GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bashkitë pa kryetar/ Meta i dërgon kërkesë Ramës, ja informacioni që kërkon

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta, drejt shpalljes së datës për zgjedhjet lokale, cilat janë bashkitë pa kryetar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas përgjigjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për bashkitë pa kryetarë, Presidenti Ilir Meta i kërkon Kryeministrisë përmes një letre informacion mbi njësitë vendore ku kryetarëve iu ka mbaruar mandati në mënyrë të parakohshme.

Ditën e sotme KQZ iu përgjigj Presidentit për bashkitë që janë pa kryetar. Sipas KQZ pa kryetar janë vetëm tre, Vora, Dibra dhe Shkodra dhe jo gjashtë siç është pretenduar nga Presidenti. KQZ thotë se nuk kanë asnjë informacion për Lushnjen, Rrogozhinën dhe Durrësin.

Në Letrën e presidentit drejtuar Kryeministrisë thuhet se “për raste të tjera të vakancave të krijuara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk është vënë në dijeni dhe brenda kompetencave të veta ju vë në dispozicion informacionin e saktë vetëm për sa është në fushën e vet të përgjegjësisë ligjore”

“Referuar neneve 61 dhe 62 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, sipas të cilave rregullohet procedura dhe parashikohen organet që bëjnë konstatimin e përfundimit të parakohshëm të mandatave të Kryetarëve të Bashkive, në rast të dorëheqjes, shkarkimit, apo të humbjes së jetës, kërkojmë nga ana juaj plotësimin e informacionit të sjellë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, shprehet sekretari i Përgjithshëm i Presidencës.

Dy kërkesat që Presidenti kërkon informacion janë:

– Kush janë saktësisht ato Njësi të Qeverisjes Vendore – Bashki, (përpos informacionit të sjellë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve) në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019 – Janar 2022, sipas informacionit, vlerësimit dhe vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave, Kryetarëve të Bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme.
– Cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm i mandatit dhe për plotësimin e të cilit është i nevojshëm organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë” – thuhet në kërkesën e Presidentit.

Etiketa: |BashkiteEdi RamaIlir Metainformacionkerkesekryetar

Lajme të lidhura

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin
Breaking Views

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
Para
Ish-zonja e parë amerikane feston ditëlindjen, Barack Obama poston foton e rrallë

Ish-zonja e parë amerikane feston ditëlindjen, Barack Obama poston foton e rrallë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com