitetin!

10:00 - 09/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com