GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

BE mbështet aktivitetet për kontrollin e armëve në Ballkanin Perëndimor

14:26 - 16/05/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
BE mbështet aktivitetet për kontrollin e armëve në Ballkanin Perëndimor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Bruksel po zhvillohet një takim për kontrollin e armëve të zjarrit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe parandalimin e trafikimit të tyre.

Duke folur në këtë takim, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tërhoqi vërejtjen se rreziku nga këto armë nuk është vetëm në teori, por i vërtetë.

Borrell, duke iu referuar rasteve të vrasjeve në Serbi, tha se është e gabuar të mendohet se gjëra të tilla nuk mund të ndodhin në Evropë, sepse, siç tha ai, ato po ndodhin.

“Në mënyrë që rastet e tilla të ndodhin, kryesit e veprimit duhet të kenë qasje në armë, që bën që kjo konferencë të tërheqë edhe më shumë vëmendje dhe interes. Sepse rastet e tilla dramatike na rikujtojnë se sa e rëndësishme është që të punojmë së bashku për të luftuar trafikimin e armëve të lehta”, tha Borrell.

Ai nënvizoi se është detyrë e të gjithëve që ta bëjnë Evropën më të sigurt në këtë kohë sfidash.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së përshëndeti edhe fushatën e mbledhjes së armëve që ka nisur Qeveria e Serbisë pas rasteve tragjike, dhe tha se BE-ja e mbështet këtë fushatë.

Ai, po ashtu, nënvizoi rëndësinë e angazhimit të gjerë nga ana e BE-së, duke përfshirë edhe Komisionin Evropian, Këshillin, Shërbimin e Jashtëm dhe Presidencën suedeze, për të ndihmuar rajonin e Ballkanit Perëndimor që të luftojë kundër dhunës dhe trafikimit të armëve, në mënyrë që të ndihmojë “në paranadalimin e kontaminimit të të gjithë Evropës”.

Shpesh, shërbimet e vendeve anëtare të BE-së kanë tërhequr vërejtjen se sasi të mëdha të armëve ilegale vijnë në tregun e BE-së pikërisht nga rajoni i Ballkanit dhe rrjetet e krimit të organizuar nga këto vende janë aktive në BE.

“Të gjithë e dimë se ky aktivitet, trafikimi ilegal i armëve, paraqet një rrezik të madh për paqen dhe stabilitetin tonë. Është një kërcënim i shumëfishtë që ndikon në stabilitetin e rajonit dhe rrit rrezikun edhe nga sulmet terroriste”, deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së duke shtuar se “nuk mund të ketë një Bashkim Evropian të sigurt pa pasur një Ballkan Perëndimor stabil, të fuqishëm dhe në paqe”.

Bashkimi Evropian ka investuar deri tani 38 milionë euro vetëm në ndihmë për aktivitetet e kontrollit të armëve të lehta në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Problemi është shumë i thellë, shumë i madh, në mënyrë kronike godet shoqëritë e Ballkanit Perendimor, dhe ne duhet të jemi të vendosur për të vazhduar luftën tonë kundër aktiviteteve të tilla, të vazhdojmë investimet dhe angazhimin për t’u ndihmuar këtyre vendeve për ta zgjidhur këtë problem. Besoj se ne, Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, ndajmë të njëjtin përkushtim për këtë”, theksoi Borrell.

Në këtë takim foli edhe komisionerja e BE-së për punë të brendshme, Ylva Johansson, e cila po ashtu nënvizoi rëndësinë e masave për të parandaluar trafikimin ilegal të armëve në rajon.

Ajo, po ashtu, mirëpriti veprimet e autoriteteve në Serbi për grumbullimin e armëve pa leje./REL

Etiketa: Ballkani PerendimorBEkontrolli i armeve

Lajme të lidhura

Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë
Aktualitet

Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë

22:38 - 16/12/25
Masat e SPAK për Ergys Agasin dhe grupin e AKSHI-it/ A do ta mbrojë kryeministri Linda Karçanajn, njësoj si Ballukun?
Breaking Views

Masat e SPAK për Ergys Agasin dhe grupin e AKSHI-it/ A do ta mbrojë kryeministri Linda Karçanajn, njësoj si Ballukun?

21:45 - 16/12/25
Shfryhet operacioni “Metalurgjiku’, Gjykata e Elbasanit liron 16 personat e vënë në pranga
Aktualitet

Shfryhet operacioni “Metalurgjiku’, Gjykata e Elbasanit liron 16 personat e vënë në pranga

21:13 - 16/12/25
Para
Berisha denoncon me emra: Ja bandat që grabitën votat në Shkodër

Berisha denoncon me emra: Ja bandat që grabitën votat në Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kursi i këmbimit 18 mars 2025
Ekonomi

Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:00 - 17/12/25

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.8 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025

07:37 - 17/12/25
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

07:34 - 17/12/25
Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

23:06 - 16/12/25
Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë

Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë

22:38 - 16/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com