GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

BE në 9-vjetorin e Marrëveshjes së Brukselit: Koha që të përmbyllet dialogu mes Prishtinës e Beogradit

15:30 - 19/04/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Sot dialogu në Bruksel, çfarë pritet të diskutohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka deklaruar se është koha që Kosova dhe Serbia ta përmbyllin procesin e dialogut suksesshëm tash kur po shënohet 9 vjetori i Marrëveshjes së Brukselit.

Stano ka thënë se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit, Kosova dhe Serbia kanë marrë obligime ndërkombëtare të cilat duhet t’i zbatojnë.

“BE-ja dhe shtetet anëtare presin përparim të shpejt nga dy palët, si dhe nga Beogradi e Prishtina që të përfshihen seriozisht në procesin e dialogut. BE-ja dhe shtetet anëtare presin që dy palët të zbatojnë të gjitha marrëveshjet për të cilat janë dakorduar”, ka thënë Stano për Tanjug.

Sot mbushen nëntë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i Kosovës, dhe Ivica Daçiq i Serbisë, hodhën firmën në marrëveshjen 15 pikëshe, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve.

Marrëveshja e 19 prillit, ndër të tjera, përmban pika që flasin për asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe shpërbërjen e strukturave paralele në veri.

Këto janë pikat e marrëveshjes për të cilat u pajtuan më 19 prill 2013, Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian:

Do të ketë një Asociacion/Komunitet të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësimi në të do të jetë i hapur edhe për komunat e tjera, të cilat përmenden në marrëveshje.

Komuniteti/Asociacioni do të krijohet përmes statutit. Shpërndarja e tij do të ndodhë vetëm përmes një vendimi të palëve pjesëmarrëse. Garancitë juridike do të sigurohen përmes ligjit në fuqi dhe ligjit kushtetues (përfshirë 2/3 e shumicës së trupit vendimmarrës).

Strukturat e Asociacionit/Komunitetit do të themelohen mbi po të njëjtat baza sikurse statuti ekzistues i Asociacionit të Komunave të Kosovës, si për shembull, kryetari, zëvendëskryetari, Asambleja, Këshilli.

Në përputhje me kompetencat e dhëna nga Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligji i Kosovës, komunat pjesëmarrëse do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë gjatë ushtrimit të fuqive të tyre kolektive përmes Komunitetit/Asociacionit. Asociacioni/Komuniteti do të ketë qasje të plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, urbanizmit dhe planifikimit rural.

Asociacioni/Komuniteti do të ushtrojë edhe përgjegjësi të tjera shtesë, varësisht se si delegohen nga autoritetet qendrore.

Komunitetit/Asociacioni do të ketë një rol reprezentimi në autoritetet qendrore dhe për këtë qëllim do të ketë një ulëse në këshillin konsulent të komuniteteve. Në përputhje me këtë, është paraparë një funksion monitorues.

Do të ketë një forcë policore në Kosovë, që quhet Policia e Kosovës. Të gjithë policët në veri të Kosovës do të jenë të integruar brenda kornizës së Policisë së Kosovës. Pagat do të jepen vetëm nga Policia e Kosovës (PK).

Anëtarëve të strukturave serbe të sigurimit do t’iu ofrohet nga një vend në strukturat ekuivalente kosovare.

Do të ketë një komandant rajonal të policisë për katër komunat me shumicë serbe (Mitrovica e veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq). Komandat i këtij rajoni do të jetë një serb i Kosovës, i nominuar nga Ministria e Brendshme, nga një listë që do të sigurohet nga katër kryebashkiakët, në emër të Komunitetit/Asociacionit.

Përbërja e PK-së në veri do të reflektojë përbërjen e popullatës së katër komunave. (Do të ketë edhe një komandant tjetër rajonale për komunat e Mitrovicës, Skenderajt dhe Vushtrrisë). Komandanti rajonal i katër komunave në veri do të bashkëpunoj me komandantët e tjerë rajonalë.

Autoritetet gjyqësore do të jenë të integruara dhe do të operojnë brenda kornizës ligjore të Kosovës. Gjykata e Apelit në Prishtinë do të krijojë një panel shumica e gjykatësve të cilit do të jenë serbë të Kosovës, për t’u marrë me të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Një sektor i kësaj Gjykate të Apelit, e përbërë nga stafi administrativ dhe gjyqësor, do të qëndrojë përherë në veri të Mitrovicës (Gjykata e Qarkut në Mitrovicë). Shumica e secilit panel të sektori të mësipërm do të përbëhet nga gjykatës serbë të Kosovës. Vendqëndrimi i gjykatësve respektivë do të varet nga natyra e rasteve në të cilat janë të përfshirë.

Zgjedhjet komunale në komunat e veriut do të organizohen në vitin 2013, me ndihmën e OSBE-së, në përputhje me ligjin e Kosovës, dhe me standardet ndërkombëtare.

Diskutimet lidhur me energjinë dhe Telekomin do të intensifikohen nga të dyja palët dhe do të përfundojnë deri më 15 qershor.

Është arritur pajtimi që asnjëra palë të mos e bllokojë, apo inkurajojë të tjerët për të bllokuar progresin e anës tjetër në rrugëtimin drejt BE-së.

Etiketa: kosova dhe serbiamarreveshja e BrukselitPeter Stano

Lajme të lidhura

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje
Kosovë & Rajon

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje

19:14 - 23/02/26
U shpall ‘non grata’ nga SHBA, Artan Grubi tërhiqet nga politika: Jam i pastër si loti
Kosovë & Rajon

Në kërkim për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

09:35 - 23/02/26
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së
Kosovë & Rajon

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Para
Deputetja e njohur merr vëmendjen me veshjen në Kuvend (Foto)

Deputetja e njohur merr vëmendjen me veshjen në Kuvend (Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”
Breaking Views

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

23:04 - 24/02/26

Interi katranos gjithçka në ndeshjen e kthimit ndaj Bodo Glimt në “San Siro”, teksa u mposht me rezultatin 1 me...

Lexo më shumë
Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

22:36 - 24/02/26
Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

22:00 - 24/02/26
Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

20:48 - 24/02/26
Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

20:41 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com