GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Bayern po bën të vështirë largimin e Pavard, Inter ka gati “planin B”

21:25 - 25/08/23
në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Bayern po bën të vështirë largimin e Pavard, Inter ka gati “planin B”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri gjerman i Bayernit të Mynihut, Thomas Tuchel pranoi se Benjamin Pavard ka kërkuar largimin nga klubi rekordmen i Bundesligës, megjithatë theksoi se bavarezët nuk do ta lënë të lirë, pa gjetur më parë zëvendësuesin e tij, duke lënë të kuptohet se transferimi i tij te Interi nuk është kaq i sigurt.

E kanë të qartë këtë edhe drejtuesit e Interit, që kanë nisur tashmë punën edhe për planin B, i cili quhet Per Schuurs.

Mbrojtësi holandez u transferua në Serinë A te Torino verën e kaluar dhe bëri një sezon për t’u admiruar, teksa te Interi e shohin si alternativën e duhur, nëse nuk arrijnë dot te Pavard.

Holandezi 24-vjeçar luan fiks në të njëjtin pozicion, në krahun e djathtë të mbrojtjes me tre të Ivan Juric dhe nuk do t’i duhet kohë për t’u ambientuar, qoftë me futbollin italian, qoftë me skemat e trajnerit Inzaghi.

Kartoni i tij vlerësohet rreth 25 milionë euro, megjithatë marrëveshja mund të mbyllet për një shifër mes 18 dhe 20 milionë eurove.

Gjithsesi në Milano kanë vendosur të presin Pavard deri në përfundim të ndeshjes me Cagliarin, të hënën në mbrëmje dhe më pas janë gati të hidhen në sulm për Schuurs, që ka tashmë miratimin e Simone Inzaghit./SSA

Etiketa: bayerninterpavardSchuurs

Lajme të lidhura

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Para
Balliu: Makinën që kushton 30 mijë euro, qeveria e merr…

Balliu: Makinën që kushton 30 mijë euro, qeveria e merr…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com