GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Bashki apo Mensë? Kryebashkiaku i Krujës jep 90 mln lekë për ushqime dhe mekanik për veten

20:53 - 28/04/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashki apo Mensë? Kryebashkiaku i Krujës jep 90 mln lekë për ushqime dhe mekanik për veten
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Brenda një dite Bashkia Krujë “i ka këputur” 90 milionë lekë, përmes dy tenderëve korruptivë. Ndonëse në media çdo ditë po denoncohen tenderët në shkelje nga këto institucione, gjithashtu KPP ka anuluar me dhjetëra të tillë, sërish vendorët nuk pyes. Bashkia Krujë, gjithashtu ka qenë në qendër të vëmendjen për tenderët problematikë, por këtë herë vjen me dopio.

Me datë 27 prill ka shpallur fituesin për tenderin me objekt “Blerje ushqime me origjine shtazore”, i cili kap vlerën e 2 255. 750,00 ose 22 milionë lekë të vjetra. Së pari, në këtë ngrihet pikëpyetja se çfarë gatuhet për punonjësit e bashkisë,  që duhen shpenzuar 22 milionë lekë. Pasi në dokument sqarohet qartë që këto ushqime do të shkojnë vetëm për institucionin e bashkisë, duke qenë se është autoriteti prokurues dhe institucioni prokuruese i këtij tenderi. Kaq shumë para këto bashki të vogla nuk i shpenzojnë për çerdhet, konviktet, apo azilet e të moshuarve, që në të vërtet kanë nevojë për furnizime. Me pak fjalë Bashkia Krujë është kthyer në një mensë për punonjësit e saj, që detyrat nuk i kryejnë.

Ndërkaq, po të ecim më tutje vërejmë se ky tender ka shkelur rregullin kryesor të ligjit të prokurimeve, atë për konkurrencë të drejtë. Në fakt, në këtë rast nuk ka pasur fare konkurrencë, pasi ka paraqitur ofertë vetëm kompania ‘‘M.C.CATERING” sh.p.k . Pa zhvilluar një garë sipas ligjit Bashkia Krujë ja ka dhënë tenderin kësaj kompania, e cila ka shkelur një tjetër rregull pasi ka paraqitur ofertë shumë të lartë, 99% sa fondi limit. Kur, ligji i prokurimeve kërkon që të merren në konsideratë oferta me vlerë më të ulët.

 37 milionë lekë për mekanik

Po me datë 27 prill, pas tenderit për ushqime, Bashkia Krujë nuk është kënaqur me vjedhjen që ka bërë dhe ka hapur një tender për mekanik. Nuk e di se sa mekanikë mban kjo bashki, ama dokumentet tregojnë se për këtë shërbim, që i ofrohet vetëm Bashkisë do të shpenzohen 37 milionë lekë. Gjithsesi, ajo që e bën më problematik këtë tender është se nuk ka pasur një garë, pasi edhe në këtë raste ka paraqitur ofertë vetëm një kompani.

Në dokumentet e publikuara tregohet se ka paraqitur interes vetëm  kompania ‘’ALI VESELI’’. Këtu Bashkia Krujë në vend që të anulonte tenderin, ka shpallu këto kompani fituese në 10 ditë. Prandaj ky tender është klasifikuar në projektet me “Red Flag”, çka do të thotë që kanë hapësira për abuzime dhe cenojnë konkurrencën në treg.  Kështu bëhet tenderi i dytë që brenda 4 ditësh Bashkia Krujë e mbyll pa garë dhe ka shpallur fituese kompani që kanë dhënë oferta shumë të shtrenjta. Tani KPP dhe APP duhet të zgjohen, pasi tenderët pa garë nga kjo bashki “ulërasin” dhe tregojnë hapur korrupsionin që po bëhet./ E.H/Gijotina.com/

Etiketa: Bashkia Krujekryesore2pa gareshkelje ligjitender per mekaniktender per ushime

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
NASA “godet” Putin/ Prodhon Inteligjencën Artificiale për raketat hipersonike

NASA “godet” Putin/ Prodhon Inteligjencën Artificiale për raketat hipersonike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Lexo më shumë
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com