GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani

në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një rast i pazakontë ka rikthyer debatin mbi ligjet e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, pasi shqiptari Klevis Disha ka fituar të drejtën për të qëndruar në vend, duke argumentuar se deportimi do të kishte pasoja të rënda për djalin e tij.

Disha, 39 vjeç, kishte hyrë ilegalisht në Britani në vitin 2001 si i mitur dhe kishte përdorur identitet të rremë për të kërkuar azil. Pavarësisht se kërkesa e tij fillestare u refuzua, pas një procesi të gjatë ai përfitoi leje qëndrimi të përhershme në vitin 2005 dhe krijoi familje me një partnere me origjinë shqiptare, me të cilën ka dy fëmijë.

Problemet ligjore nisën në vitin 2017, kur ai u dënua me dy vite burg pasi u kap me 250 mijë paund të cilat konsideroheshin të ardhura nga aktivitet kriminal. Sipas ligjit britanik, ky dënim e bënte automatikisht subjekt deportimi.

Megjithatë, çështja mori një kthesë të papritur gjatë apelimit. Avokati i tij, Richard McKee, argumentoi se largimi i Dishës nga vendi do të ishte “jashtëzakonisht i ashpër” për djalin e tij 11-vjeçar, i cili ka vështirësi me ushqimin dhe një dietë shumë të kufizuar. Një nga argumentet që tërhoqi vëmendje ishte fakti se fëmija nuk pranon të hajë ushqime të caktuara jashtë Britanisë, përfshirë edhe kotëletat e pulës.

Fillimisht, një gjykatë e rrëzoi këtë pretendim, duke e cilësuar si të pabazë. Por pas një serie seancash që zgjatën më shumë se një vit, gjyqtari Judge Veloso vendosi në favor të Dishës, duke u mbështetur në nenin 8 të Aktit për të Drejtat e Njeriut, që garanton të drejtën për jetën familjare.

Gjykata vlerësoi se djali i tij ka ndjeshmëri ndaj teksturave të ushqimit dhe një regjim shumë të kufizuar ushqimor, duke e bërë zhvendosjen në Shqipëri një sfidë serioze për mirëqenien e tij.

Etiketa: AzilkotoletaShqiptar

Lajme të lidhura

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!
Aktualitet

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve
Aktualitet

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26
Dhuna policore në oborrin e Katedrales, reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Respektoni vendet e shenjta
Aktualitet

Dhuna policore në oborrin e Katedrales, reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Respektoni vendet e shenjta

21:20 - 19/10/26
Para
Raporti ndërkombëtar, PD: Vendi zyrtarisht ndodhet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama

Raporti ndërkombëtar, PD: Vendi zyrtarisht ndodhet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

Ka arritur në njëmijë numri i intelektualëve që kanë firmosur online një kërkesë publike nga Forumi për Dialog Politik që...

Lexo më shumë
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com