GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

BB: Rritja ekonomike në Shqipëri nuk reflektohet si mirëqenie, varfëria kokëfortësisht e lartë

08:00 - 03/08/23
në Ekonomi, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
BB: Rritja ekonomike në Shqipëri nuk reflektohet si mirëqenie, varfëria kokëfortësisht e lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pavarësisht rritjes ekonomike të vendit ndër vite, kjo e fundit nuk reflektohet në mirëqenie të popullatës në varfëri. Ky është një konstatim i Bankës Botërore në një raport të fundit të saj që analizon ndikimet e projektit të modernizmit të asistencës sociale i cili është zbatuar në me mbështetjen e saj për disa vite nga qeveria.

Konkretisht në pjesën e fundit të analizës banka ndalet edhe tek ecuria e përgjithshme e varfërisë.

“Shkalla e varfërisë në Shqipëri ka mbetur kokëfortësisht e lartë, pavarësisht periudhave të rritjes ekonomike edhe krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Me një shkallë rreth 29.3 për qind të popullsisë vlerësuar në vitin 2022, shkalla absolute e varfërisë në Shqipëri (e matur me 5.5 dollarë amerikanë për person në ditë sipas fuqisë blerëse [PPP]) është aktualisht pothuajse dyfishi i normave të vendeve të tjera në Ballkanin Perëndimor për të cilat ekzistojnë të dhëna të krahasueshme të kohëve të fundit që vlerësojnë varfërinë.

Shkalla e varfërisë duket se është ulur në mënyrë të konsiderueshme midis 2016 dhe 2018, por më pas tërmeti i nëntorit 2019, i ndjekur nga pandemia e COVID‐19, fillimisht përmbysi trendin dhe më pas ngadalësoi shkallën e uljes së varfërisë. Ajo që vihet re është se lidhja midis rritjes së PBB-së dhe shkallës së varfërisë ka qenë shpesh negative në 20 vitet e shkuara, rritja nuk reflektohet në mirëqenien e njerëzve më vulnerabël në Shqipëri” thuhet në raport.

Në një tjetër pikë banka vlerëson se Shqipëria është relativisht më mirë për sa i përket shkallës së atyre që rrezikojnë të bien në varfëri e llogaritur nga Eurostat në Ballkanin Perëndimor, por gjithsesi, ka një normë më të lartë se mesatarja e BE-së.

“Eurostat vlerëson shkallën relative të varfërisë, ose shkallën e rrezikut nga varfëria, si përqindje e njerëzve me të ardhura më pak se 60 për qind e të ardhurave mesatare kombëtare të ekuivalizuara.

Në Shqipëri, rezultatet e EU‐SILC për vitin 2019 tregojnë se rreth 659,000 individët (23 për qind e totalit), ose gati 173,421 familje, jetojnë nën pragun e rrezikut nga varfëria.

Kjo përqindje është e krahasueshme me vendet e tjera të rajonit . Megjithatë, varfëria relative norma është ende më e lartë se mesatarja e BE-së prej 16.5 për qind në të njëjtin vit” vlerëson Banka.

Lidhur me projektin e modernizimit të asistencës sociale ku një element i rëndësishëm sipas bankës është ndihma ekonomike dhe vendosja e sistemit të pikëzimit që ndryshoi qasjen e vjetër ndikimet kanë qenë pozitive në zbutjen e varfërisë.

Projekti u bë efektiv në vitin 2012 dhe parashikohej të mbyllej në vitin 2017 por në fakt pas një rishikimi u shty për në 31 dhjetor 2022. Banka ofroi një financim rreth 60 milionë USD. /Monitor

Etiketa: BBrritja ekonomikevarfëria mbetet

Lajme të lidhura

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:13 - 25/02/26
Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë
Aktualitet

Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut

08:07 - 25/02/26
Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)
Aktualitet

Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

22:00 - 24/02/26
Para
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Kontrata e naftës do mbaronte më 1 Gusht, kompanitë paguajnë tarifën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:13 - 25/02/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë

Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut

08:07 - 25/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 25 shkurt 2026

07:44 - 25/02/26
Parashikimi i motit, 25 Dhjetor 2024

Parashikimi i motit për sot, 25 shkurt 2026

07:40 - 25/02/26
U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

23:04 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com