Kuvendi i Shqipërisë nisi ditën e sotme me debate të forta mes deputetëve të opozitës dhe Kryetares së Kuvendit, por në këtë seancë nuk kanë munguar as ironitë dhe baturat mes tyre.
Në replikë me kryetarin e PD-së, kryeministri Edi Rama i tha Bashës të mos imitojë Berishën.
E para njëherë të jemi të qartë dhe ta dinë të gjithë, ajo që ndodh me ju, mua jo vetëm nuk ma don, por më bën të ndihem keq, se është fundi i etikës, i një partie e cila gjithsesi ka bërë çka bërë, por deri këtu nuk kishte shkuar. Foltoren këtu nuk e solla unë, dhe ske për ta dëgjuar, nëse nuk do ta sjellësh ti, e qeshura që të del natyrshëm, të del me vështirësi këto kohë. Unë të kam pikë referimi, sa më mirë të jetë opozita, aq më mirë angazhohet pozita.
Foltoren e sjell ti këtu, se vjen i fundit, e dinë të gjithë pse se zgjohesh vonë, dhe nise me fjalë të ulëta që mund të nxjerrë njeriu. Ta thashë dhe po e përsëris, hiq dorë nga imitimi i atij që e quajte ustai, sa më shumë e imiton, aq më pak mund të kthehesh në normalitet.
Ai thoshte këtu, edhe studentët e mjekësisë, ti e kalove te ata të psikologjisë, ti vure diagnozë, edhe ai vinte diagnozë. Bëre një gjë edhe më të keqe, u rimorre me djalin tim, më tregon ti mua prindin, dhe këta të tjerët duartrokasin, e kupton sa keq ke rënë, se ke në 2013, do ngrihemi, është kambana, alarmi, me këto do bësh ti opozitën, nxjerr këtu fjalë që është turp për të gjithë ne këtu, që të mbushim televizionet me ato lloj fjalësh.
Ai ishte autori i një dosje të fabrikuar që i ka dalë rrënja e së vërtetës me djalin tim, e ti e rimerr psa 30 vitesh. A e kupton sa poshtë je? Me këto do e ringresh? Me këto do e bësh opozitën duke iu referuar ustait tënd e folur si ai? Me këto do fitosh” – tha Rama.
Një tjetër skenë është, kunjat mes Bashës dhe Shalsit një fundërrinë që duhet të ishte në burg, që politikën e ka zanat për tu pasuruar.
Shalsi: Keni një zakon të tmerrshëm! E bëni kudo, ky padurimi për të reaguar kur tjetri flet. Është çështje edukatë. Po nuk duruat, nuk do të dëgjoni dhe nuk do të mësoni kurrë.
Basha: Pusho mor ti! Injorat! Plehrë! Ky ke mësuar ti more? Je haleja e Sudeve. Ta përplas kokën! Maskara.
Më tej ai e quajti deluzhënël.
“Ti je deluzhënël, ti e ustai yt. Që do të thotë një individ, pikëpamjet e bindjet e të cilit bien ndesh në mënyrë të vazhdueshme me realitetin dhe me logjikën e fakteve. Ti thua që çmimi i energjisë është rritur. Nuk është e vërtetë. Faktet nuk janë opinione”
Rama sfidon Bashën.
“Formula denoncimin çoje në SPAK dhe dili për zot. Çoji atje të dhënat. Meqë e sjell këtu SPAK. SPAK nuk është bërë për të ndjekur as ty as mua.”
Rama tha se askush nuk mund ti japë leksion për njohjen e realitetit pasi ai është kryeministri
Edi Rama: “Sa duar kam shtrënguar unë do të duhen disa jetë, edhe sikur të nisësh të zgjohesh herët. Por me këtë regjim të gjumit që ke të duhen shekuj. Mos më trego familjet e varfëra, dhe kush vuan, por unë I shoh atje dhe I kam tek lëkura e dorës. Lloj lloj duarsh të të gjitha moshave, e në këtë pikë askush nuk më jep leksion.
Bashkëqeverisje?
Rama i kërkoi Bashës edhe një herë të mos kopjojë Berishën
“Ty ti kanë dhënë gjërat gati vëlla. Ti çfarë ke bërë? Hajde na trego një vepër. Nëse vjen këtu e i jep gojës si ai tjetri, mos u anko se të vjen këtu foltorja në bisedë. Nëse vjen e lëshon të shara sikur nuk e di a je në gjumë a realitet edhe ke një jerm erotik që e shfryn këtu nuk ta kemi fajin ne. Dil këtu e sillu mirë, por mos hyj në garë kush më shan mua më shumë o Lulzim. Mos i hyj kësaj maloreje sepse për të shara nuk e konkuron njeri atë ustain tënd. Është sharësi e shpifësi më i madh.
Ti je shumë majolik për të bërë atë lloj vendi të jashtëderdhjes. Prandaj mbaju majolik bëj debat e mos hyr në historira jo prindërit jo diagnoza.. se je dobët shumë para tij, se je kopja ai është origjinali.
Kur të kalosh nga kopja tek origjinali, nëse ti e ke një origjinal brenda se s’ta kemi kuptuar atëherë kushedi ndërron e mund të bëhesh gati për bashkëqeverisje.”
Replikon Basha
Në replikë Basha e akuzon Ramën se po bën gati të vjedhë sërish shqiptarët me pretekstin e krizës energjie, por në fakt është krizë korrupsioni.
“Ke lidhur aleancën me krimin. Unë nuk kam gjetur asgjë gati, përveçse tigrit. E di unë që 2009 të dhëmb më shumë se 2005. Unë nuk kam gjetur asgjë gati, përveçse tigrit. E di unë që 2009 të dhëmb më shumë se 2005. Të hoqa bankomatin në 2011 se ti nuk kishte bashki por bankomat. 11 vjet nuk mbylle gropën e Hajdin Sejdisë. Ti punëtori i madh që s’të zë gjumi. Që s’të zë gjumi të besoj por s’të zë për arsye të tjera e ato ke të drejtë. Duhet ti’a lëmë mjekëve të flasë më mirë se unë”