GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

BB mbështetje për gratë në Shqipëri, qasje më të madhe për punësimin online në tregun global

08:20 - 15/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
BB mbështetje për gratë në Shqipëri, qasje më të madhe për punësimin online në tregun global
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Digital Jobs Albania” është një nismë e re e Bankës Botërore që synon të ndihmojë gratë në Shqipëri të zgjerojnë aksesin ndaj mundësive për punësimi online dhe të vendosin lidhje me ekonominë globale.

Nisma do të ofrojë një kurs trajnimi intensiv 3-mujor për aftësitë digjitale për vajzat dhe gratë e moshës 16-35 vjeç, duke i pajisur ato me njohuritë e duhura që u mundëson akses në punësimin online si profesioniste të lira për dizajn grafik, krijim faqesh në internet dhe marketing digjital.

Zhvillimi i tregjeve të punës online për profesione të lira po ofron mundësi të reja për shqiptarët që të lidhen me ekonominë globale. Faqet e internetit si Upwork, Fiverr dhe People Per Hour u japin mundësi shqiptarëve që zotërojnë aftësitë e duhura, të punojnë online për projekte të porositura nga kompani dhe individë kudo në botë, pra qenë nevoja të lëvizin nga vendbanimi i tyre.

Veçanërisht gratë pritet që të përfitojnë nga këto mundësi të reja punësimi. Shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës së grave në Shqipëri është ende 14.6 pikë përqindje më e ulët se sa ajo e burrave. Sipas të dhënave të vitit 2020 të Institutit Kombëtar të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), hendeku gjinor i pagave mbetet 6.6 përqind. Zhvillimi i modelit të punës së pavarur në internet mund të luajë një rol të rëndësishëm në ngushtimin e këtyre hendeqeve. Oraret fleksibël të punës dhe aftësia për të punuar nga shtëpia mund të ndihmojnë më shumë gra e vajza me aftësitë e duhura të qëndrojnë në tregun e punës dhe të fitojnë pavarësi financiare.

Nisma Digital Jobs Albania, e zbatuar në partneritet me Qeverinë e Shqipërisë, Coderstrust (një kompani ndërkombëtare që ofron trajnim mbi aftësitë digjitale) dhe EuroPartners Development  (një kompani konsulente vendase), do të ofrojë një program trajnimi online për të pajisur pjesëmarrësit e përzgjedhur me aftësi teknike të kërkuara nga tregu i punës. Nisma gjithashtu do të sigurojë mentorim për pjesëmarrësit dhe do t’i ndihmojë ata të zhvillojnë aftësitë e duhura për të konkurruar me sukses për projekte pune në faqet e internetit të profesioneve të lira.

“Kjo nismë ofron një mundësi shumë të mirë për gratë shqiptare për të përfituar njohuri digjitale dhe për t’u bërë pjesë e ekonomisë online – një model për të nxitur projekte të ardhshme në këtë fushë,” thotë Emanuel Salinas, Menaxher i Bankës Botërore për Shqipërinë. “Askush nuk duhet të mbetet mbrapa në transformimin e vazhdueshëm digjital.”

Nisma është pjesë e angazhimit më të gjerë të Bankës Botërore në Shqipëri për të ndihmuar vendin të shfrytëzojë mundësitë ekonomike që lidhen me tregtinë digjitale të mallrave dhe shërbimeve.

“Shqipëria e ka njohur rëndësinë e tregjeve digjitale si një mundësi për zhvillimin ekonomik të vendit. Ne kemi mobilizuar një ekip përfaqësues nga Banka Botërore për të mbështur këtë përpjekje përmes kësaj nisme të re dhe të tjerave në të ardhmen,” u shpreh Christoph Ungerer, drejtues i ekipit të Bankës Botërore për Projektin e Tregtisë Digjitale në Shqipëri./monitor

Etiketa: BBonlinePUNESIMTreg

Lajme të lidhura

Loja vazhdon/ Krijohet kompania që do të marrë 140 mln dollarët e Smart City
Aktualitet

Loja vazhdon/ Krijohet kompania që do të marrë 140 mln dollarët e Smart City

19:54 - 10/01/26
Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut
Aktualitet

Këmbimi valutor 10 janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

08:46 - 10/01/26
Durrës/ Banorët në protestë: Hera e tretë që përmbytemi, asnjë dëmshpërblim
Breaking Views

Durrës/ Banorët në protestë: Hera e tretë që përmbytemi, asnjë dëmshpërblim

18:22 - 09/01/26
Para
“Tekste falas për fëmijët nga klasa e 1 në të 9-ën”, Rama: Përfitojnë 280 mijë nxënës

“Tekste falas për fëmijët nga klasa e 1 në të 9-ën”, Rama: Përfitojnë 280 mijë nxënës

TË FUNDIT

Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë
Breaking Views

Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë

08:44 - 11/01/26

Trajneri John Rooney, vëllai i Wayne, e udhëheqi ekipin e kategorisë së gjashtë të futbollit anglez drejt arritjes më të...

Lexo më shumë
Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

08:33 - 11/01/26
Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

08:21 - 11/01/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për shenjën tuaj, 11 janar 2026

Parashikimi i fatit sipas yjeve për shenjën tuaj, 11 janar 2026

07:45 - 11/01/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

07:31 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com