GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Depozitat e ujit sipër tarracave të pallateve rrezikojnë jetën e banorëve. Bashkia hesht!

09:53 - 07/09/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Depozitat e ujit sipër tarracave të pallateve rrezikojnë jetën e banorëve. Bashkia hesht!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ndër aksionet e Bashkisë së Tiranës menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit ishte heqja depozitave të ujit nga tarracat e pallateve. U fol gjatë, u vu në fokus të aksioneve ku vetë kryebashkiaku Veliaj u pa të ishte pjesë e aksioneve, por edhe në media propagandoi se ky ishte një vendim i domosdoshëm.

Por çfarë ndodhi me këtë aksion të cilësuar të suksesshëm? Asgjë. Siç ndodh gjithmonë me raste të tilla, çudia më e madhe 3 ditë zgjat, kjo ndodhi edhe me këtë nismë që më shumë se punë në terren ishte propagandë në medie.

Gijotina.com u sjell pamjet nga kryeqyteti, në zonën e “Bllokut” ku duket qartë se sa depozita uji janë të vendosura sipër pallateve. Kjo është një zonë në qendër të Tiranës ku është e pamundur të pretendosh se nuk ke kryer inspektime apo nuk ke pasur ankesa nga qytetarët.

Por nga ana tjetër qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë një zgjidhje për të siguruar ujë në shtëpitë e tyre në një kohë që bashkia e Tiranës nuk merr asnjë masë për të zgjidhur përfundimisht këtë problematikë të qytetarëve.

Vendimi i Këshillit Bashkiak që nuk u zbatua

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vendimin për heqjen nga tarraca e pallateve të të gjitha depozitave të ujit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda. Sipas vendimit, Bashkia e Tiranës do të udhëzojë që depozitat e përbashkëta të ujit të vendosën në ambientet e bashkëpronësisë në katet e para, duke i hequr nga tarracat. Në fjalën e tij, para Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Veliaj tha se Tirana duhet të mësojë nga ajo që ka ndodhur pas tërmetit. “Ju propozojmë një vendim të Këshillit Bashkiak, ku Bashkia emeton për të gjithë administratorët e pallateve dhe banorët e Tiranës një udhëzim për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat. Mbi tarracat e pallateve ka një peshë të jashtëzakonshme që është në mënyrë konstante rrezik për jetën e qytetarëve. Kjo histori ka vazhduar për shumë gjatë në qytetin tonë; ne nuk duam të jemi ata që nuk mësojmë nga historia, por që mësojmë prej saj. Ndaj, lipset të bëjmë disa gjëra me këtë vendim të KB: Së pari, marrim vendim për të hequr të gjitha depozitat e ujit nga tarracat, jo për t’i lënë pa alternativë, por që në bashkëpunim me administratorët e pallateve të kenë mundësi që, si pallatet e reja, në hapësirën e përbashkët, në katin e parë ose në një nga vendet e parkimit, të instalojnë një depozitë të përbashkët për të gjithë banorët; pra, jo secili të vetën”, tha Veliaj.

Sipas këtij vendimi, depozitat në tarracë do të lejohen vetëm në rastet kur pas raportit që do të përgatitet me inxhinierë konstruktorë të licencuar, do të ketë miratohet nga shumica e asamblesë së bashkëpronarëve. “Ne do të lejojmë depozita në tarracë vetëm nëse inxhinierët konstruktorë të licencuar i japin aprovim administratorit të pallatit se tarraca e tyre është mjaftueshëm e fortë për të mbajtur atë peshë. Improvizime të tjera nuk do kemi. Kjo është arsyeja pse do i kërkojmë çdo asambleje të pallatit që me administratorin e tyre të bëjë këtë verifikim; do i japim leje të përshpejtuar kujtdo që do të bëjë depozitë të përbashkët të pallatit në katin përdhes, në lulishten apo brezin që ka pallati rreth e qark, por kurrsesi nuk do vazhdojmë me këto rreziqe”, tha Veliaj.

Një nga problematikat e hasura nga inxhinierët shqiptarë dhe të huaj në terren, ishte pikërisht vendosja e depozitave të ujit në tarracat e pallateve, duke sjellë jo vetëm amortizimin e këtyre objekteve, por edhe rrezikuar jetën e qytetarëve. Gijotina.com

Etiketa: Bashkidepozita uji

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Habit trajneri i Holandës/ Van Gaal: Po të isha në krye të Federatës dhe unë veten do kisha zgjedhur

Van Gaal kapet me gazetarin para ndeshjes me Turqinë: Nga futbolli kupton zero

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com