GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Bashkimi Europian ‘rrëzon’ Ramën: Nuk ka sanksione ndaj Kosovës

14:26 - 14/06/23
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkimi Europian ‘rrëzon’ Ramën: Nuk ka sanksione ndaj Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama ka ditë që vetëm paralajmëron ditë të zeza për Kosovën, pasi sipas tij do të përballet me sanksione të rënda nga komuniteti ndërkombëtar, vetë  zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka bërë sot të ditur se nuk ka sanksione ndaj Kosovës.

Ai në një konferencë për media ka bërë të ditur se BE-ja si formë ka masa restriktive bazuar në një kornizë të qartë legale të definuar nga shtetet anëtare.

“Me lejoni të qartësoj një çështje së pari, se nuk ka sanksione… BE-ja vendos sanksione si masë kufizuese të bazuar në kornizë të qartë ligjore të definuar nga shtetet anëtare, pas një procesi të gjatë të diskutimeve në Këshill. S’ka sanksione ndaj Kosovës, kjo është gjëja e parë.

E dyta, për shkak të eskalimit kohëve të fundit që kemi qenë dëshmitarë, 27 shtetet anëtare të BE-së unanimisht kanë thënë se presin shumë qartë, kërkesë e qartë nga BE-ja ndaj Kosovës dhe Serbisë, të deskalojnë tensionet e fundit veçanërisht në veri të Kosovës”, ka thënë Stano.

Ai ka thënë se në rast se nuk ka de-eskalim të menjëhershëm të situatës atëherë do të ketë pasoja.

“Atëherë do të ketë pasoja negative për raportet tona”, tha ai.

Megjithatë, ai më tej theksoi se Bashkimi Evropian, në një linjë me qëndrimin e shteteve anëtare, nga 3 qershori ka përgatitur një propozim me masa me efekt të menjëhershëm, por që nuk janë sanksione.

Ai tha se masat përfshijnë pasoja politike e financiare, duke filluar me suspendimin e vizitave të larta, kontakteve, e ngjarjeve.

Po ashtu, ai përmendi edhe mosbashkëpunimin financiar.

Sipas Stanos, këto masa apo suspendime janë të përkohshme dhe të ‘kthyeshme’ varësisht prej zhvillimeve dhe hapave që ndërmerren nga kryeministri Kurti për tejkalimin e situatës.

Ai theksoi se disa prej kanë efekt të menjëhershëm e disa po diskutohen. “Disa prej tyre kanë hyrë në efekt menjëherë e disa po diskutohen. Shtetet anëtare do të diskutojnë gradualisht, pastaj do të vendosin për hapat tjerë…”, tha ai.

Gjatë ditës së sotme presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbajti një fjalim historik përpara Parlamentit Europian.

Fjalimi ishte i rëndësishëm për mesazhet që përcolli, por edhe për ndikimin që pati te të pranishmit.

Në fund të fjalimit, në sallë pati ovacione dhe duartrokitje të gjata për Vjosa Osmanin.

 

Etiketa: KosoveKryesore1sanksione

Lajme të lidhura

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park
Uncategorized

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

22:07 - 27/03/26
Ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, nën hetim nëna
Uncategorized

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat

10:17 - 27/03/26
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave
Aktualitet

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

14:35 - 25/03/26
Para
VIDEO/ Asgjesohen 841 bimë kanabis, shpallet në kërkim një person

VIDEO/ Asgjesohen 841 bimë kanabis, shpallet në kërkim një person

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26

Tenderat rezultojnë të jenë një “minierë ari” për përfituesit e paligjshëm. Ky rezultat del bazuar në dosjet e hetuara te...

Lexo më shumë
“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

19:31 - 06/04/26
Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon me Barin në momentin vendimtar

Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon me Barin në momentin vendimtar

18:53 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com