GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Bashkitë me 50 mln euro borxhe, Tirana i shtoi detyrimet me 81%

07:53 - 09/05/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Bashkitë me 50 mln euro borxhe, Tirana i shtoi detyrimet me 81%
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detyrimet e prapambetura në total të 61 bashkive për 2022 u ulën rreth 10% krahasuar me vitin paraardhës, por 14 prej duke përfshirë edhe Tiranën, Kavajën, Dibrën apo Kuçovën etj kanë shtuar borxhin.

Ndërsa bashkitë Durrës, Berat, Lezhë, Roskovec etj kanë ulur detyrimet e prapambetura.

Totali i detyrimeve të prapambetura për 2022 arrin në vlerën e 5,9 mld lekëve sipas raportit “Qeverisja Vendore në Shqipëri” të Institutit të Bashkive të Shqipërisë.

Pavarësisht se ka një reduktim të borxhit, vetëm 43 bashki në rang vendi rezultojnë pa probleme financiare, ndërsa 18 bashki të tjera shfaqen me vështirësi dhe probleme financiare.

Referuar të dhënave të raportit 14 bashkitë me rritje të detyrimeve të prapambetura janë: në bashkinë Tiranë për vitin 2022 detyrimet e prapambetura u rritën 80,6% krahasuar me 2021, në Përmet 637%, në Libohovë 407%, në Shijak rreth 367%, Dropull 228%, në Kurbin 231%, në Dibër u rritën rreth 180%, në Devoll rreth 124%, Në Pustec 121,2%, në Peqin rreth 62%, në Kuçovë 39,3%, në Urën Vajgurore 16,8%, në Selenicë 13,3% dhe në Kavajë 2,1%.

Bashkitë me uljen më të lartë të borxheve janë, si: bashkia Kolonjë ku detyrimet u ulën 94%, në Maliq 83%, në Belsh detyrimet u ulën rreth 80%, në Lezhë rreth 66%, në Durrës 64%, në Lushnjë gjithashtu u ulën rreth 64%, në Librazhd rreth 50% etj.

Raporti thekson së vetëm bashkitë Këlcyrë dhe Patos për të dytin vit radhazi nuk kanë krijuar asnjë detyrim të prapambetur ndaj palëve të treta.

Në analizën e komponentëve kryesorë të detyrimeve të prapambetura të evidentuara deri në fund të 2022 vërehet se më shumë se gjysmën e totalit të detyrimeve të prapambetura e zënë detyrimet ndaj palëve të treta për projekte të investimeve publike (2,9 mld lekë).

Ndërkohë sipas raportit të Institutit të bashkive të Shqipërisë detyrimet që burojnë nga shërbimet e kryera nga palë të treta si dhe për vendime gjyqësore kapin 593 mln lekë dhe 422 mln lekë respektivisht.

Në zërin “Të tjera”, me një total prej 1,5 mld lekë, pjesën dërrmuese e zënë detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike të njësive të qeverisjes vendore ndaj OSHEE-së.

Në 2022 vetëm 43 bashki janë pa probleme financiare

Në total për 2022 nga 61 bashkitë e vendit, vetëm 43 prej tyre rezultojnë pa probleme financiare, kurse 1 bashki është në pamundësi pagese, 9 prej tyre janë në vështirësi financiare, ndërsa 8 bashki janë me probleme financiare.

Sipas të dhënave të raportit në pamundësie pagesë është bashkia e Pustecit. Në raport ngrihet shqetësimi për situatën financiare të kësaj bashkie që kërkon domosdoshmërish vëmendjen e qeverisë.

“Bashkia Pustec (169%) përmbush kriterin e gjendjes së vështirësisë serioze financiare të përcaktuar në nenin 57 të ligjit të sipërcituar, pasi detyrimet e tyre të prapambetura zënë mbi 80% të shpenzimeve vjetore për vitin 2021. Bashkia Pustec pjesën më të madhe të detyrimeve të prapambetura i ka akumuluar ndaj palëve të treta për projekte të investimeve publike (146 milionë lekë)”, theksohet në raport.

9 bashkitë në vështirësi financiare ku detyrimet e prapambetura të tyre e tejkalojnë kufirin e 25% të shpenzimeve vjetore janë: Kavaja, Vora, Dibra, Cërriku, Kuçova, Peqini, Ura-Vajgurore, Libohova dhe Delvina.

“Pavarësisht se vlerat relative të detyrimeve të prapambetura për bashkitë Kavajë (74.8%) dhe Vorë (68.4%) janë poshtë nivelit prej 80% të kufirit ligjor të sipërcituar, këto bashki duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha si në kahun e të ardhurave dhe në atë të shpenzimeve për të ulur më tej këtë nivel të bashki duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha si në kahun e të ardhurave dhe në atë të shpenzimeve për të ulur më tej këtë nivel të lartë detyrimesh përgjatë vitit 2023 e në vijim”, citohen në raport.

Bashkitë me probleme financiare renditen, ato si: Pogradec, Devoll, Rrogozhinë, Tropojë, Poliçan, Selenicë, Përmet dhe Belsh./Monitor

Etiketa: bashkiteborxh

Lajme të lidhura

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?
Breaking Views

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje
Breaking Views

Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje

13:41 - 11/01/26
Para
Çudit Amosi i BBVIP: Njerëzit s’e kuptojnë humorin e zi

Çudit Amosi i BBVIP: Njerëzit s’e kuptojnë humorin e zi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

Sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni, i cili aktivizohet në MLS për Austin Fc, ka vendosur që të investojë në Shqipëri,...

Lexo më shumë
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com