GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bashkimi Evropian me plan të ri mbrojtës: Luftë ndaj dronëve dhe “flotës së fshehtë” ruse

në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Shefja e diplomacisë të BE paralajmëron vizitë në Kosovë dhe Serbi: Dialogu duhet të vazhdojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkimi Evropian ka prezantuar një strategji të re për të forcuar mbrojtjen e saj, e cila do të jetë plotësisht funksionale deri në fund të dekadës.

Një komponent kyç është “Nisma Evropiane e Mbrojtjes nga Dronët”, e krijuar për të zbuluar, ndjekur dhe neutralizuar dronët e paligjshëm pas shkeljeve të shumta të hapësirës ajrore në Evropë.

Paralelisht, “Vrojtimi i Krahut Lindor” synon të fortifikojë kufirin lindor në tokë, det dhe ajër kundër çdo sulmi të mundshëm.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka dekl;aruar se  “Gjatë viteve të ardhshme, duhet të ketë një ndërtim të madh të aftësive mbrojtëse evropiane. Rusia nuk ka kapacitet të sulmojë BE-në sot, por rreziku nuk do të zhduket.” ka thënë Kallas, në nisje të një takimi të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg.

Kryediplomatja i ka bërë thirrje bllokut evropian “të jetë më kreativ” në luftimin e “flotës së fshehtë ruse”, përmes së cilës iu shmanget sanksioneve ndërkombëtare të lidhura me luftën në Ukrainë.

Ajo ka thënë se Rusia është bërë shumë kreative në shmangien e sanksioneve, andaj i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të jetë më i vëmendshëm. BE-ja ka arritur shumë përparim në kufizimin e të hyrave të Moskës përmes sanksioneve, mirëpo që duhet bërë më shumë.

Sipas një dokumenti të përgatitur për takimin e së hënës, flota e fshehtë besohet se përbëhet nga 600 deri në 1.400 tanke ruse që shesin naftë.

Ekspertët që e këshillojnë Kallasin kanë thënë se anijet me naftë, jo vetëm që i kontribuojnë ekonomisë ruse të luftës, por krijojnë edhe rreziqe masive për ambientin dhe sigurinë detare.

Sipas tyre, aksidentet në të cilat do të mund të përfshiheshin këto anije do të shkaktonin rrjedhje nafte dhe ndotje tjera shtesë nëpër zona detare, çka më pas do të kishte efekte shkatërruese në ekosistem dhe peshktari.

Ndërkohë Këshilli i BE ka ndaluar e importin e gazit rus, një vendim që Hungaria dhe Sllovakia e refuzojnë.

Lajme të lidhura

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi
Aktualitet

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër
Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Para
Sandër Beci emërohet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese

Kërkon “rrëzimin” e Gjykatës së Lartë, Kushtetuesja shqyrton më 11 nëntor kërkesën e Llagamit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26

Vazhdon për më shumë se tre orë protesta qytetare kundër qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Është rrethuar...

Lexo më shumë
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

22:05 - 12/09/26
Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

21:40 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com