GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Bayern-Augsburg, Berisha ja ka kaluar Mbappesë dhe Messit

12:24 - 12/03/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Bayern-Augsburg, Berisha ja ka kaluar Mbappesë dhe Messit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mërgim Berisha ka marrë lëvdata të mëdha pas paraqitjes së shkëlqyeshme ndaj Bayern Mynihut.

Sulmuesi nga Kosova i realizoi dy gola ndaj gjigantit bavarez dje, edhe pse skuadra e tij, Augsburg në fund pësoi humbje, 3:5.

“Fatkeqësisht, dy golat e mi nuk ishin të mjaftueshëm.

Është e rëndësishme se ne kemi mësuar nga kjo”, deklaroi pas lojës futbollisti në pronësi të Fenerbahçes, i cili po shkëlqen në Bundesliga, shkruajnë mediat gjermane.

Therandasi kishte realizuar ndaj Bayernit edhe në pjesën e parë të sezonit, në fitoren e Augsburgut 1:0 në shtëpi.

Dhe, kjo nënkupton se Berisha i ka shënuar tre gola brenda një sezoni ndaj klubit më të madh gjerman, ndërsa kishte shënuar ndaj bavarezëve edhe në kohën kur po luante për Salzburgun.

E mediat gjermane e kanë bërë një krahasim të ish-futbollistit të Salzburgut me Leo Messin e Kylian Mbappen, të cilët nuk ishin aq të suksesshëm sa Berisha në dy përballjet e tyre me Bayernin në këtë edicion.

“Berisha shënoi gola të bukur dhe pati përballje të suksesshme kundër Upamecanos, ishte më mirë se Mbappe e Messi të mërkurën”, deklaroi portieri i Augsburgut, Rafael Gikiwicz.

Për dallim prej Berishës, as Mbappe e as Messi nuk arritën të shënonin në “Allianz Arena” të mërkurën.

Trajneri i Kombëtares gjermane, Hansi Flick do ta zbulojë të premten që vjen listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e marsit, pas dëshpërimit në Kupën e Botës.

Pak kohë më parë, Flick ka njoftuar se në listën e të ftuarve do të ketë befasi.

E nëse vlerësohet ndeshja që e shfaqi Berisha ndaj Bayernit, atëherë mundësitë janë të mëdha që ai të ftohet në Kombëtaren gjermane për ndeshjet e pjesës së dytë të këtij muaji.

Kapiteni i Augsburgut, Jeffrey Gouweleeuw e ka shtyrë 24 vjeçarin drejt Kombëtares gjermane.

“Ai po bën mjaft mirë”, u shpreh futbollisti holandez.

“Mërgimi ka dhënë sinjale të mira. Shpresoj që ai të jetë atje (në Kombëtare”, vazhdoi ai.

Edhe drejtori sportiv i Bayernit, legjenda boshnjake Hasan Salihamidziç e lavdëroi futbollistin, i cili në të kaluarën i kishte zhvilluar 13 ndeshje me Kombëtaren U-21 të Gjermanisë, ndërsa e kishte realizuar edhe një gol.

“Ai është një lojtar mjaft i mirë. Ai vepron mjaft mirë më trup dhe është mjaft i mirë përpara portës”, u shpreh Salihamidziç.

Edhe drejtuesit e Augsburgut mendojnë se Berisha e meriton të ftohet në Kombëtare dhe se ata do të ishin të lumtur nëse kjo ndodh.

“Mërgimi është një sulmues për të cilin kam besim se do të jetë në ekipin kombëtar.

Natyrisht, do të isha mjaft i lumtur nëse një lojtar i Augsburgut luan për Kombëtaren e Gjermanisë”, u shpreh drejtori teknik i Augsburgut, Stefan Reuter.

E ardhmja e Berishës është e ndritshme.

Ai është i huazuar në Augsburg, por klubi gjerman e ka ndërmend ta blejë atë nga Fenerbahçe.

Ndërkohë, sulmuesin e rrezikshëm po e pret qe një kohë edhe Kombëtarja e Kosovës, por që duket se futbollisti i lindur dhe i rritur në Gjermani, ka prioritete të tjera.

Etiketa: AugsburgbayernMërgim BerishaSport

Lajme të lidhura

Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion
Sport

Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion

21:06 - 17/01/26
Burnley i Brojës bën “mrekullinë” në Liverpool, nuk fal as Chelsea
Sport

Burnley i Brojës bën “mrekullinë” në Liverpool, nuk fal as Chelsea

20:46 - 17/01/26
Inter mposht edhe Udinesen! Milan, Napoli dhe Juve e shikojnë kreun me “dylbi”
Sport

Inter mposht edhe Udinesen! Milan, Napoli dhe Juve e shikojnë kreun me “dylbi”

17:26 - 17/01/26
Para
Takimi i Deas me gjyshen, reagimi i familjes për “letrën”

Takimi i Deas me gjyshen, reagimi i familjes për "letrën"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vendimi i Trump për vizat/ Rama: Kjo është diçka krejt normale
Breaking Views

Vendimi i Trump për vizat/ Rama: Kjo është diçka krejt normale

09:58 - 18/01/26

“Dhe në fund, për kripë, jo për ëmbëlsirë, dua të them dy fjalë për ata që u hodhën përpjetë, ose...

Lexo më shumë
Groenlanda dhe tarifat e Trump, Starmer e Macron reagojnë ashpër

Groenlanda dhe tarifat e Trump, Starmer e Macron reagojnë ashpër

08:54 - 18/01/26
Gaza/ Rama publikon ftesën e Trump: Do të bëj gjithçka për të lartësuar emrin e vendit tonë

Gaza/ Rama publikon ftesën e Trump: Do të bëj gjithçka për të lartësuar emrin e vendit tonë

07:55 - 18/01/26
Parashikimi i horoskopit për sot, e diel 18 janar 2026

Parashikimi i horoskopit për sot, e diel 18 janar 2026

07:40 - 18/01/26
Diell dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot

Diell dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot

07:32 - 18/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com