GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bashkëpunëtori i Taçit, djali i gjyqtares së tërhequr nga frika e vetingut

11:00 - 12/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkëpunëtori i Taçit, djali i gjyqtares së tërhequr nga frika e vetingut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bledar Lilo dhe Artur Balla janë dy personat e besuar të ish-bosit të naftës Rezart Taçi, të arrestuar sot në Shqipëri për skemën e pastrimit të parave në vlerën 18 milionë euro. Mësohet se, Bledar Lilo është ish-truproja e Taçit dhe aksioner në disa kompani në Shqipëri. Gjithashtu ai dyshohet se ka pastruar paratë në bashkëpunim me një tjetër të besuar të Taçit, kunatin e tij Artur Balla.

Ky i fundit, është djali i gjyqtares së dorëhequr të Tiranës, Dhurata Balla, e cila u tërhoq nga frika se hetimet e procesit të vetingut po thelloheshin dhe KPK i kërkonte më shumë llogari. Sipas njoftimit të publikuar nga vetë KPK, Dhurata Balla me 21 qershor 2021 u dorëhoq pasi iu kërkuan shpjegime lidhur me gjetjet e hetimit administrativ. Balla dha dorëheqjen pasi iu gjetën disa probleme dhe deklarime të pasakta për  një hua nga të afërmit si dhe një akt-marrëveshje për ndërtimin e një pallati, e cila nuk u zbatua.

Në deklaratën e vitit 2004 deklaron shitjen e një shtëpie banimi 3+1  në Krujë, pronë e bashkëshortit, në shumën 2,900,000 lekë, por kjo pronë nuk rezulton e deklaruar në vitin 2003 nga subjekti. Edhe në vitin 2005 deklarohet shitja e një automjeti tip “Benz” në shumën 500,000 lekë, i padeklaruar më parë.

Në vitin 2009, subjekti deklaron një aktmarrëveshje me shoqërinë private “3D Konstruksion shpk” për ndërtimin e një godine shumëkatëshe në truallin 650 m2 të deklaruar në vitin 2003 në Krujë. Në vitin 2010, kjo akt- marrëveshje shfuqizohet, pasi firma ndërtuese nuk arrin të marrë lejen e ndërtimit, ndërsa vetë subjekti si pronare trualli ka detyrimin t’i paguajë firmës ndërtuese  20,000 euro për shpenzimet e kryera deri në këtë fazë. Në vitin 2013 deklarohet shlyerja e një huaje prej 1,000,000 lekësh e marrë tek dhëndri, por sipas KPK këto pasuri nuk janë justifikuar me prova bindëse nga Dhurata Balla. E.H/ gijotina.com/

Etiketa: Artur BallaDhurata BallaRezart Taci

Lajme të lidhura

Arrestohet oficeri i Policisë Gjyqësore në Tiranë, i ngrihen dy akuza
Aktualitet

Arrestohet oficeri i Policisë Gjyqësore në Tiranë, i ngrihen dy akuza

20:31 - 19/03/26
Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë
Aktualitet

Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë

18:58 - 19/03/26
Kanabis në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, reagon Drejtoria e Burgjeve
Aktualitet

Kanabis në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, reagon Drejtoria e Burgjeve

18:34 - 19/03/26
Para
Paris Hilton i jep fund beqarisë, kurororëzohet në martesë

Paris Hilton i jep fund beqarisë, kurororëzohet në martesë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet oficeri i Policisë Gjyqësore në Tiranë, i ngrihen dy akuza
Aktualitet

Arrestohet oficeri i Policisë Gjyqësore në Tiranë, i ngrihen dy akuza

20:31 - 19/03/26

Një punonjës policie, me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë është ndaluar nga AMP....

Lexo më shumë
Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë

Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë

18:58 - 19/03/26
Rama tha se jetonte me qira, Mirlinda Karçanaj zotëron katër apartamente dhe një ullishte

Rama tha se jetonte me qira, Mirlinda Karçanaj zotëron katër apartamente dhe një ullishte

18:50 - 19/03/26
Kanabis në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, reagon Drejtoria e Burgjeve

Kanabis në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, reagon Drejtoria e Burgjeve

18:34 - 19/03/26
Drejtor i Burgut me magazinë kanabisi, i përfshirë edhe përgjegjësi i OSHEE-së

Drejtor i Burgut me magazinë kanabisi, i përfshirë edhe përgjegjësi i OSHEE-së

18:22 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com