GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Bashkimi Europian padit AstraZeneca për shpërndarjen e vaksinave

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkimi Europian padit AstraZeneca për shpërndarjen e vaksinave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i BE e ka paditur prodhuesin e vaksinave për uljen drastike të dërgesave në BE. Komisioni i BE e ka akuzuar prodhuesin britanik-suedez të vaksinave për mos respektimin e marrëveshjeve.

Për shkak të vonesave masive në shpërndarjen e vaksinave, Komisioni i BE ka akuzuar prodhuesin AstraZeneca për një “shkelje të dukshme” të detyrimeve kontraktuale. Kompania britanike-suedeze” nuk përdori të gjitha instrumentet në dispozicion të saj” për t’i dhënë BE-së në kohë sasitë e kontraktuara, deklaroi në Bruksel të mërkurën avokati Rafaël Jeffareli, i cili e përfaqëson Komisionin e BE dhe vendet anëtare. Në vend të kësaj, kompania “ka dërguar 50 milionë doza në vende të treta”.

Një tjetër mosmarrëveshje si ajo me Brexitin?

Bashkimi Evropian ka kontraktuar vitin e kaluar një kërkesë prej 300 milionë vaksina të AstraZeneca. Në vend të 120 milionë vaksinave sa ishte planifikuar të marrë në tremujorin e parë të këtij viti, kompania i ka dërguar BE-së vetëm 30 milionë. AstraZeneca pohon se ka pasur probleme në fillim të prodhimit. Por AstraZeneca nuk e ka realizuar marrëveshjen e kontraktuar as në tremujorin e dytë të këtij viti, sepse ka vënë në dispozicion vetëm 70 në vend të 180 milionë dozave sa parashikon kontrata.

Vonesat në dërgimin e sasive të kontratkuara kanë dëmtuar rëndë edhe fushatën e vaksinimit të BE. BE ishte i zemëruar në veçanti për shkak të faktit se AstraZeneca ka dërguar në Britani të Madhe të gjitha sasitë e kontraktuara, ndërsa në BE jo.

Mosmarrëveshjet e mëdha 

Komisioni i BE-së ka paditur kompaninë AstraZeneca para gjykatave në Belgjikë në fund të prillit. Ajo kërkon që të dërgohen të gjitha sasitë e planifkikuara prej rreth 200 milionë dozave, deri në mes të qershorit. Ndryshe, do të kërkojë kompensim të dëmit.

AstraZeneca i ka hedhur poshtë kërkesat e BE. Sipas tyre, kontrata parashikon që kompania duhet të bëjë përpjekjet më të mira të mundshme për të arritur synimet e dakorduara.

Avokati i paditësit, Jeffareli deklaroi para gjykatës se AstraZeneca ka pasur mundësinë që të mobilizojë gjashtë vende për prodhim, në mënyrë që të furnizojë me kohë BE-në. Ai bëri të ditur se në fund të vitit të kaluar kjo kompani ka dërguar vaksina madje edhe në Japoni, nga një vendprodhim në Halix të Holandës./ DW

Etiketa: AstraZencaBEgjyqPandemi

Lajme të lidhura

Barra fiskale për qytetarët/ Teliti: TVSH-ja për ujin dhe energjinë elektrike rritet në 21% nga 1 janari 2027
Aktualitet

Barra fiskale për qytetarët/ Teliti: TVSH-ja për ujin dhe energjinë elektrike rritet në 21% nga 1 janari 2027

20:27 - 06/11/26
Paketa fiskale 2027/ Bizneset gjermane kundërshtojnë ndryshimet e taksave: Rriten kostot dhe rrezikohen investimet në Shqipëri
Aktualitet

Paketa fiskale 2027/ Bizneset gjermane kundërshtojnë ndryshimet e taksave: Rriten kostot dhe rrezikohen investimet në Shqipëri

16:42 - 06/11/26
Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë kundër paketës fiskale: Rritja e taksave rrezikon investimet e huaja
Aktualitet

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë kundër paketës fiskale: Rritja e taksave rrezikon investimet e huaja

11:42 - 06/11/26
Para
Bëjnë betimin në Kuvend, kush janë dy deputetet që marrin mandatin e Bashkim Finos dhe Tom Doshit

Bëjnë betimin në Kuvend, kush janë dy deputetet që marrin mandatin e Bashkim Finos dhe Tom Doshit

TË FUNDIT

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet
Breaking Views

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26

Tensionet mbeten të larta në prag të protestës së paralajmëruar kombëtare, e cila është thirrur masivisht nga studentët dhe qytetarët...

Lexo më shumë
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

22:35 - 06/11/26
Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

22:05 - 06/11/26
Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

21:48 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com