GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

BE dhe Ballkani Perëndimor, 20 vjet ëndrra dhe shpresa

në Botë, Rajoni
Kohë leximi: 3 min
A A
BE pritet të miratojë sanksione të tjera ndaj Bjellorusisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deklaratë e përbashkët e Presidentes së Sllovenisë Dr. Nataša Pirc Musar, Kryeministrit të Sllovenisë Dr. Robert Golob dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Sllovenisë ,Tanja Fajon, për 20-vjetorin e Samitit BE-Ballkani Perëndimor:

Sot, më datë 21 qershor, shënojmë 20-vjetorin e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Selanik. Në këtë ngjarje historike, Bashkimi Evropian dhe më pas shtetet anëtare dhe kandidatët potencialë nga Ballkani Perëndimor iu përkushtuan njëri-tjetrit. BE-ja u angazhua për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, ndërsa shtetet e rajonit miratuan vlerat e përbashkëta: të demokracisë, sundimit të ligjit, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave, solidaritetit dhe ekonomisë së tregut. Konkluzionet e samitit mbeten një premtim i qëndrueshëm për të gjithë ne – BE-në dhe shtetet e saj anëtare, përfshirë Slloveninë, si dhe Ballkanin Perëndimor.

Sllovenia vlerëson këtë samit, pasi dha shpresë për stabilizimin e rajonit pas viteve me luftëra, paqëndrueshmëri politike dhe stanjacion ekonomik që pasoi shpërbërjen e Jugosllavisë. Mundësoi fillimin e ëndrrës për një të ardhme evropiane që çon në ndryshime pozitive: rritje të prosperitetit, integrim më të mirë dhe përforcimin e lidhjeve mes njerëzve.

Në njëzet vitet e fundit, përmes bashkëpunimit të ndërsjellë është arritur shumë. Ballkani Perëndimor në përgjithësi është më i qëndrueshëm. Vendet e rajonit sot gëzojnë përfitimet e regjimit pa viza si dhe rajoni që atëherë ka përparuar dukshëm në aspektin ekonomik. BE-ja deri tani është donatori dhe investitori më i madh në rajon. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor gravitojnë natyrshëm drejt njëri-tjetrit.

Sllovenia është  mbështetëse e fortë e procesit të zgjerimit brenda Bashkimit Evropian. Partnerët tanë të Ballkanit perëndimor janë  ndihmuar duke ju ofruar mbështetje politike dhe praktike.  Proceset që kanë të bëjnë me zgjerimin e rajonit ndihmohen në çdo mënyrë. Kjo është politikë afatgjate e Sllovenisë që nuk do të ndryshojë.

Megjithatë, shumë mundësi janë humbur nga të dyja palët. Entuziazmi fillestar në Ballkanin Perëndimor sa i përket reformave, si duket gjatë dy dekadave të fundit, pjesërisht është zbehur. Prandaj, drita në fund të tunelit drejt anëtarësimit në BE duket më larg nga sa shpresonim të ishte në këtë pikë. Në të njëjtën kohë, BE-ja po përballet me sfidat e saja dhe zgjerimi nuk është gjithmonë prioriteti i saj. Fakti që BE-ja është e detyruar të merret me pasojat e luftës në Ukrainë,  kërkon një reflektim të ri të përgjithshëm mbi qasjen ndaj procesit të zgjerimit të BE-së. Besojmë se është më se e qartë se procesi i zgjerimit është në thelb zgjedhje strategjike, jo vetëm detyrë teknike. Gjithsesi, zgjerimi i mëtejshëm duhet të ndjekë vizionin themelor të procesit të integrimit evropian, i cili bazohet në solidaritetin dhe arritjet reale të kandidateve. Janë të nevojshme vendime të guximshme politike.

Mesazhet tona për rajonin, Evropën dhe botën janë të qarta. Së pari, BE-ja është objektivisht zgjedhje shumë e mirë për rajonin, por u takon vendeve të Ballkanit Perëndimor të vendosin për të ardhmen e tyre. Së dyti, Sllovenia nuk ka interesa egoiste në rajon. Politika jonë drejtohet nga solidariteti ndaj vendeve dhe njerëzve të Ballkanit Perëndimor. Sllovenia dëshiron atë që njerëzit duan: stabilitetin dhe sigurinë si parakusht të prosperitetit dhe përparimit ekonomik.

Vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë aspirata për anëtarësim në BE, tani dhe në të ardhmen mund të llogarisin mbështetjen e Sllovenisë.

Etiketa: BallkaniBE

Lajme të lidhura

Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi
Aktualitet

Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi

17:08 - 06/10/26
Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman
Botë

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

14:52 - 06/10/26
Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)
Aktualitet

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

12:07 - 06/10/26
Para
Lufta në Ukrainë, shkon në 41 numri i vdekjeve nga përmbytjet pas shkatërrimit të digës Kakhovka

Lufta në Ukrainë, shkon në 41 numri i vdekjeve nga përmbytjet pas shkatërrimit të digës Kakhovka

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tym i bardhë? PDK-ja pranon Shiroka-Pulën për presidente, pritet votimi
Breaking Views

Tym i bardhë? PDK-ja pranon Shiroka-Pulën për presidente, pritet votimi

23:21 - 06/10/26

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se e pranojnë kandidaten e propozuar nga kryeminsitri Albin Kurti,...

Lexo më shumë
Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit

Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit

22:46 - 06/10/26
“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të

“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të

21:47 - 06/10/26
Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon

Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon

21:43 - 06/10/26
Zhbllokohet sfida me San Marinon, Kristjan Asllani kalon në avantazh kuqezinjtë me një supergol

Zhbllokohet sfida me San Marinon, Kristjan Asllani kalon në avantazh kuqezinjtë me një supergol

21:07 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com